19 Qershor 2026, 12:42
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha u shpreh se kjo gjë nervozoi kryeministrin Rama dhe shkarkoi Artan Lamen pse publikoi hartën e tokave në Vuno.
Sipasi tij, ASHK-ja e ka bllokuar tokën sepse nuk ka shitës.
Berisha: Nga dokumentet rezulton se prona ishte bllokuar nga ASHK për mungesë dokumentacioni si raporti i vlerësimit dhe kontratat e shitjes. Dhe për tre vite nga blerja, rezulton e tillë. Për t’ua thjeshtuar pak që në fillim, se nuk mund ta imagjinoni. Toka nuk ka shitës. Nuk ka. Unë e kuptoj se si ka mundësi, në republikën e kolonel Buendias të Gabriel Markez funksionon vetëm fantazia. Toka nuk ka shitës pra. Ky është narko-shteti i Edi Ramës. Por Isa Aliu është kujtuar të çojë një kërkesë në ASHK për heqjen e kufizimeve në fund të vitit 2024. Pra, ASHK e ka bllokuar sepse nuk ka shitës dhe këtë Isa Aliu alias Isa Rama e kërkon heqjen e kufizimeve në fund të vitit 2024.
Ndërkohë, i ndjeri Artan Lame u shkarkua në mars të vitit 2023 vetëm pesë ditë pasi publikoi në Klan News hartën e tokave të Vunoit. Kjo tërboi kreun e Meduzës, pronarin fiktiv falso Edi Rama. Dhe e shkarkoi. Pse? Se publikoi hartën. Armand, tani kërkoj pak ndihmën tënde që t’ua shpjegosh hartën.
Sali Berisha: Armand, tani të kërkoj pak ndihmën tënde t'ia shpjegosh.
Armand Maho: Këtu është harta e Vunoit. Ne e kemi bërë publike që në vitin e kaluar në mars.
Armand Maho: Toka që pretendohet ndodhet këtu. Hoteli Zigzag.
Sali Berisha: Po, hoteli Zigzag është aty.
Armand Maho: Ngjitur me këtë, po ta vini re mirë, është prona 3/613. Ndërkohë blloku i pronave ku do të ngrihet hoteli është 3/614, 3/615 dhe 3/616. Pra janë tre blloqe pronash që bëjnë 15 mijë metra katrorë, që i përkasin, jo këtyre numrave që janë deklaruar në certifikatë pronësie, po këtij numrit këtu, 3/552, e cila, sipas tyre është lënë tokë publike.
Sali Berisha: Pa pronar!
Armand Maho: Pra, informacionet tona është që Rama e ka tokën këtu. Vetë domethënë ka folur për majën e Kolekës. Ja ku është gryka. Ktheje dhe një herë te harta.
Sali Berisha: Koleka që skanë asnjë lidhje me Kolekën e tij.
Armand Maho: Ja ku është gryka dhe maja e Kolekëve është këtu. Pra është në të njëjtën, në të njëjtën zonë, në të njëjtën parcelë, me të cilën ata kanë përfituar tokën. Dhe thotë domethënë vendimi thotë, bishti i Vishës së Vogël. Bishti i Vishës së Vogël i bie këtu. Po deri këtu, nga ky këtu, deri këtu e kap bashkia Himarë. Pastaj këtej vazhdon njësia administrative Vuno./Dosja.al
sali berisha
Politike
19 Qershor 2026, 12:29
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se grupi që trafikoi 50 ton kokainë ...
Politike
19 Qershor 2026, 11:51
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Part...
Politike
19 Qershor 2026, 10:58
E.d
Ardit Bido
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido ka reaguar pas incidentit të djeshëm, ku pati një moment tensioni me...
Politike
19 Qershor 2026, 09:47
E.d
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka deklaruar ditën e sotme se do të ndërpritet B...
Politike
18 Qershor 2026, 20:00
E.d
Ardit Bido
TIRANË- Një situatë tensioni është shënuar gjatë protestës së qytetarëve në ditën e ...
Politike
19 Qershor 2026, 08:07
E.d
Pamje
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se procesi i rregullimit të rrugës së Darëzez&e...
Politike
18 Qershor 2026, 22:24
D.S
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një formë ironike për t'iu përgjigjur përplasjes së arshpër me deputet&...
Politike
18 Qershor 2026, 22:05
D.S
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka ndodhur një debat i tensionuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të partisë “Mundësia...
Politike
18 Qershor 2026, 21:11
E.d
Cristina Guarda
ITALI- Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka bërë një reagim në lidhje me situatë që po ndodh n&eu...
Politike
18 Qershor 2026, 20:34
D.S
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji ka reaguar ndaj bojkotimit të amnisitisë nga opozita në seancën e sotme, duke e cil&eu...