Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ushtria ukrainase tha më herët më 3 mars se luftime intensive ishin duke u zhvilluar në Bakhmut, pasi forcat e Kievit kishin zmbrapsur valë të shumta sulmesh ruse në qytetin e diskutueshëm në rajonin lindor të Donetskut.
RUSI- Kreu i grupit famëkeq mercenar të Rusisë Wagner pretendon se qyteti lindor i Ukrainës i Bakhmut - skena e granatimeve dhe luftimeve shkatërruese gjatë muajve të fundit është pothuajse i rrethuar me vetëm një rrugë të fundit shpëtimi të mbetur e hapur.
Gazetarët e Reuters më 3 mars vëzhguan granatimet masive ruse të rrugës që çon nga Bakhmut në perëndim, ndërsa forcat e mbështetura nga Kremlini kërkuan të bllokonin tërheqjen e trupave ukrainase dhe raportuan se një urë në fshatin ngjitur të Khromove ishte dëmtuar rëndë.
Informimi i drejtpërdrejtë i Radios Evropa e Lirë ju jep të gjitha zhvillimet më të fundit mbi pushtimin në shkallë të gjerë të Rusisë, kundërofensivat e Kievit, ndihmën ushtarake perëndimore, reagimin global dhe gjendjen e rëndë të civilëve. Për të gjithë mbulimin e luftës nga Radio Evropa e Lirë, klikoni këtu .
"Njësitë e kompanisë private ushtarake Wagner kanë rrethuar praktikisht Bakhmutin," tha në një video Yevgeny Prigozhin, një biznesmen i lidhur me Kremlinin dhe bashkëthemelues dhe pronar i grupit mercenar Wagner.
"Vetëm një rrugë ka mbetur [jashtë Bakhmutit]. Pincat po mbyllen," shtoi ai.
Pretendimet nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur, por Reuters raportoi se luftëtarët ukrainas po gërmonin në zona mbrojtëse dhe nuk ishin ende gati të hiqnin dorë nga qyteti.
Ushtria ukrainase tha më herët më 3 mars se luftime intensive ishin duke u zhvilluar në Bakhmut, pasi forcat e Kievit kishin zmbrapsur valë të shumta sulmesh ruse në qytetin e diskutueshëm në rajonin lindor të Donetskut.
Përveç Bakhmutit, i cili ka qenë epiqendra e betejës në lindje prej muajsh, ushtria ukrainase luftoi të paktën 85 sulme nga forcat ruse në drejtim të qyteteve Lyman, Avdiyivka dhe Shakhtarsk në Donetsk dhe në Kupyansk, në rajoni verior i Kharkiv, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në raportin e tij të përditshëm. Pas humbjes së një pjese të territorit nga forcat ukrainase në pjesën e dytë të vitit të kaluar, Moska ka nisur një ofensivë të re në rajonin e Donbasit të Ukrainës, duke kërkuar të shtyjë forcat ukrainase në disa lokacione. Rusia ka hedhur valë këmbësorie në Bakhmut në përpjekjen e saj për ta rrethuar atë dhe për të ndërprerë linjat e furnizimit të Ukrainës./REL
TikTok Mbikëqyrësit kibernetikë çekë lëshuan një paralajmërim për përdorimin e rrjetit social TikTok, ...
Denis Nikitin UKRAINË- Kreu i një milicie nacionaliste rus pro-ukrainase ka dalë kundër regjimit të Putinit. Denis Nikitin, k...
Oleksii Reznikov RUSI- Ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov tha në një takim me ministrat e mbrojtjes të BE-së në ...
Gratë në Afganistan AFGANISTAN- Kombet e Bashkuara deklaruan se që nga pushtimi i talebanëve, Afganistani është kthyer në...
Elon Musk, Halli Thorleifsson SHBA- Pronari i platformës 'Twitter', Elon Musk i ka kërkuar falje një punonjësi të tij me aftë...
Malaysia Airlines Është ndoshta aksidenti më misterioz në historinë e aviacionit civil, për të cilin u shpenzua shum&eum...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia po përballet me kërcënime të drejtpërdrejta për sigu...
Vladimir Putin KINË- Kina do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Rusinë dhe do të vazhdojë të sfidojë Shtetet e...
Organizatat në Britani BRITANI- Britania ka njoftuar se po vendos sanksione ndaj disa individëve dhe organizat...
Josep Borrell SHBA- Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell i është përgjigjur kajmeve që qarkullojnë n&eu...