Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Zgjedhjet në Greqi/ Voton kandidati shqiptar Fatos Malaj: Prezenca e shqiptarëve ka impakt në të ardhmen e tyre
Pas votimit Malaj u bëri thirrje shtetasve grekë me origjinë shqiptare të shkojnë të votojnë pasi shumë shpejt do të ketë ndryshime ligjore të cilat do të prekin reformën e pensioneve, ndaj prezenca e shtetasve shqiptarë me të drejtë vote në ketë proces, ka impakt direkt në të ardhmen e tyre.
21 Maj 2023, 10:05Nga f.i
Fatos Malaj
GREQI- Kandidati shqiptar Fatos Malaj ka votuar në Greqi.
Pas votimit Malaj u bëri thirrje shtetasve grekë me origjinë shqiptare të shkojnë të votojnë pasi shumë shpejt do të ketë ndryshime ligjore të cilat do të prekin reformën e pensioneve, ndaj prezenca e shtetasve shqiptarë me të drejtë vote në ketë proces, ka impakt direkt në të ardhmen e tyre.
Sot Greqia voton për zgjedhjet parlamentare. Rreth 9.8 milionë grekë janë thirrur për të votuar për qeverinë e re teksa dy partitë kryesore janë ‘Demokracia e re’ e kryeminsitrit aktual Mitsotakis si dhe ‘SIRIZA’ e paraardhësit e tij, Aleksis Tsipras. Sipas sondazheve të fundit, diferenca mes Mitsotakis dhe Tsipras pritet të jetë 6% por rezultati mund të jetë edhe më i ngushtë. Janë 6 parti greke konkurrojnë në kto zgjedhje, ndërkohë që 7 prej kandidatëve për deputetë janë shqiptarë.