Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidenti kinez, Xi Jinping, është një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ende nuk e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës - por ai ka kërkuar të mbetet neutral në konflikt dhe ka bërë thirrje për paqe.
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të dielën se Kina po e shqyrtonte sigurimin e armëve për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, duke paralajmëruar Pekinin se çdo furnizim do të "shkaktonte një problem serioz".
"Shqetësimi që kemi tani bazohet në informacionin se ata po konsiderojnë të ofrojnë mbështetje vdekjeprurëse", tha Blinken për Face The Nation të CBS.
I pyetur se çfarë mbështetjeje vdekjeprurëse po fliste, ai tha "gjithçka nga municionet deri te vetë armët". Kina ka mohuar raportimet se Moska ka kërkuar pajisje ushtarake.
Presidenti kinez, Xi Jinping, është një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ende nuk e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës - por ai ka kërkuar të mbetet neutral në konflikt dhe ka bërë thirrje për paqe. Më 18 janar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka shkruar një letër liderit kinez duke e ftuar atë për bisedime.
Zelensky vazhdimisht ka kërkuar që të krijojë kontakt me Xi që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, me shpresën se Pekini do të përdorë ndikimin që ka mbi Putinin. Kina dhe Rusia njoftuan për një bashkëpunim “pa kufi” pak para se Putin të urdhëronte trupat e tij të nisnin pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit të vitit 2022.
Që nga ky moment, marrëdhëniet ruso-kineze kanë ndryshuar, kryesisht për shkak të ideologjive të ngjashme për të rishkruar rendin botëror, por edhe për shkak të kundërshtimeve që kanë ndaj Shteteve të Bashkuara në skenën globale.
Në vitin 2023, pyetja qendrore mbetet ajo se si Kina do të rrisë lidhjet me Rusinë, marrë parasysh luftën e kësaj të fundit në Ukrainë.
Ndonëse ekspertët besojnë se është e qartë që Pekini nuk ka synime që të heqë dorë nga Moska si partnere, megjithatë mund të planifikohen kufizime se deri në çfarë mase Kina do të mund të ndihmojë Rusinë.
Marrë nga REL
Karabinierët, natën ITALI- Një burrë me shtetësi të huaj është gjetur i vrarë në Itali. Mësohet se t...
Kamioni BULLGARI- Prokurorët bullgarë kanë akuzuar gjashtë persona për trafikim njerëzor pasi 18 afganë u gjet...
Foto Ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut zhvilluan të dielën një stërvitje të përbashkët ajrore me a...
Milo Gjukanoviç MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, deklaroi se nuk ka indikacione se autoritetet shtetërore apo ...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti të dielën në Turqi për një vizitë zyrtare. Ai...
Ukrainë UKRAINË- Kur qyteti Stepanivka në rajonin jugor ukrainas të Hersonit u pushtua nga forcat ruse në fillim të marsit t&...
Iran IRAN- Vijojnë trazirat në Iran. Raportimet e fundit tregojnë se Kryengritja Mbarëkombëtare e Iranit është zgjeruar....
Foto Ilustruese GREQI- Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet greke pasi akuzohet se ka abuzuar seksalisht...
Tërmet në Turqi TURQI- Dy javë pas tërmetit tragjik që ka shënuar mbi 44 mijë viktima, Turqia ka vendosur të pezull...
Kiev UKRAINË- Ngrihet perdja për tenorin Dmytro Kuzim dhe ulet për ushtarin Konstantin Muzychenko. Ushtari vdiq në frontin e Luhansk t&...