LIVE UPDATES
Bota

Biden paralajmëron Kinën: SHBA-të do të shtojnë praninë e tyre ushtarake në Azi nëse Pekini nuk ndikon tek Koreja e Veriut

Presidenti Biden tha se nuk ka nevojë për një luftë të re të ftohtë dhe shtoi se nuk mendonte se Kina po planifikonte një të tillë.

14 Nëntor 2022, 21:41 Nga a.l
Biden paralajmëron Kinën: SHBA-të do të shtojnë
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden paralajmëroi presidentin Xi Jinping të hënën se Shtetet e Bashkuara do të shtojnë praninë e tyre ushtarake në Azi nëse Pekini nuk ndikon tek Koreja e Veriut për të frenuar programet e armëve tëkëtij vendi. Të dy udhëheqësit zhvilluan një takim prej tre orësh gjatë të cilit shkëmbyen gjithashtu deklarata të forta për Tajvanin.

Presidenti Biden tha në një konferencë shtypi pas bisedimeve të tij të para të drejtpërdrejta me zotin Xi që kur u bë president në fillim të vitit 2021, se ata shkëmbyen mendime të hapura për një sërë çështjesh, që kanë çuar në marrëdhëniet më të tensionuara ndër dekada midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Presidenti Biden tha se nuk ka nevojë për një luftë të re të ftohtë dhe shtoi se nuk mendonte se Kina po planifikonte një të tillë.

Sipas medias shtetërore kineze, në një deklaratë pas takimit të tyre, presidenti Xi e quajti Tajvanin “vijën e parë të kuqe” që nuk duhet të kalohet në marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Presidenti Biden tha se ai kërkoi të siguronte presidentin Xi se politika e SHBA-së ndaj Tajvanit nuk ka ndryshuar, duke kërkuar të ulë tensionet mbi ishullin e vetëqeverisur. “Unë nuk mendoj se ka ndonjë përpjekje të afërt nga ana e Kinës për të pushtuar Tajvanin,” u tha ai gazetarëve.

Në lidhje me Korenë e Veriut, presidenti Biden tha se nëse Kina nuk është në gjendje të frenojë programet e armëve të Phenianit, Shtetet e Bashkuara do të bëjnë më shumë për të mbrojtur më tej aleatët e tyre në rajon.

Pekini ndërpreu një sërë kanalesh zyrtare komunikimi me Uashingtonin, si ato për ndryshimet klimatike, apo për çështjet ushtarake, pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin në gusht.

“Çështja e Tajvanit është në thelb të interesave jetike të Kinës, është themeli i bazës politike të marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe vija e parë e kuqe që nuk duhet të kalohet në marrëdhëniet Kinë-SHBA”, citohet të ketë thënë presidenti Xi nga agjecia shtetërore Hsinhua.

Pekini e sheh Tajvanin si një pjesë të patjetërsueshme të Kinës. Qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike e ishullit nuk i pranon pretendimet e Pekinit për sovranitet mbi të. Pekini ka akuzuar shpesh Shtetet e Bashkuara në vitet e fundit për inkurajimin e pavarësisë së Tajvanit.

Të dy palët kishin krijuar një mekanizëm për komunikime më të shpeshta dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Kinë për të vazhduar diskutimet, tha presidenti Biden. “Unë mendoj se ne e kuptojmë njëri-tjetrin,” tha ai.

BUZËQESHJE DHE SHTRËNGIM DORE

Përpara bisedimeve të tyre, të dy udhëheqësit buzëqeshën dhe shtrënguan duart ngrohtësisht përpara flamujve të tyre kombëtarë në një hotel në ishullin Bali të Indonezisë, një ditë përpara samitit të G20-ës që pritet të jetë me tensione lidhur me pushtimin rus të Ukrainës.

“Është e mrekullueshme të të shoh ty,” i tha presidenti Biden homologut Xi, përpara takimit të tyre.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti Biden ngriti një sërë temash të vështira, përfshi “veprimet kërcënuese dhe gjithnjë e më agresive të Kinës ndaj Tajvanit, praktikat ekonomike të pabazuara në ekonominë e tregut, qëndrimin ndaj rajoneve të Xinjiang-ut, Tibetit, dhe Hong Kongut, si dhe të drejtat e njeriut më gjerësisht.”

