LIVE UPDATES
Bota

Biden: Lëvizja ekstremiste e ish-Presidentit Trump kërcënim ndaj demokracisë

Gjatë një fjalimi në Arizona, ku po ndërtohet një bibliotekë për nder të mikut të tij dhe kritikut të ashpër të zotit Trump, senatorit republikan të ndjerë John McCain, Presidenti Biden përsëriti një nga temat kryesore të fushatës së tij, duke e quajtur lëvizjen "Ta Bëjmë Amerikën Sërish të Madhe" si një kërcënim ekzistencial për sistemin politik të vendit.

29 Shtator 2023, 08:18 Nga a.l
Biden: Lëvizja ekstremiste e ish-Presidentit Trump kërcënim ndaj
Joe Biden

SHBA-  Presidenti Joe Biden lëshoi një nga paralajmërimet e tij më të forta deri më tani, duke thënë se Donald Trump dhe aleatët e tij janë një kërcënim për demokracinë amerikane. Ai deklaroi të enjten se ish-presidenti republikan është më i interesuar për pushtet personal sesa për të mbështetur vlerat thelbësore të vendit, duke sugjeruar se edhe republikanët janë bashkëfajtorë.

"Heshtja është shurdhuese", tha ai.

Gjatë një fjalimi në Arizona, ku po ndërtohet një bibliotekë për nder të mikut të tij dhe kritikut të ashpër të zotit Trump, senatorit republikan të ndjerë John McCain, Presidenti Biden përsëriti një nga temat kryesore të fushatës së tij, duke e quajtur lëvizjen "Ta Bëjmë Amerikën Sërish të Madhe" si një kërcënim ekzistencial për sistemin politik të vendit.

Ai po e ringjall këtë ide përpara fushatës presidenciale të vitit të ardhshëm, pasi ajo nxiti demokratët gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar për Kongresin, të cilat përkuan me mesin e mandatit të tij, duke e paraqitur kërcënimin me fjalë tepër të ashpra: "Diçka e rrezikshme është duke ndodhur në Amerikë tani".

"Ne të gjithë duhet të kujtojmë se demokracitë nuk mund të vdesin vetëm nën trysninë e një arme", tha zoti Biden. "Ato mund të vdesin edhe kur njerëzit heshtin, kur ata nuk arrijnë të ngrihen ose të dënojnë kërcënimet ndaj demokracisë, kur njerëzit janë të gatshëm të heqin dorë nga ajo që është më e çmuar, sepse ndihen të zhgënjyer, të lodhur, të tjetërsuar.”

Ndonëse zgjedhjet presidenciale do të mbahen pas një viti, kritikat e zotit Biden ndaj zotit Trump pasqyrojnë statusin e ish-Presidentit republikan si një kryesues i padiskutueshëm në zgjedhjet paraprake të partisë së tij, pavarësisht përballjes me katër padi, dy prej të cilave lidhen me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Fjalimi i presidentit ishte i katërti në një seri fjalimesh mbi atë që ai e sheh si kërcënim ndaj demokracisë, një temë e rëndësishme për atë ndërsa ai përpiqet të qëndrojë në detyrë për një mandat tjetër pavarësisht rënies së mbështetjes në sondazhet e fundit dhe shqetësimit të gjerë nga votuesit për moshën e tij. Ai është 80 vjeç.

Ashtu si për fjalimet e mëparshme, vendi për fjalimin e së enjtes u zgjodh me synimin për të dhënë një efekt të posaçëm. Ai e mbajti fjalimin afër Universitetit Shtetëror të Arizonës, ku ndodhet selia e Institutit McCain, që mban emrin e senatorit të ndjerë, kandidatit republikan për president në zgjedhjet e vitit 2008, i cili gjatë gjithë karrierës politike ka denoncuar autokratët anembanë globit.

Presidenti tha se “nuk ka dyshim se Partia Republikane e sotme drejtohet dhe frikësohet nga ekstremistët e lëvizjes së udhëhequr nga zoti Trump.

Ai vuri në dukje sugjerimin e fundit të zotit Trump që Gjenerali Mark Milley, Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, i cili do të largohet nga posti të premten, duhet të ekzekutohet për gjoja tradhti ndaj tij ish-Presidentit republikan.

“Edhe pse nuk besoj se shumica e republikanëve e ndajnë këtë mendim, heshtja është shurdhuese”, shtoi Presidenti Biden.

Rivalët republikanë të zotit Trumpin, që po garojnë për të marrë emërimin si kandidat i partisë së tyre për president, kanë shmangur në masë të madhe sfidimin e pretendimeve të rreme për zgjedhjet dhe Presidenti Biden tha të enjten se votuesit nuk mund ta falin heshtjen e tyre. / VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet