8 Mars 2023, 18:43
Nga a.l
Vladimir Putin
KINË- Kina do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Rusinë dhe do të vazhdojë të sfidojë Shtetet e Bashkuara, pavarësisht shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me pushtimin e Ukrainës, thanë më 8 mars agjencitë amerikane të inteligjencës.
“Pavarësisht kritikave botërore lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, Kina do të mbajë bashkëpunimin diplomatik, të mbrojtjes, ekonomik dhe teknologjik me Rusinë. Po ashtu do të vazhdojë të tentojë ta sfidojë SHBA-në, edhe pse e kufizon mbështetjen e publikut”, thanë agjencitë e inteligjencës në një raport të dërguar te Komiteti i Inteligjencës në Senatin amerikan.
Raporti që flet për kërcënimet botërore për sigurinë e SHBA-së gjerësisht përqendrohet në kërcënimet nga Kina dhe Rusia. Aty thuhet se Kina do të vazhdojë të përdorë ushtrinë e saj dhe asetet e tjera te rivalët në Detin e Kinës Jugore dhe do të përdorë veprimet e bëra më 2022, që mund të përfshijë fluturime të tjera dhe lëshime të raketave drejt Ngushticës së Tajvanit.
Në raport po ashtu u tha se Rusia nuk dëshiron që të ketë konflikt me SHBA-në dhe NATO-n, por lufta në Ukrainë bartë “një rrezik të madh” që kjo të ndodhë dhe ka “potencial real” që dështimet ushtarake ruse në Ukrainë të lëndojnë reputacionin e presidentit rus, Vladimir Putin, në skenën e politikës së brendshme./REL
lufta ne ukraine
Bota
8 Mars 2023, 18:27
a.l
Organizatat në Britani
BRITANI- Britania ka njoftuar se po vendos sanksione ndaj disa individëve dhe organizat...
Bota
8 Mars 2023, 18:20
a.l
Josep Borrell
SHBA- Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell i është përgjigjur kajmeve që qarkullojnë n&eu...
Bota
8 Mars 2023, 18:06
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se plani i zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporte...
Bota
8 Mars 2023, 17:46
a.l
Gomonet e emigrantëve
BRITANI- Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, tha sot se propozimi i qeverisë për të ndaluar...
Bota
8 Mars 2023, 17:41
k.m.
Tonino Picula
PODGORICË- Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Tonino Picula, do të udhëheqë delegacionin e këti...
Bota
8 Mars 2023, 17:40
a.l
Siri
SIRI- Shtatë persona duke përfshirë disa civilë u vranë të mërkurën nga një sulm me dron që syn...
Bota
8 Mars 2023, 17:20
a.l.
Burri merr në krahë gruan e tij dhe e hedh nga trageti
INDONEZI- Një video tronditëse është duke qarkulluar në media, k...
Bota
8 Mars 2023, 17:17
a.l
Tik Tok
ÇEKI- Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike dhe e Informacionit të Republikës Çeke ka paralajmëruar...
Bota
8 Mars 2023, 17:10
a.l
Jens Stoltenberg
RUSI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk është shprehur optimist lidhur me betejën që&e...
Bota
8 Mars 2023, 17:01
a.l
Dhëndri dhe nusja ndërrojnë kostumet e veshjes
AUSTRALI- Një video është duke u bërë viral në media dhe rrjete...