8 Mars 2023, 18:20
Nga a.l
Josep Borrell
SHBA- Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell i është përgjigjur kajmeve që qarkullojnë në media lidhur me përgjegjësit për sulmet në tubacionet e gazit natyror Nord Stream 1 dhe 2, duke deklaruar se nuk ka frikë nga e vërteta. Shkak për këto komente është bërë publikimi i gazetës amerikane New York Times sipas të cilës zyrtarët amerikanë, pasi kanë shqyrtuar informacionin në duart e tyre, kanë treguar se një organizatë pro-ukrainase ishte përgjegjëse për sulmet.
“Nuk kam frikë nga e vërteta. Çdo të vërtetë. Por ne po flasim për (...) spekulime”, u tha Borrell gazetarëve pas takimit që pati me ministrat e mbrojtjes të vendeve të BE-së në Stokholm. Ai kujtoi gjithashtu se hetimet për këtë rast vazhdojnë në Suedi, Danimarkë dhe Gjermani.
“Për sa kohë që hetimet vazhdojnë, nuk mund të nxjerrim përfundime përfundimtare. Më duhet të pres derisa të kemi një kuptim të qartë të asaj që ka ndodhur”, shtoi ai.
Të njëjtin mendim ka shprehur edhe ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Pal Jonsson.
“Ndërsa procesi hetimor vazhdon, nuk dua të nxjerr asnjë përfundim. Dua të pres derisa të përfundojë hetimi”, tha ai.
Borrell tha gjithashtu se ai propozoi që vendet e BE të shpenzojnë 1 miliard euro për një blerje të përbashkët municionesh për Ukrainën dhe gjithashtu për të rimbushur rezervat e tyre .
josep borrell
Bota
8 Mars 2023, 18:06
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se plani i zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporte...
Bota
8 Mars 2023, 17:46
a.l
Gomonet e emigrantëve
BRITANI- Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, tha sot se propozimi i qeverisë për të ndaluar...
Bota
8 Mars 2023, 17:41
k.m.
Tonino Picula
PODGORICË- Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Tonino Picula, do të udhëheqë delegacionin e këti...
Bota
8 Mars 2023, 17:40
a.l
Siri
SIRI- Shtatë persona duke përfshirë disa civilë u vranë të mërkurën nga një sulm me dron që syn...
Bota
8 Mars 2023, 17:20
a.l.
Burri merr në krahë gruan e tij dhe e hedh nga trageti
INDONEZI- Një video tronditëse është duke qarkulluar në media, k...
Bota
8 Mars 2023, 17:17
a.l
Tik Tok
ÇEKI- Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike dhe e Informacionit të Republikës Çeke ka paralajmëruar...
Bota
8 Mars 2023, 17:10
a.l
Jens Stoltenberg
RUSI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk është shprehur optimist lidhur me betejën që&e...
Bota
8 Mars 2023, 17:01
a.l
Dhëndri dhe nusja ndërrojnë kostumet e veshjes
AUSTRALI- Një video është duke u bërë viral në media dhe rrjete...
Bota
8 Mars 2023, 16:51
a.l
Marshimi në Greqi
GREQI- Kanë përfunduar protestat për aksidentin e trenave në Larisa ku humbën jetën 57 persona. N...
Bota
8 Mars 2023, 16:48
a.l
Kinematë në Greqi
GREQI- Kinematë historike "Attikon" dhe "Apollo" të cilat ndodheshin në kryqëzimin e Christos Ladas-St...