LIVE UPDATES
Bota

“Aksion” gjatë natës, në veri të Kosovës targat RKS mbulohen me ato KM

Afati për riregjistrim do të zgjasë deri më 30 shtator. Veturat me targa të tilla qarkullojnë vetëm në veri të Kosovës dhe besohet se janë rreth 10,000 vetura me targa KM.

13 Korrik 2022, 15:34 Nga k.m.
“Aksion” gjatë natës, në veri të Kosovës
Foto ilustruese

Veturat me targa RKS (Republika e Kosovës) në Mitrovicë të Veriut gjatë natës janë të mbuluara me letra ngjitëse me KM (Mitrovica e Kosovës), kurse stema e Kosovës është mbuluar me atë të Serbisë. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se zyrtarët policorë kanë dalë në terren pas ankesës së një qytetari dhe kanë kryer hetime. Sipas tij, tani pritet vendimi i prokurorit për të përcaktuar nëse ka elemente për të iniciuar një rast.

Hoti tha se bëhet fjalë për një numër më të vogël të veturave, por se nuk e di numrin e saktë, pasi me gjasë, shumica, siç tha ai, as nuk kanë raportuar rastet tek autoritetet, por vetëm i kanë hequr letrat ngjitëse të vendosura në targat e veturave të tyre.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga 1 gushti të mundësojë riregjistrimin e veturave që përdorin targa me qytetet e Kosovës, të cilat janë të regjistruar në Serbi, dhe kanë targa të tilla si PR (Prishtinë), KM (Mitrovica e Kosovës), UR (Ferizaj) etj. Afati për riregjistrim do të zgjasë deri më 30 shtator. Veturat me targa të tilla qarkullojnë vetëm në veri të Kosovës dhe besohet se janë rreth 10,000 vetura me targa KM.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, riregjistrimi me targat RKS do të vlejë për të gjitha veturat e regjistruara në sistemin serb në periudhën prej 10 qershorit 1999 deri më 21 prill të këtij viti.
Në vendim thuhet se pas afatit të përcaktuar nuk do të mund të bëhet riregjistrimi i veturave që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

Çështja e targave nxiti tensione midis Prishtinës dhe Beogradit shtatorin e vitit të kaluar, pasi Kosova vendosi masa reciprociteti ndaj Serbisë, gjegjësish nisi lëshimin e targave provuese për të gjithë personat që drejtonin vetura me targa të qyteteve të Serbisë. Më pas, Qeveria e Kosovës tha se të gjitha targat KM do të largohen nga veturat e qytetarëve në veri të Kosovës, njoftim ky që shtyri serbët lokalë të bllokonin për dy javë pikëkalimet kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Kosova dërgoi në këto dy pikëkalime njësitë speciale të Policisë, ndërkaq avionët ushtarakë serbë u panë disa herë duke fluturuar afër Jarinjës. Atëbotë, Beogradi zyrtar tha se njësitë e ushtrisë serbe ishin në gatishmëri të lartë në garnizonet e Rashkës dhe Novi Pazarit, dy qytete pranë kufirit me Kosovën.

Pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, tensionet u ulën dhe palët u pajtuan për një zgjidhje të përkohshme për targat, përkatësisht për të mbuluar simbolet shtetërore me letra të bardha ngjitëse. Regjimi i letrave ngjitëse u zbatua edhe për targat KM. Kosova dhe Serbia duhej të arrinin një zgjidhje afatgjatë për targat në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, por kjo nuk ndodhi për shkak të qëndrimeve të ndryshme të palëve.

Më 29 qershor, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, tha se ka shpresë që dialogu në nivelin e lartë politikë do të vazhdojë në muajin korrik. Mirëpo, në po të njëjtën ditë, Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për riregjistrimin e veturave me targa të qyteteve të Kosovës që lëshohen nga autoritetet serbe, gjë që nxiti reagim të ashpër nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nuk do të ketë dialog.

Më pas, më 30 qershor Lajçak deklaroi se në raportet midis Kosovës dhe Serbisë është krijuar një “situatë e re” dhe nuk dihet nëse do të ketë takim gjatë korrikut ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç./REL

targat e kosoves dhe serbise

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen