LIVE UPDATES
Bota

Biden mban bisedime sigurie, mes rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të dielën se Izraeli është i përgatitur për çdo skenar.

5 Gusht 2024, 17:24 Nga S.B
Biden mban bisedime sigurie, mes rritjes së tensioneve në Lindjen e
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden do të diskutojë të hënën mbi tensionet në Lindjen e Mesme me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, si dhe do të bisedojë me Mbretin e Jordanisë Abdullah II po për situatën në rajon.

Bisedimet mbahen ndërsa udhëheqësit izraelitë paralajmërojnë për pasoja të rënda nëse sulmohen, mes shqetësimeve për veprimet që mund të ndërmarrë Irani ose grupet e mbështetura prej tij në rajon.

Dje ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi vizitoi Iranin, ku kërkoi t'i jepet fund përshkallëzimit të tensioneve në mënyrë që rajoni të jetojë në "paqe, siguri dhe stabilitet".

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin foli të dielën me homologun e tij izraelit Yoav Gallant, duke përsëritur "mbështetjen e hekurt të SHBA-së për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën e tij për t’u vetëmbrojtur përballë kërcënimeve nga Irani" dhe grupet e mbështetura prej tij si Hezbollahu me bazë në Liban dhe Houthi me bazë në Jemen.

“Ata biseduan mbi lëvizjen e forcave të SHBA-së që po ndërmerr Departamenti i Mbrojtjes për të përforcuar mbrojtjen e trupave amerikane, për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit dhe për të parandaluar dhe zbutur zgjerimin e tensioneve në rajon”, tha Pentagoni në një deklaratë.

"Objektivi i përgjithshëm është ulja e temperaturës në rajon, frenimi dhe mbrojtja kundër sulmeve dhe shmangia e konfliktit rajonal," tha të dielën Jonathan Finer, zëvendës këshilltar për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, në një intervistë për televizionin CBS.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po përgatiten për çdo skenar të mundshëm, shtoi zoti Finer.

Zhvillimet pasojnë sulmin ajror izraelit të javës së kaluar në Bejrut që vrau një komandant të Hezbollahut, Fouad Shukur, dhe vrasjen disa orë më pas të udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Hanijeh në Teheran, për të cilën Irani fajësoi Izraelin.

Franca paralajmëroi për një situatë "shumë të paqëndrueshme", ndërsa Shtetet e Bashkuara, Franca, Kanadaja, Jordania dhe Britania u bënë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Libani. Disa linja ajrore pezulluan ose kufizuan udhëtimet në rajon.

Pas vrasjes së Hanijesë javën e kaluar në Teheran, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha në një deklaratë: "Është detyra jonë të hakmerremi".

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare së Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të dielën në një intervistë për kanalin Fox News se "kur udhëheqësi suprem thotë se do të kundërpërgjigjet, duhet ta marrim një gjë të tillë seriozisht. Duhet të jemi gati.”

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të dielën se Izraeli është i përgatitur për çdo skenar.

“Shteti i Izraelit është në një luftë në shumë fronte kundër boshtit të së keqes, që drejtohet nga Irani. Ne goditëm fort secilin nga krahët e tij. Ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Çdo akt agresioni kundër nesh, nga çdo front do të marrë një goditje të fortë”, theksoi ai.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken diskutoi të dielën me ministrat e jashtëm të G7-ës mbi nevojën urgjente për të zbutur tensionet në Lindjen e Mesme. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se zoti Blinken dhe homologët e tij "përsëritën angazhimin ndaj sigurisë së Izraelit dhe kërkuan përmbajtje maksimale nga të gjitha palët për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit".

Hanijeh, udhëheqësi politik i Hamasit, ishte negociatori kryesor i grupit në përpjekjet për të arritur një marrëveshje për një armëpushim që deri sot kanë qenë të pasuksesshme. Vrasja e tij ngriti pikëpyetje lidhur shanset për një armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve të mbajtura nga Hamasi me të burgosur palestinezë që mbahen në Izrael./VOA

biden shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj