Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
Vijon procesi i votimit për anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike 15 Korrik, 19:39 Beris...
“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova 1...
Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, nuk m&eum...
Takimi mes përfaqësuesve të dy vendeve u zhvillua në nivel ambasadorësh dhe ishte raundi i gjashtë i bisedimeve të drejtpërdrejta që prej rikthimit të përplasjeve mes Hezbollahut dhe Izraelit
ITALI- Libani dhe Izraeli kanë përfunduar një raund të ri bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara në Romë, ku palët kanë shënuar përparim drejt një plani që mund të çojë në tërheqjen graduale të forcave izraelite nga disa zona të Libanit jugor.
Takimi mes përfaqësuesve të dy vendeve u zhvillua në nivel ambasadorësh dhe ishte raundi i gjashtë i bisedimeve të drejtpërdrejta që prej rikthimit të përplasjeve mes Hezbollahut dhe Izraelit. Një zyrtar amerikan bëri të ditur se palët kanë avancuar në hartimin e një plani që parashikon hapa konkretë për uljen e tensioneve.
Sipas marrëveshjes së arritur më 26 qershor, plani i propozuar përfshin krijimin e një zone pilot në jug të Libanit, çarmatimin e grupeve të armatosura, përfshirë Hezbollahun, vendosjen e ushtrisë libaneze në zonë dhe largimin gradual të trupave izraelite nga territori libanez. Bisedimet vijnë në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa palët po përpiqen të shmangin një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Mediat e huaja bëjnë me dije, por sulmet vdekjeprurëse izraelite vazhdojnë dhe Hezbollahu e ka hedhur poshtë marrëveshjen dhe përpjekjet e tij për çarmatim. Ndërkohë, Izraeli thotë se ushtria e tij do të mbetet në Libanin jugor derisa Hezbollahu të çarmatoset. Në deklaratat me shkrim të shpërndara për gazetarët, një zyrtar amerikan i përshkroi dy ditët e bisedimeve në Romë si produktive dhe pozitive.
"Ne ramë dakord për strukturën dhe udhëzimet për procesin e zonës pilot, i cili do të finalizohet dhe zbatohet në ditët në vijim", tha zyrtari.
Ai shtoi se bisedimet do të kalojnë në një fazë teknike për të zbatuar marrëveshjen kornizë dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Izraelit dhe Libanit. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm as nga Libani dhe as nga Izraeli mbi progresin e bërë në bisedime. Ushtria izraelite ka pushtuar një të ashtuquajtur zonë neutrale 10 kilometra të gjerë përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin. Zyrtarët izraelitë thonë se zona është e nevojshme për të mbrojtur komunitetet izraelite në Izraelin verior nga sulmet e Hezbollahut.
Libani ka kërkuar që Izraeli të fillojë tërheqjen menjëherë, por Izraeli ka thënë se trupat e tij do të qëndrojnë në Libanin jugor për sa kohë që Hezbollahu mbetet i armatosur./Dosja.al
Keir Starmer BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, ka mbajtur fjalimin e tij të fundit në Parlament, ku deklaroi s...
Foto ilustruese BRITANIA E MADHE- Qeveria britanike ka propozuar masa të reja për të kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale nga adolesh...
SHBA- Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e paraqiti më 14 korrik Aktin për Sanksionimin e Rusisë 2026, du...
Foto ilustruese RD KONGO- Epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos po përshkallëzohet me shpejtësi, duke sh...
Pamje SPANJA- Një pallat trekatësh është shembur mbrëmjen e së martës në qytetin Benetússer, pranë Vale...
Pamje UKRAINË- Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord për një marrëveshje të re për dronë që...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ende beson se homologu i tij rus, Vladimir Putin, është ga...
Pamje IRAN- Sulmet ajrore amerikane në Iranin jugor ditët e fundit kanë shkaktuar të paktën 30 viktima. Zëdhënësja ...
Anthony Albanese AUSTRALI- Australia do të miratojë ligje për të rregulluar mënyrën se si qendrat e të dhënave...
SIRI- “Unë besoj se ajo është gjallë”, thotë Senada me një zë që nuk lë asnjë dyshim se vaj...