LIVE UPDATES
Bota

Biden apo Trump, kush e kryeson sipas sondazhit të fundit

Sipas anketës të Universitetit Quinnipiac, rezultatet e së cilës u publikuan të mërkurën, presidenti demokrat Biden gëzon 50 për qind mbështetje, 6 për qind më shumë sesa republikani Trump me 44 për qind.

1 Shkurt 2024, 21:10 Nga h.k
Biden apo Trump, kush e kryeson sipas sondazhit të fundit
Foto ilustruese

SHBA-Në një kohë kur duket se presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të përballen përsëri në kutitë e votimit në zgjedhjet e këtij viti, një sondazh i fundit mes tregon se zoti Biden e ka zgjeruar epërsinë ndaj zotit Trump.

Sipas anketës të Universitetit Quinnipiac, rezultatet e së cilës u publikuan të mërkurën, presidenti demokrat Biden gëzon 50 për qind mbështetje, 6 për qind më shumë sesa republikani Trump me 44 për qind.

Është një ndryshim i ndjeshëm nga sondazhi i mëparshëm i Universitetit Quinnipiac, më 20 dhjetor 2023, ku rezultatet për dy kandidatët ishin aq të afërta, saqë nuk mund të përcaktohej se kush do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin në atë moment.

Në atë sondazh presidenti Biden gëzonte 47 për qind mbështetje dhe ish-presidenti Trump 46 për qind.

Në sondazhin e fundit, 96 për qind e demokratëve dhe 52 për qind e të pavarurve mbështesin zotin Biden, ndërsa 91 për qind e republikanëve dhe 40 për qind e pavarurve mbështesin zotin Trump.

Ndërkohë hendeku gjinor po zgjerohet. 58 për qind e grave të anketuara mbështesin zotin Biden dhe 36 për qind mbështesin zotin Trump. Në dhjetor diferenca ishte më e ngushtë: 53 – 41 për qind.

Mes burrave të anketuar, 53 për qind mbështesin zotin Trump dhe 42 për qind zotin Biden, një rezultat pothuajse i njëjtë me atë të dhjetorit: 51 – 41 për qind.

AP-NORC: Rritja e matur e optimizmit për ekonominë, nuk përkthehet në mbështetje për zotin Biden

Ndërkohë sipas një ankete tjetër, rritja e optimizmit për ekonominë ka qenë modeste dhe nuk po përkthehet në një mbështetje më të madhe për presidentin Biden, megjithëse ai dhe ekipi i tij gjithnjë e më tepër po e vënë theksin tek përmirësimi i gjendjes ekonomike në vend.

Sipas sondazhit të fundit të publikuar sot, nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra NORC për Kërkimin e Çështjeve Publike, 35% e të rriturve në SHBA mendojnë se gjendja ekonomike e vendit është e mirë, në krahasim me 30% që mendonin kështu në fund të vitit të kaluar dhe 24% një vit më herët.

65% e të anketuarve mendojnë se ekonomia është e dobët, megjithatë kjo shifër përbën një përmirësim nga një vit më parë, kur 76% mendonin kështu.

Besimi i votuesve tek ekonomia mund të jetë një faktor kyç në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Të dhënat e fundit mbi ekonominë tregojnë se rritja u përshpejtua vitin e kaluar edhe pse inflacioni iu afrua më shumë objektivit prej 2% të vendosur nga Rezerva Federale, përkundër paralajmërimeve të një numri ekonomistësh dhe akademikëve se përpjekjet për të ulur inflacionin do të shkaktonin recesion.

Presidenti Biden dhe këshilltarët e tij po përqendrohen gjithnjë e më shumë tek lajmet pozitive për ekonominë në një kohë kur konsumatorëve po u kthehet besimi. Zoti Biden po e vendos gjithashtu theksin tek kontrasti mes tij dhe ish-presidentit Donald Trump.

Mbështetësit e zotit Trump e kujtojnë mandatin e tij me krenari për mbarëvajtjen e ekonomisë, por mandati i tij u shoqërua me humbje vendesh pune për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sinjalet për një ekonomi më të fortë nuk janë përkthyer ende në një mbështetje më të madhe për presidentin Biden. Sipas sondazhit të ri mbështetja për punën e tij është 38%, pothuajse i njëjti nivel i pothuajse dy viteve të fundit.

Amerikanët vazhdojnë ta shikojnë ekonominë përmes lentes politike, çka do të thotë se rritja e mbështetjes për zotin Biden në këtë drejtim do të jetë e kufizuar, edhe nëse ekonomia vazhdon të përmirësohet si vitin e kaluar./VOA

trump biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj