LIVE UPDATES
Bota

Biden në konferencën me Zelenskyyn: Ne do të qëndrojmë në krah të Ukrainës

Presidenti amerikan, Joe Biden në konferencën e përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, Zelensky theksoi mbështetjen amerikane për Ukrainën. "Ju nuk do të jeni asnjëherë vetëm", tha Biden.

22 Dhjetor 2022, 19:02 Nga d.a.
Biden në konferencën me Zelenskyyn: Ne do të qëndrojmë
Zelenskyy dhe Biden

SHBA- SHBA do të bëjnë për Ukrainën gjithçka që është në fuqinë e tyre, siguroi presidenti amerikan, Joe Biden dhe siguroi mbështetjen më të madhe të mundshme për mbrojtjen e Ukrainës nga lufta agresore e Rusisë në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodimir Zelensky. "Ju nuk do të jeni asnjëherë vetëm", tha presidenti Biden. Ai theksoi se lufta e Ukrainës kundër sulmit rus është "pjesë e një gjëje më të madhe". SHBA e dinë, se nëse shohim pa bërë gjë "sulme të tilla eklatante kundër lirisë dhe demokracisë dhe parimeve bazë të sovranitetit dhe integritetit territorial, me siguri do të ketë pasoja më të rënda për botën". Sulmi kundër Ukrainës është edhe sulm kundër lirisë sonë. Biden theksoi, se nuk e ka parë ndonjëherë BE dhe NATO-n kaq të bashkuar si në këto kohë lufte.

Ukraina vendos vetë për bisedimet e paqes

Sipas qëndrimit amerikan, Zelenski ka dorë të lirë të vendosë për kohën e bisedimeve të paqes me Rusinë. Kur Zelenski të jetë gati të negociojë me Rusinë, "atëherë ai do të ketë sukses, sepse ka fituar në fushën e betejës", tha Biden në konferencën për shtyp. Kurse presidenti ukrainas theksoi, se një "paqe e drejtë" me Rusinë nuk do të përmbajë kompromise për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. "Ne luftojmë vërtet për një fitore të përbashkët kundër kësaj tiranie", tha Zelenski. "Dhe ne do të fitojmë." 

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski më parë gjatë takimit me presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë Zelenski ishte shprehur, se e falënderon SHBA-në me gjithë zemër dhe në emër të të gjithë ukrainasve dhe se është "një nder i madh" që ishte në Shtëpinë e Bardhë. Ky ishte udhëtimi i parë jashtë vendit i presidentit ukrainas që nga fillimi i luftës.

Ndihma për Ukrainën

Presidenti Biden vlerësoi "guximin" e Ukrainës përballë luftës agresore të Rusisë". "Populli ukrainas vazhdon të frymëzojë botën." - tha presidenti amerikan, i cili i premtoi Ukrainës ndihma ushtarake shtesë në Shtëpinë e Bardhë: "Ne do të vazhdojmë të forcojmë kapacitetet e Ukrainës për të mbrojtur veten, veçanërisht mbrojtjen ajrore". Për këtë SHBA do të furnizojë Ukrainën me sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, tha Biden. SHBA premton 1.85 miliardë dollarë ndihma të reja ushtarake për Ukrainën.

Ministri i Jashtëm SHBA-së, Antony Blinken, tha se ky sistem do t'i mundësojë Ukrainës "të qëllojë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi dhe avionë në një lartësi dukshëm më të lartë se sa me sistemet e mbrojtjes ajrore që i ishin dhënë më parë". Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë Zelenski i dha Presidentit të SHBA-së si dhuratë Urdhrin e Meritës të një ushtari ukrainas. Ky ushtar - "një hero i vërtetë" - i kishte kërkuar atij që t'ia jepte urdhrin presidentit Biden, tha presidenti ukrainas. Biden u prek dhe tha se ishte mirënjohës për dhuratën që nuk e meritonte.

Fjalim para Kongresit Amerikan

Presidenti Zelenski mbajti edhe një fjalim para Kongresit Amerikan. Ai u përshëndet me madhështi dhe duartrokitje, kur hyri në Kapitol për të folur në një takim të përbashkët të Kongresit. Përkundër të gjitha skenarëve apokaliptikë, Ukraina nuk është dorëzuar, tha Zelenski në fjalimin e tij. "Ukraina është plotësisht e gjallë." Sipas presidentit ukrainas, lufta në Ukrainë do të ndikojë deri edhe brezat e ardhshëm. "Kjo luftë do të vendosë, se në cilën botë do të jetojnë fëmijët dhe nipërit tanë, dhe fëmijët e nipat e tyre". Në Kongrensin Amerikan, Zelenski, theksoi se kjo botë është shumë e ndërlidhur, saqë dikush të mund të qëndrojë mënjanë dhe të ndjehet në të njëjtën kohë i sigurtë, për sa kohë një luftë vazhdon.

Qëllimi i fjalimit të Zelenskit ishte të bindte anëtarët e Kongresit që të vazhdojnë financimin e mbrojtjes së vendit të tij kundër Rusisë. Kongresi dëshiron të caktojë në buxhetin për vitin 2023 ndihma të mëtejshme për Ukrainën në shumën prej rreth 45 miliardë dollarë. Senatorët republikanë janë shprehur gjithnjë e më skeptikë për vazhdimin e shpenzimeve prej dhjetëra miliarda dollarësh për Ukrainën. Ndërkohë që qeveria amerikane premtoi të mërkurën (21.12) 1.85 miliardë dollarë ndihma të reja ushtarake për Ukrainën./DW/

zelenskyy ne shba joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet