LIVE UPDATES
Bota

BILD: A e inskenoi vdekjen e tij shefi i mercenarëve të Wagner?

Shpresa e shumë mbështetësve të Wagner është që Prigozhin të ishte në avionin e dytë. Kjo mund të mbështetet nga fakti se si një person në rrezik, ai shpesh hidhte gjurmë të gabuara për vendndodhjen e tij.

24 Gusht 2023, 16:22 Nga f.i

BILD: A e inskenoi vdekjen e tij shefi i mercenarëve të Wagner?

RUSI- "A është hakmarrë diktatori rus, Vladimir Putin, duke eliminuar rivalin e tij më të madh?" -me këtë pyetje e nis shkrimin e saj "BILD", duke vazhdur më tej me ngritjen e dyshimeve se kreu i Wagner mund ta ketë inskenuar vdekjen e tij.

Shkrimi i plotë:

Apo gjithçka ishte një mashtrim? Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin duhet ta ketë ditur se ai ishte objektiv i Kremlinit. Kjo është arsyeja pse, sipas disa vëzhguesve, bosi i Wagner mund të ketë inskenuar vdekjen e tij- që të fshihet! 

Këtë nuk e besojnë vetëm disa nga mbështetësit e tij më të vendosur, të cilët ende shpresojnë që Prigozhin të jetë gjallë. Sepse ende nuk është sqaruar përfundimisht nëse në bordin e avionit që u rrëzua të mërkurën, ishte vërtet bosi i mercenarëve. 

Dyshimet për vdekjen e Prigozhin u mbollën për herë të parë të mërkurën në mbrëmje nga kanali në Telegram i grupit mercenar, “Zona Gri”.

Avioni i dytë

Siç raportoi “Zona Gri”, të mërkurën në orën 19:58, pranë avionit privat të rrëzuar ishte në ajër edhe një avion i dytë. Ai nuk u rrëzua, por u kthye në Moskë pas rrëzimit të të parit dhe u ul atje i sigurt. Një gjë e tillë vërtetohet edhe nga gjurmuesi i fluturimeve FlightRadar24. Avioni i rrëzuar ishte një Embraer Legacy 600, me regjistrim RA-02795, avioni i dytë një Embraer ERJ-135 BJ ‘Legacy 650’ në numër RA-02748.

“Ku ishte në të vërtetë Yevgeny Prigozhin? Aktualisht nuk ka të dhëna të sakta për këtë,” tha kanali “Zona Gri” në orën 19:58.

Në bord ishte numri dy i Wagner?

Shpresa e shumë mbështetësve të Wagner është që Prigozhin të ishte në avionin e dytë. Kjo mund të mbështetet nga fakti se si një person në rrezik, ai shpesh hidhte gjurmë të gabuara për vendndodhjen e tij. Dhe si masë paraprake, ai nuk mund të ketë hipur në avion së bashku me Dmitri Utkin- të paktën kështu mendojnë ekspertët.

Uktin është numri dy i Wagner dhe komandant kryesor i grupit. Ishte ai që i dha emrin ushtrisë privae kur u themelua: neonazisti me simbole SS si tatuazhe në pjesën e sipërme të trupit është një fans i kompozitorit gjerman Richard Wagner dhe mban emrin e betejës ‘Wagner’.

Trupat nuk janë identifikuar ende

Të enjten në mëngjes, autoritetet ruse raportuan se kanë gjetur dhjetë trupat- por pa konfirmuar vdekjen e Prigozhin, pasi trupat nuk janë identifikuar dhe një gjë e tillë mund të mos ndodhë kaq shpejt. Kjo për shkak se kufomat janë shpërfytyruar rëndë.

Grupi me ndikim i blogerave ‘Rybar’, shkroi të enjten: “Trupat në vendin e rrëzimit nuk janë identifikuar ende. Ekspertët mjekoligjorë po punojnë në zonën e rrethuar dhe të gjithë trupat janë dërguar në një nga morgjet në Tver. Sipas disa burimeve, disa prej tyre janë dëmtuar rëndë, kështu që mund të nevojiten analizat e ADN-së”.

Vetëm në orën 21:27 minuta të mbrëmjes së të mërkurës, “Zona Gri” raportoi për vdekjen e Prigozhinit, duke filluar menjëherë adhurimet ndaj heroit propagandistik të Wagner: “Edhe në ferr, ai do të jetë më i mirë,” cituan ata një shprehje të vetë Prigozhin, i cili dikur pati thënë: “Do të përfundojmë në ferr, por do të jemi më të mirët atje”.

Por edhe konfirmimi i vdekjes së Prigozhin mund të çojë në një refleks mes mbështetësve të bindur të Wagner, që do të vazhdojnë të mohojnë vdekjen e udhëheqësit të tyre. Më vonë, “Zona Gri” citoi një tjetër shprehje të Prigozhin, si për të treguar se sa brutalë janë mercenarët e Wagner. Citati thoshte: “Më mirë të vdesësh si hero se të jetosh si pederast”.

vdes prigozhin

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë