21 Maj 2023, 09:55
Nga f.i
samiti i G7
JAPONI- Kina ka shprehur “pakënaqësi të fortë” ndaj deklaratës së samitit të G7-s, kurse për Rusinë vendimet e samitit synojnë vetëm t’i vënë fre këtij vendi.
Kina dhe Rusia kanë reaguar pas deklaratës së samitit të G7 në Hiroshima, Japoni, në të cilën u ngritën akuza kundër Kinës për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe tema të tjera gjeopolitike. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Pekin u shpreh, se “G7 manipulon edhe më tej çështjet që lidhen me Kinën, e diskrediton dhe sulmon Kinën”. Pekini ka shprehur “rezistencë të fortë” në disa nota proteste të dërguara mikpritëses, Japonisë.
Në samitin e G7-s për shkak të vështirësisë në balancimin e interesave të ndryshme kishte vështirësi për gjetjen e një pozicioni të përbashkët ndaj Kinës. Vendet e G7-s i ofruan Pekinit bashkëpunim në çështjen e klimës dhe “marrëdhënia të stabilizuara”, por paralajmëruan nga një Republikë Popullore që po armatoset fort dhe bie në sy për “aktivitete militarizimi” në hapësinën e Azi-Paqësorit. Shtetet G7-s kanë kërkuar nga Pekini që të rrisë presionin ndaj Mokës për të tërhequr trupat nga Ukraina.
Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov shprehu pakënaqësinë ndaj deklaratës së samitit të G7-s dhe u shpreh se rezultatet e samitit për dhënien fund të konfliktit në Ukrainë kishin si qëllim t’i vinin “fre” Rusisë. “Shikoni vendimet e diskutuara dhe të marrë në samitin e sotëm në Hiroshona, që duan t’i vënë fre si Rusisë edhe Kinës”, tha Lavrov në një takim të transmentuar në televizionin rus.
Zelensky: Takime për koalicionin e avionëve luftarakë
Në samitin e G7-s, shtetet industrializuara shprehën mbështetjen për Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme. “Mbështetja diplomatike, financiare, humanitare dhe ushtarake” për Ukrainën e sulmuar nga Rusia duhet të forcohet. Në të njëjtën kohë vendet e G7-s duan të mbyllin boshllëqet që bëjnë të mundur mënjanimin e sanksioneve që janë vendosur ndaj Rusisë./ DW
samiti i g7
Bota
21 Maj 2023, 09:23
f.i
UKRAINË- Gjatë takimit me Joe Biden, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy duket se konfirmoi se forcat ruse kanë marrë në kon...
Bota
21 Maj 2023, 09:41
k.m.
E moshuara në Greqi
ATHINË- Greqia voton. Një e moshuar ka marrë vëmendjen e mediave teksa votonte në Serres. Teksa votonte, ...
Bota
21 Maj 2023, 09:33
f.i
votimi
GREQI- Procesi zgjedhor për grekët jashtë në të gjithë botën ka shkuar pa probleme dhe me një pjesë...
Bota
21 Maj 2023, 09:23
f.i
Biden dhe Zelenksyy
JAPONI-Presidentit të SHBA Joe Biden me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky në Hiroshima në margjinat e samitit të ...
Bota
21 Maj 2023, 09:09
f.i
foto ilustruese
GREQI- Një tërmet tjetër ka goditur mëngjesin e kësaj të diele në Kretë. Sipas mediave greke e...
Bota
21 Maj 2023, 08:45
f.i
Sudan
SUDAN- Ushtria sudaneze dhe kundërshtarët e tyre paraushtarakë të Mbështetjes së Shpejtë ranë dakord p&e...
Bota
21 Maj 2023, 07:49
f.i
pamje nga vendngjarja
MEKSIKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku si pasojë e të shtënave me a...
Bota
20 Maj 2023, 22:47
m.s
foto ilustruese
GREQI- Në Greqi, një atlete 16-vjeçare është abuzuar seksualisht nga trajneri i saj. Mediat greke shkruajnë...
Bota
20 Maj 2023, 22:20
m.s
droga e sekuestruar
GREQI- Një çift grek ka rënë në pranga, pas dorëzimit të “porosisë” së drog...
Bota
20 Maj 2023, 21:23
F.M
Suella Braverman
BRITANI E MADHE- Sekretarja e Brendshme në Britaninë e Madhe, Suella Braverman, e cila është bërë kryefjal&e...