LIVE UPDATES
Bota

“Bisedime të mira”/ REL: Mali i Zi dhe Serbia zotohen për përmirësim të marrëdhënieve mes tyre

29 Qershor 2022, 16:02 Nga k.m.
“Bisedime të mira”/ REL: Mali i Zi dhe Serbia zotohen për
Dritan Abazoviç dhe Ana Brnabiç

BEOGRAD- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, tha se shpreson që vendi i saj të rivendosë marrëdhënie më të mira me Malin e Zi. Brnabiçi bëri komentet pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç në Beograd.

“Kjo vizitë është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne,”- tha Brnabiç. Ajo tha se ka pasur bisedime “të mira, konkrete, dhe pragmatike” me Abazoviçin, dhe se kanë identifikuar disa çështje që mund t’i zgjidhin. Si një prej tyre, ajo përmendi çështjen e transaksioneve të drejtpërdrejta, e cila, siç tha, mund të fillojë të zgjidhet menjëherë. Sipas saj, bisedimet kanë prekur edhe çështjen e ushqimit, energjisë dhe lidhjeve infrastrukturore.

“Derisa ne kemi ushqim, partnerët dhe miqtë tanë në rajon do të kenë ushqim, e Serbia ka ushqim të mjaftueshëm,”- tha Brnabiç.

Ajo po ashtu tha se ka ftuar Abazoviçin që Mali i Zi t’i bashkohet nismës Ballkani i Hapur.

“Një gjë e tillë do të nënkuptonte një rajon shumë më të lidhur, siguri më të madhe, një shtysë më të madhe për ekonominë dhe besueshmëri për investime të huaja,”- tha kryeministrja serbe. Nisma rajonale Ballkani i Hapur është krijuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ajo parasheh qarkullim më të lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, por pjesë e saj nuk janë ende tri vende tjera të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

“Ne jemi sot këtu për të kthyer një faqe të re, dhe për të ngritur marrëdhëniet mes dy vendeve në nivelin më të lartë të mundshëm”, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

“Ju te ne mund të gjeni një mik të madh”, shtoi ai.

Abazoviq shfaqi besimin se nuk ka asnjë çështje të pazgjidhshme nëse ka vullnet të mirë.

“Dhe më besoni, ndjej se këtu ka vullnet të mirë,”- tha ai.

Pas takimit me Brnabiçin, Abazoviç u prit në drekë pune nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

“Jemi pajtuar që të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie më të mira”, shkroi Vuçiç në Instagram. Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë pësuar rënie të mprehtë, pasi Mali i Zi ka shpallur pavarësinë në vitin 2006, duke u ndarë nga unioni me Serbinë. Autoritetet malazeze kanë akuzuar shpesh Beogradin zyrtar për mbështetje të opozitës pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi, si dhe për mbështetjen e disa protestave në vitin 2020 kundër një ligji për liritë fetare. Këto protesta janë organizuar nga Kisha Ortodokse Serbe./ Marrë nga REL

dritan abazoviç dhe ana brnabiç dritan abazoviç dritan abazoviç ne serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet