LIVE UPDATES
Bota

Qeveria britanike: Plani për të dëbuar azilkërkuesit nuk shkel ligjet ndërkombëtare

Qeveria britanike paraqiti një projektligj të ri dje, sipas të cilit pothuajse të gjithë azilkërkuesit që arrijnë në mënyrë të jashtëligjshme në Britani me varka të vogla nga ngushtica e La Manshit, do të ndalohen pa kusht përpara se të kthehen mbrapsht në vendin e tyre.

8 Mars 2023, 17:46 Nga a.l
Qeveria britanike: Plani për të dëbuar azilkërkuesit nuk
Gomonet e emigrantëve

BRITANI- Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, tha sot se propozimi i qeverisë për të ndaluar pothuajse të gjithë emigrantët që duan të kërkojnë azil në Britani është i ligjshëm. Qeveria britanike paraqiti një projektligj të ri dje, sipas të cilit pothuajse të gjithë azilkërkuesit që arrijnë në mënyrë të jashtëligjshme në Britani me varka të vogla nga ngushtica e La Manshit, do të ndalohen pa kusht përpara se të kthehen mbrapsht në vendin e tyre. Kritikët e kanë kundërshtuar projektligjin si shkelje të Konventës Ndërkombtare për të Drejtat e Njeriut duke e krahasuar me masat kundër të huajve në Gjermaninë e viteve ’30. Ministrja e brendshme britanike Suella Braverman, e mbrojti projektligjin e ri, i cili i ndalon emigrantët e paligjshëm të kërkojnë azil, u mohon në të njejtën kohë të drejtën për të ankimuar vendimin e dëbimit dhe nuk i lejon më të rikthehen në Britani.

Agjencia e OKB-së për refugjatët tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga propozimet, të cilat do t’u mohonin njerëzve të drejtën për azil “pa marrë parasysh sa të vërteta dhe bindëse” mund të jenë rastet individuale.

Në tekstin e projekt-ligjit, qeveria britanike e pranon se ai mund të mos jetë në përputhje me detyrimet e Britanisë sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që do të thotë se ligji mund të përballet me sfida ligjore.

“Unë besoj se masat tona janë në përputhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare të cilave ne përmbahemi. Deklarata që ka të bëjë me shkeljen e mundshme të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është përfshirë për të qenë tejmase të kujdesshëm pasi po provojmë argumente juridike të reja për çështjen e emigracionit dhe nga kujdesi i shtuar, kemi lëshuar një deklaratë të tillë se ligji mund të bjerë ndesh me detyrimet ligjore ndërkombëtare. Nuk ka asgjë të papërshtatshme për këtë”, tha ministrja e brendshme britanike, Suella Braverman.

Projektligji kërkon që personat të cilët arrijnë në mënyrë të jashtligjme me varkë në Britani të ndalohen për 28 ditë dhe më pas të deportohen, me përjashtime vetëm për fëmijët, ata që nuk janë të aftë për të fluturuar për arsye mjekësore dhe njerëzit në rrezik të dëmtimit serioz, dhe me arsye të kufizuara për apel. Emigrantët, që janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, nuk do të mund të përdorin ligjet egiztuese në Britani për të parandaluar dëbimin. Ish futbollisti britanik, Gary Lineker që tani punon si komentator tek BBC, e krahasoi projektligjin me rregullat kundër të huajve në Gjermaninë e viteve 1930.

Nuk ka një fluks të madh emigrantësh. Ne pranojmë shumë më pak refugjatë se vendet e tjera të mëdha evropiane. Kjo është thjesht një politikë jashtëzakonisht mizore e drejtuar ndaj njerëzve në rrezik me një gjuhë që nuk është e ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet ’30….”, shkroi zoti Lineker në Twitter.

Zonja Braverman tha se ishte e “zhgënjyer” me kritikat e bëra nga zoti Lineker.

Jam e zhgënjyer nga ky vlerësim. Mendoj se është e padobishme të krahasohen masat tona të ligjshme, proporcionale dhe me të vërtetë të mëshirshme, me Gjermaninë e viteve 1930. Unë gjithashtu mendoj se ne jemi në anën e popullit britanik. Është e qartë për këdo se populli britanik është lodhur nga kjo situatë e mijëra njerëzve që vijnë këtu ilegalisht me një kosto të madhe për taksapaguesit”, tha zonja Braverman.

Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë ndalimin e anijeve me emigrantë një nga pesë përparësitë e tij kryesore pasi numri i emigrantëve që mbërrijnë në bregun jugor të Anglisë u rrit në mbi 45,000 vitin e kaluar, një rritje prej 500% në dy vitet e fundit. Sipas kryeministrit Rishi Sunak, i cituar nga shtypi britanik në 13 dhjetor të vitit të kaluar, përgjatë vitit 2022 në Britaninë e Madhe kishin mbërritur 13 mijë shqiptarë, sa 1/3 e emigrantëve që kishin hyrë në Britani përmes kanalit të La Manshit./ VOA

emigrantet ne angli suella braverman

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion