Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Masakra me nxënësit në SHBA, Publikohet videoja kur policët ikin me vrap dhe dezinfektojnë duart teksa fëmijët vriteshin (VIDEO)
Është publikuar videoja e masakrës që ndodhi në shkollën e Teksasit ku u vranë 21 nxënës, ku në video shihen policët që ikin me vrap dhe dezinfektojnë duart fëmijët vriteshin.
13 Korrik 2022, 15:27Nga s.s
Shkolla në Texas
SHBA- Publikohen pamjet e masakrës së tmerrshme brenda shkollës fillore në Teksas, që zbulojnë fakte të reja tronditëse. Në videon e publikuar nga “Telegraph”, shihet sjellja e tmerrshme e oficerëve të policisë, të cilët largohen, teksa autori hap zjarr në klasën e mbushur me nxënës, duke vrarë 21 prej tyre.
Videoja është 3 minuta e 9 sekonda dhe tregon qartë momentin kur oficerët e policisë shkojnë me shpejtësi në Robb Elementary School më 24 Maj, pak minuta pasi 18-vjeçari Salvador Ramos hapi zjarr ndaj të miturve, raporton Telegraph.
Pamjet e kamerave të sigurisë dhe kamerat e trupit të policisë, tregojnë oficerët teksa kontrollonin telefonat e tyre dhe pastronin duart me dezinfektues në korridoret e shkollës, ndërkohë që të shtënat vijonin në klasën e mbushur me fëmijë.
Ato tregojnë në kohë reale historinë sesi oficerët e armatosur rëndë, dështuan që të reagonin në mënyrë të shpejtë dhe të duhur për të ndaluar autorin dhe potencialisht për të shpëtuar më shumë fëmijë.