LIVE UPDATES
Bota

Biden prezantoi një pako të re ndihme amerikane për Ukrainën

Udhëheqësit e G7-s ia sinjalizuan Rusisë gatishmërinë për të qëndruar pranë Ukrainës në terma afatgjatë.

21 Maj 2023, 11:14 Nga k.m.
Biden prezantoi një pako të re ndihme amerikane për Ukrainën
Foto ilustruese

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, njoftoi të dielën, më 21 maj, një pako të re ndihme ushtarake për Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus, e cila përfshin municion, artileri dhe automjete të blinduara. Gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyi, i cili u mbajt në Japoni, Biden tha se SHBA-ja po bënë gjithçka që mundet për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës, në luftën e nisur nga Rusia më 24 shkurt të vitit të kaluar. Biden u takua me presidentin ukrainas në margjinat e samitit të Grupit Shtatë (G7) në Hiroshimë, i cili mblodhi së bashku liderët e ekonomive kryesore të botës – SHBA-së, Japonisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Kanadasë.

Udhëheqësit e G7-s ia sinjalizuan Rusisë gatishmërinë për të qëndruar pranë Ukrainës në terma afatgjatë, raporton Reuters.

Zelensky tha të dielën se ai “ia prezantoi botës formulën ukrainase të paqes me dhjetë pika”, gjatë një takimi me liderët botërorë në samitin në Japoni.

“Për sa kohë që pushtuesit janë në vendin tonë, askush nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Rusinë”, shkroi Zelensky në Twitter, duke theksuar se “bota ka fuqi të mjaftueshme për të detyruar Rusinë të bëjë paqe”.

“Bota jonë është e madhe, por ne jemi të gjithë së bashku në të. Që nga Japonia e deri te vendet arabe, nga Evropa në Amerikën Latine, ne gjejmë mbështetje për formulën tonë”, tha ai.

Siç raporton Reuters, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, të dielën, kur është pyetur nëse qyteti i Bakhmutit mbetej nën kontrollin e Kievit, duket se konfirmoi humbjen e tij, duke thënë “mendoj që jo”.

“Mendoj që jo. Sot për sot është vetëm në zemrat tona”, tha Zelensky para takimit me presidentin amerikan në Japoni.

Samiti i Hiroshimës u fokusua në luftën e Rusisë në Ukrainë, sigurinë ekonomike, investimet e gjelbra dhe situatën në rajonin Indo-Paqësor.

Kryeministri japonez Fumio Kishida vlerësoi të dielën se ishte “e rëndësishme” që liderët e G7-s treguan solidaritet për të mbështetur ligjin dhe rendin ndërkombëtar, gjatë samitit ku presidenti ukrainas ishte i ftuar. Këtë deklaratë Kishida e bëri në një konferencë për shtyp, me të cilën e mbylli samitit tre-ditor në Hiroshimë. Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në ditën e fundit të samitit iu dha mundësia për të fituar vëmendjen e vendeve si Brazili dhe India, shkruan Reuters.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se programet e mundshme të aleatëve për trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët luftarakë F-16 ishin një mesazh për Rusinë se nuk pritet sukses në pushtimin e Ukrainës, madje edhe nëse konflikti është afatgjatë.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione kundër më shumë se 300 objektivave, që synojnë të ndëshkojnë Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Britania njoftoi planet për të ndaluar importet e diamanteve ruse, bakrit, aluminit dhe nikelit dhe njoftoi një valë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke synuar kompanitë e lidhura me vjedhjen e dyshuar të grurit ukrainas.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov vlerësoi se vendimet e G7-s në samit kishin për qëllim “frenimin e dyfishtë”, të Rusisë dhe Kinës.

Liderët e G7-s njoftuan një qasje të përbashkët ndaj Kinës, duke dashur të “ulin rrezikun dhe jo të ndajnë” angazhimin ekonomik me vendin që konsiderohet “fabrika e botës”.

“Vendet e G7-s do të sigurojnë vazhdimin e investimeve të mëdha në Kinë, madje edhe përderisa reduktojnë ekspozimin ndaj rrezikut ndaj ekonomisë së dytë më të madhe në botë”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Kina kundërshtoi deklaratën e përbashkët të G7-s nga Hiroshima dhe u ankua te organizatori i samitit, Japonia, njoftoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 21 Maj 2023, 10:11 k.m.

Po vjen ASTEROIDI JK!

Foto ilustruese SHBA- Një asteroid i quajtur 2023 JK, me madhësinë e një aeroplani komercial, do të kalojë pranë Tok&eum...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj