All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Bien eksportet në Kosovë, prodhuesit: Kemi kërkesa, por jo kushte

Prej vitesh, ai udhëheq kompaninë “Behari” në Drenas, e cila merret me prodhimin e dyerve të garazheve.

2 Prill 2024, 07:48 Nga M.B
All - Paragraf - 1

 

Bien eksportet në Kosovë, prodhuesit: Kemi kërkesa, por jo kushte
Foto ilustruese

 

KOSOVA- Sikur industria e prodhimit të kishte më shumë hapësirë për të ushtruar aktivitetin e saj, vlera e eksporteve të Kosovës do të rritej dukshëm, thotë sipërmarrësi Bujar Rama. Prej vitesh, ai udhëheq kompaninë “Behari” në Drenas, e cila merret me prodhimin e dyerve të garazheve. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se kompania e tij nuk ka kapacitete t’u bëjë ballë të gjitha kërkesave për eksport, ndaj kërkon mbështetjen e institucioneve. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës thotë se bizneset janë mbështetur me qindra miliona euro vitin e kaluar, me qëllim të rritjes së eksporteve.

Por, pavarësisht kësaj, vlera e tyre ra në vitin 2023 krahasuar me një vit më herët. Kosova përballet me deficit të lartë tregtar prej vitesh, që do të thotë se importon shumë më shumë sesa që eksporton. Mesatarisht në vit, ajo importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh, ndërsa eksporton nën 1 miliard. Vitin e kaluar, shifra e eksporteve ra në rreth 820 milionë euro nga rreth 920 milionë sa ishte në vitin 2022, apo për rreth 100 milionë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës. Zyrtarisht nuk jepet asnjë informacion se përse ka ndodhur kjo.

Ministria e Industrisë thotë se është duke e përmbushur programin e Qeverisë për vitet 2021-2025, i cili parasheh “angazhim e përkrahje” të industrisë prodhuese, përkatësisht “krijim të kushteve të favorshme, investime në kapacitete prodhuese, avancim të teknologjisë prodhuese dhe përpunuese” e të tjera.

“Vetëm gjatë vitit të kaluar janë mbështetur 71 biznese për blerje të makinerive prodhuese, në vlerë prej 1.7 milion eurosh, ndërsa 400 milionë euro janë ndarë në formë subvencionimi për dhjetë kompani përfituese, me qëllim të rritjes së eksportit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Industrisë dhënë Radios Evropa e Lirë. Për këtë qëllim, sipas kësaj ministrie, edhe 100 kompani të tjera prodhuese janë përkrahur për pjesëmarrje në 18 panaire ndërkombëtare, “duke promovuar mbi 900 produkte, shërbime dhe paketa turistike në vlerë prej 1.3 milion eurosh”.

Përmes një njoftimi më 27 mars, kjo ministri u bëri thirrje ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, që të aplikojnë për grante këtë vit, në vlerë prej 2.5 milionë eurosh. Ministria nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për të komentuar pretendimet e sipërmarrësit Bujar Rama, i cili thotë se, për dy vjet, ka kërkuar prej saj që t’i japë në shfrytëzim hapësirë më të madhe për ushtrimin e veprimtarisë biznesore.

“Sikur të më ndihmonin institucionet”, Rama thotë se vlera e eksporteve të të tij jashtë Kosovës do të trefishohej.

Ai nuk dëshiron të tregojë se sa eksporton brenda një viti, por thotë se kërkesat për prodhimet e kompanisë së tij, qoftë nga vendet e rajonit, qoftë nga ato të Bashkimit Evropian, janë në rritje. Kompania e tij gjendet në Parkun e Biznesit në Drenas - pjesa qendrore e Kosovës. Ky park u ndërtua në vitin 2010 nga Ministria e Industrisë, e cila ofroi infrastrukturë fizike për bizneset, si: rrugë, rrymë, ujë e kanalizim.

Aktualisht, në këtë sipërfaqe prej 24 hektarësh janë të vendosura 41 biznese me veprimtari të ndryshme. Kompania e Ramës zuri vend aty nga viti 2011, në një sipërfaqe prej 1.200 metrash katrorë, dhe ka 60 punëtorë. Ai thotë se me kalimin e viteve ka rritur si kapacitetet prodhuese, ashtu edhe numrin e punëtorëve, dhe se ka kërkuar një hapësirë më të madhe për shfrytëzim - deri në 3.500 metra katrorë - për t’i plotësuar, siç thotë, kërkesat në rritje të klientëve. Për këtë qëllim thotë se iu drejtua edhe Ministrisë së Industrisë. Por, “të gjitha kërkesat janë zvarritur, nuk më kanë dhënë hapësirë tjetër”, thotë Rama. Ai tregon se, së voni, ka blerë vetë sipërfaqen që i nevojitet dhe pajisjet në vlerë prej më shumë se 400 mijë eurosh. Për sistemimin e tyre thotë se i është dashur të marrë një objekt me qira.

‘’Nuk e di kur mund ta ndërtoj [objektin e ri], për shkak të procedurave të shumta për leje. Sikur shteti të më ofronte kushte, do ta rrisja tashmë vlerën e eksportit, do të punësoja numër më të madh të punëtorëve, e jo të merrem me ndërtime”, thotë Rama.

Kujtim Gjevori, anëtar i Bordit të Klubit të Prodhueseve të Kosovës, pohon se mungesa e hapësirës është një nga sfidat e shumë kompanive prodhuese. Sipas tij, Ministria e Industrisë përpiqet që në një park biznesi të vendosë sa më shumë kompani - “vetëm për numra”.

“Më e leverdishme do të ishte t’u jepej më shumë hapësirë kompanive që i kanë siguruar tregjet ndërkombëtare. Edhe nëse janë në numër më të vogël”, thotë Gjevori për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se edhe kompania e tij “Scampa”, e cila merret me prodhimin e qeseve të plastikës dhe gjendet në Parkun e Biznesit në Drenas, ka mungesë hapësire.

Sipas tij, vullneti i institucioneve për t’i ndihmuar bizneset, nuk mungon, porse ato “nuk arrijnë t’i identifikojnë kompanitë e duhura për mbështetje”.

“Sepse, çdo qeveri mundohet të bëjë numra, ndihmon kompanitë fillestare... Kjo është mirë, sepse edhe ato rriten dhe zhvillohen, por prioritet duhet të jenë lehtësirat për kompanitë prodhuese që kanë arritur t’i sigurojnë tregjet ndërkombëtare dhe t’i ruajnë ato”, thotë Gjevori.

Këtu, sipas tij, “qëndron edhe problemi” me rënien e eksporteve. Eksportet përfshijnë ato mallra që prodhohen brenda territorit të një vendi dhe, rrjedhimisht, janë pjesë e të ardhurave kombëtare. Eksportet dhe një bilanc pozitiv i tregtisë janë faktorë të rëndësishëm për suksesin dhe rritjen e ekonomisë së vendit. Në Kosovë janë rreth 2.400 kompani prodhuese, por vendi importon shumë më shumë sesa që eksporton. Në raportin “Identifikimi i produkteve me potencial për eksport dhe zëvendësim të importit”, i publikuar nga Ministria e Industrisë në tetor të vitit 2023, thuhet se në vitin paraprak, produktet që janë eksportuar më së shumti, kanë qenë: dyshekët, pllakat, dyert, dritaret dhe kornizat e tyre plastike.

Në raport përmendet, po ashtu, se janë identifikuar 36 prodhime të tjera potenciale për zëvendësimin e importit. Shumica e tyre janë në kategorinë e ushqimeve e pijeve dhe pasohen nga prodhimet e drurit dhe tekstilit. Eksportet e Kosovës përqendrohen më së shumti në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Gjermani, Zvicër dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës.  Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se, vitin e kaluar, vendi ka importuar produkte në vlerë prej 5.7 miliardë eurosh. Importet vijnë kryesisht nga vendet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian dhe përfshijnë një gamë prodhimesh - nga ushqimore deri tek ato ndërtimore. Për këtë vit, Banka Botërore parashikoi rritje të prodhimit të brendshëm bruto në Kosovë për 3.9 për qind./ REL

kosova

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet