1 Shkurt 2024, 19:11
Nga h.k
Foto ilustruese
PRISHTINË-Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke hetuar një grup në rrjetet sociale në të cilën shpërndahen të dhëna personale të grave si dhe fotografi e video eksplicite të tyre. Afro 100 mijë përdorues shqiptarë, kryesisht burra janë bërë bashkë me një qëllim në një grup të quajtur “Albkings” në rrjetin social Nicegram, në kuadër të Telegramit.
Në këtë grup, shpërndahen foto dhe video eksplicite të vajzave dhe grave e të dhëna personale si numri i telefonit, vendbanimi e llogaritë në rrjete sociale.
Materialet që shpërndahen janë edhe të vajzave nën moshën 18-vjeçare, e në disa raste përdoruesit kanë shprehur frikën nga policia për këtë veprim.
Disa nga to në kushte anonimiteti thanë se të dhënat personale u janë shpërndarë pa pëlqimin e tyre.
“Nuk është hera e parë që kanë shpërndarë foto të miat. Kanë qenë edhe tre raste të fotove nudo, në të cilat nuk kam qenë unë, por kanë pretendu që jam. Në rast që nuk gjejnë material për personin specifik, krijojnë dhe shpërndajnë me raste të rreme, me raste jo. Personalisht e kam një shoqe që iu patën shpërndarë foto nudo të rreme dhe ajo i ka mbyllur të gjitha rrjetet sociale për shkak të këtij fenomeni”, ka thënë V.R. 24-vjeçare.
Eksperti i kibernetikës, Tanzer Abazi, thotë se arsyeja pse është zgjedhur rrjeti social Telegram, për shkëmbimin e mesazheve është sepse ofron kushte anonimiteti. Sipas tij, jo çdo informacion që shpërndahet në grup është i vërtetë.
“Është shumë e vështirë për organet e zbatimit të Ligjit për t’i identifikuar këta persona, për shkak të anonimitetit dhe mundësisë që jep teknologjia për tu fshehur. Nuk po them që është e pamundur, por thjeshtë nëse “hakerat” apo “kriminelat kibernetik” i kanë marrë të gjitha parametrat për të ruajtur anonimitetin atëherë duhet të jetë pothuajse e pamundur që të identifikohen se kush e bën këtë”, ka thënë Abazi.

prokuroria
Bota
1 Shkurt 2024, 18:38
h.k
Foto ilustruese
GJERMANI-Ish-presidenti i Zyrës Federale të Gjermanisë për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), Hans-Georg Maassen, &eu...
Bota
1 Shkurt 2024, 18:26
h.k
Foto ilustruese
TURQI-Një person i armatosur ka marrë peng të paktën 7 punonjës në kompaninë amerikane Procter & Ga...
Bota
1 Shkurt 2024, 18:06
I.A
Christopher Hill
SERBI- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë të enjten se Marrëveshja e Ohrit “nuk n&eum...
Bota
1 Shkurt 2024, 18:06
S.B
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden tha se Shtetete Bashkuara po punojnë për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas dhe pë...
Bota
1 Shkurt 2024, 17:28
I.A
Ballkani Perendimor
BRUKSEL- Suksesi i samitit të Bashkimit Evropian (BE), që u zhvillua të enjten në Bruksel, ku u miratua vendimi p&e...
Bota
1 Shkurt 2024, 16:59
h.k
Foto ilustruese
KOSOVË-Naim Murseli, i dyshuar për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ka vazhduar d&eu...
Bota
1 Shkurt 2024, 16:58
S.B
Elon Musk
SHBA- Testimi i tmerrshëm i kafshëve i kryer për të sjellë në jetë projektin Neuralink të Elon Musk ...
Bota
1 Shkurt 2024, 16:23
h.k
Foto ilustruese
KOSOVË-Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara e kundër...
Bota
1 Shkurt 2024, 16:25
I.A
Foto Ilustruese
UKRAINË- Inteligjenca ushtarake e Ukrainës (GUR) ka thënë të enjten se dronët ukrainas e sulmuan dhe e fundos...
Bota
1 Shkurt 2024, 15:41
S.B
Alec Baldwin
SHBA- Aktori Alec Baldwin u deklarua i pafajshëm të mërkurën për vrasjen e pavullnetshme dhe vdekjen e kineastes Hali...