Asnjëri nga udhëheqësit nuk mbajti maskë për të shmangur COVID-19, megjithëse anëtarët e delegacioneve të tyre e bënë një gjë të tillë.

Presidenti Xi tha para takimit se marrëdhëniet midis dy vendeve të tyre nuk po përmbushnin pritshmëritë globale dhe deklaratat më pas pasqyruan një përçarje të vazhdueshme.

Sipas mediave shtetërore, presidenti Xi citohet të ketë thënë se “zgjidhja e çështjes së Tajvanit është një çështje e brendshme e Kinës”.

“Kushdo që kërkon të ndajë Tajvanin nga Kina do të shkelë interesat jetike të kombit kinez.”

Pekini ka thënë prej kohësh se do ta vendosë Tajvanin nën kontrollin e tij dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta bërë këtë.

Zyra presidenciale e Tajvanit tha se përshëndeti ripohimin e politikës amerikane nga presidenti Biden. “Kjo tregon edhe një herë plotësisht se paqja dhe stabiliteti i ngushticës së Tajvanit është pritshmëria e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë.

LIDHJE TE TENSIONUARA

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë trazuar vitet e fundit nga tensionet në rritje për çështje që variojnë nga Hong Kongu dhe Tajvani deri në Detin e Kinës Jugore, praktikat tregtare dhe kufizimet e SHBA-së ndaj teknologjisë kineze.

Por zyrtarët amerikanë thanë se ka pasur përpjekje të heshtura nga Pekini dhe Uashingtoni gjatë dy muajve të fundit për të riparuar marrëdhëniet.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen u tha gazetarëve në Bali më herët se takimi synonte të stabilizonte marrëdhëniet dhe të krijonte një “atmosferë më të sigurt” për bizneset amerikane.

Ajo tha se presidenti Biden kishte qenë i qartë me Kinën në lidhje me shqetësimet e sigurisë kombëtare për kufizimet në teknologjitë e ndjeshme amerikane dhe kishte ngritur shqetësimin për besueshmërinë e zinxhirëve kinezë të furnizimit për mallrat.

Presidentët Biden dhe Xi, kanë biseduar pesë herë në telefon, apo me video, që nga janari 2021, kur janë takuar për herë të fundit personalisht, gjatë administratës Obama, kur zoti Biden ishte nënpresident.

Presidenti i Indonezisë Joko Widodo, mikpritës i samitit të G20-ës, tha se shpresonte se mbledhja e së martës mund të “sigurojë partneritete konkrete që mund të ndihmojnë botën në rimëkëmbjen ekonomike”.

Megjithatë, një nga temat kryesore të G20-ës do të jetë lufta e Rusisë në Ukrainë.

Presidentët Xi dhe Putin janë afruar vitet e fundit, të lidhur nga mosbesimi i tyre i përbashkët ndaj Perëndimit dhe ripohuan partneritetin e tyre vetëm disa ditë përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën. Por Kina ka qenë e kujdesshme që të mos ofrojë ndonjë mbështetje të drejtpërdrejtë materiale që mund të shkaktojë sanksione perëndimore kundër saj.

Në një samit të Azisë Lindore në Kamboxhia të dielën, kryeministri kinez Li Keqiang theksoi “papërgjegjshmërinë” e kërcënimeve bërthamore, duke sugjeruar se Kina nuk ishte dakort me retorikën bërthamore të Rusisë, tha një zyrtar i lartë amerikan.

Perëndimi ka akuzuar Rusinë për deklarata të papërgjegjshme për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore pas agresionit të saj ndaj Ukrainës në shkurt. Rusia nga ana e saj ka akuzuar Perëndimin për retorikë bërthamore “provokuese”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se do t’i drejtohet G20-ës me lidhje përmes videos të martën./VOA

joe biden tensionet ne tajvan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet