LIVE UPDATES
Bota

Blinken komenton situatën në Rusi: Përçarje serioze në Kremlin pas sfidës nga Wagner

Një ditë e qetë në kryeqytetin rus pasi Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner dhe trupat e tij i dhanë fund rebelimit të armatosur dhe marshimit drejt Moskës.

26 Qershor 2023, 16:17 Nga I.A
Blinken komenton situatën në Rusi: Përçarje serioze
Antony Blinken

SHBA- Shtetet e Bashkuara po përqendrohen tek mbështetja për Ukrainën pas sfidës së hapur të grupit mercenar Wagner ndaj Presidentit rus Vladimir Putin. Siç na njeh materiali në vazhdim, analistët ngrenë pikëpyetje lidhur me fuqinë e sundimit të udhëheqësit rus pas rebelimit të armatosur të grupit mercenar që komandohej nga miku i tij i dikurshëm, Yevgeny Prigozhin. Një ditë e qetë në kryeqytetin rus pasi Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner dhe trupat e tij i dhanë fund rebelimit të armatosur dhe marshimit drejt Moskës.

Është e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë për sundimin e Presidentit Vladimir Putin sfida e armatosur që përfundoi me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Bjellorusia. Kritikat e Prigozhinit ndaj udhëheqjes ushtarake ruse për mënyrën e zhvillimit të luftës në Ukrainë ishin bërë gjithnjë e më të ashpra. Uashingtoni po i vëzhgon zhvillimet nga afër, tha për rrjetin ABC Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

“Kanë dalë më hapur se kurrë pretendimet e rreme të Rusisë për të justifikuar agresionin, se Ukraina ose NATO-ja përbënin kërcënim për Rusinë, të cilin Kremlini duhet ta zgjidhte ushtarakisht. Se ku do të çojë kjo, nuk e dimë në këtë moment”.

Mbështetja për Ukrainën do të mbetet në qendër të vëmendjes së Uashingtonit, thotë zoti Blinken.

“Masa e shpërqendrimit dhe ndasisë mes rusëve mund ta bëjë edhe më të vështirë agresionin kundër Ukrainës. Por nga ana tjetër, paqëndrueshmëria në një vend të madh si Rusia përbën arsye për shqetësim”, tha zoti Blinken.

Pasi ra dakord për të mos i ndjekur penalisht rebelët e grupit Wagner, Presidenti Putin mund ta ketë kufizuar disi dëmin që iu bë reputacionit të tij, thotë ekspertja e studimeve të mbrojtjes, Marina Miron.

“Nuk u kthye në gjakderdhje të madhe. Kështu që Putini e dinte saktësisht se cilët butona të shtypte dhe arriti ta rregullonte situatën prapa skenës”.

Nëse, si pjesë e marrëveshjes, shefi i Wagnerit është tani vërtet në Bjellorusi, ai ende mund të luajë një rol në luftën kundër Ukrainës, tha për kanalin “Sky News” gjenerali në pension Richard Dannatt, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura britanike.

“Nëse ka shkuar në Bjellorusi dhe ka mbajtur një forcë efektive luftarake, atëherë ai paraqet përsëri një kërcënim për krahun ukrainas më afër Kievit”.

Ish udhëheqësi i lartë ushtarak britanik thotë se forcat ukrainase duhet të tregohen vigjilente.

Marrë nga VOA

antony blinken

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion