23 Dhjetor 2023, 14:04
Nga r.ll
yekaterina duntsova
RUSI- Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë ka refuzuar aplikimin e një kandidateje, që bën thirrje për paqe, për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Komisioni tha se ka pasur gabime në dokumentet e dorëzuara nga Yekaterina Duntsova, ish-gazetare dhe këshilltare komunale, e cila ka bërë fushatë për paqe dhe procese demokratike, raportuan mediat ruSe.
Shefja e Komisionit, Ella Pamfilova, tha se anëtarët e komisionit, në mënyrë unanime refuzuan aplikimin e Duntsovas për garim në zgjedhje, të cilat pritet që presidenti Vladimir Putin t’i fitojë me lehtësi.
Komisioni tha se Duntsova nuk mund të kalojë në fazën e re për të mbledhur nënshkrimet e mijëra mbështetësve të saj.
Pamfilova i tha asaj: “Jeni grua e re, keni gjithçka para vetes”. Duntsova, 40 vjeçe, kishte dorëzuar dokumentet për pjesëmarrje në zgjedhjet e marsit si kandidate e pavarur. Pamfilova tha të shtunën se 29 persona deri më tani kanë aplikuar për të garuar në zgjedhjet presidenciale.
Moska për vite me radhë ua ka mohuar pjesëmarrjen në zgjedhje dhe në jetën politike figurave opozitare, shtypje që është intensifikuar pasi Kremlini urdhëroi dërgimin e trupave në Ukrainë në fillim të vitit 2022./REL
yeakaterina duntsova zgjedhjet ne rusi
Bota
23 Dhjetor 2023, 12:54
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët për mediat me ministr...
Bota
23 Dhjetor 2023, 11:32
h.k
Avionet
UKRAINË-Forcat ajrore të Ukrainës thanë të premten se kishin rrëzuar tre avionë luftarakë rusë Su-34 ...
Bota
23 Dhjetor 2023, 11:10
h.k
Foto e familjareve
SHBA-Dy mjekë ndihmës u shpallën fajtorë për vrasje nga pakujdesia kriminale të premten në vdekjen e...
Bota
23 Dhjetor 2023, 10:55
h.k
Forcat ushtarake
KINË-Tajvani ka raportuar për avionë luftarakë dhe luftanije të Kinës përreth ishullit të shtun&eu...
Bota
23 Dhjetor 2023, 10:44
r.ll
foto ilustruese
FRANCË- Më shumë se 700 persona staf të kompanisë ajrore "Airbus Atlantic" dyshohet se janë helmuar në d...
Bota
23 Dhjetor 2023, 10:17
r.ll
Wolfgang Petritsch
KOSOVË- Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë se dialogu i brendshëm me serbët në Kosovë, ësht&e...
Bota
23 Dhjetor 2023, 08:51
r.ll
oolaf scholz
BERLIN- Njerëzit në Gjermani do të duhet të mësohen me militarizimin e mëtejshëm të jetë...
Bota
23 Dhjetor 2023, 08:43
r.ll
antonio guterres
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres nderoi të shtunën 136 punëtorë t...
Bota
23 Dhjetor 2023, 08:33
r.ll
alexey navalny
RUSI- Udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny mungoi përsëri në dy seancat e planifikuara gjyq&eum...
Bota
23 Dhjetor 2023, 08:18
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Inteligjenca e Shteteve të Bashkuara shprehet se Irani ka qenë thellësisht i përfshirë në planifikimin ...