LIVE UPDATES
Bota

Bllokim i kamionëve nga Serbia/ Kurti: S’është masë ekonomiko-tregtare, por e sigurisë

Vendimi erdhi pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga forcat serbe, gjatë ditës së djeshme në Leposaviç.

15 Qershor 2023, 14:57 Nga a.l
Bllokim i kamionëve nga Serbia/ Kurti: S’është masë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur masë të sigurisë, vendimin e djeshëm për të bllokuar hyrjen e kamionëve të Serbisë në Kosovë. Kurti ka thënë se kjo s’është masë ekonomiko-tregtare, por se është marrë për çështje sigurie pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe. Nga Dogana s’janë deklaruar ende për këtë vendim, por sipas raportimeve në media, rreth 60 kamionë janë duke pritur në Merdare për të hyrë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të bllokojë hyrjen e të gjithë kamionëve me tabela të Serbisë, si dhe të gjithë kamionëve të cilët bartin mallra të këtij shteti. Vendimi erdhi pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga forcat serbe, gjatë ditës së djeshme në Leposaviç.

Urdhëri është dhënë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Siç mund ta kuptoni nga korrespodenca e ardhur nga QKMK, që nga ky moment në të gjitha pikat kufitare të ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës të të gjithë kamionëve me tabela të Serbisë, si dhe të gjithë kamionëve të cilët bartin mallra të Serbisë. Ju luem të njoftoni stafin tuaj dhe sigurohuni që stafi zbatues janë njoftuar me këtë urdhëresë. Ju do të jeni në njohuri me kohë për njoftimet dhe vendimet e radhës”, thuhet në e-mailin që ka siguruar Express.

Për këtë vendim është deklaruar sot kryeministri Albin Kurti, në konferencën e përbashkët që ka mbajtur me Ministrin Sveçla lidhur me rrëmbimin e tre policëve. Kurti është munduar që ta zbusë këtë vendim, duke thënë se masat që kanë vendosur nëpër pikëkalimet kufitare, siç është edhe kjo për bllokimin e mallrave serbe, nuk janë ekonomiko-tregtare.

Sipas Kurtit, këto masa janë vendosur për çështje të sigurisë.

Masat tona nëpër vendkalimet kufitare me Serbinë, nuk janë masa ekonomiko-tregtare, por janë masa të sigurisë. Gjendja nuk është aspak e zakonshme dhe për neve është e qartë se agresioni po vjen nga Serbia. Nganjëherë në rrugë ilegale, e është e mundshme edhe në vendkalime kufitare, prandaj si masa të sigurisë ne kemi marrë vendimin për qarkullim të kufizuar dhe kontrolla të shtuara deri në një vendim tjetër”, tha Kurti.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të Doganës së Kosovës lidhur me zbatimin e këtij vendimi, por deri tash s’ka marrë përgjigje. Por, sipas raportimeve të mediave, vetëm në pikën kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, janë duke pritur rreth 60 kamionë për të hyrë në Kosovë.

Për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, ka reaguar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij, Kosova s’mund ta ndalojë importin e mallrave serbe, sepse kjo bie në kundërshtim me rregulloret.

Ju nuk mund ta ndaloni importin e mallrave serbe sipas rregulloreve që ekzistojnë sot, që nga Cefta e deri te të gjitha rregulloret e tjera. Nuk mund ta bëni! Së dyti, po tregoni se dëshironi të vdisni popullin serb në Kosovë, për t’i lënë pa ushqimet bazë, qumësht e bukë. Shumica e brumërave këta njerëz i marrin nga Rashka. Kjo tregon synimin e tyre për të dëbuar përgjithmonë popullatën serbe nga zona e veriut të Kosovës”, ka deklaruar Vuçiç.

Premtimi i Kurtit për reciprocitet ndaj mallrave serbe që nuk u realizua kurrë Më 31 shkurt të vitit 2020, Kurti kishte vendosur masa reciprociteti ndaj mallrave serbe.  Ishte vendosur që emërtimet e certifikatave fitosanitare dhe veterinare, si dhe dokumente të tjera përcjellëse, të përdoren në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Kosovës.

Ky vendim ishte kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Për këtë vendim, Qeveria Kurti 1 kishte rënë pas 51 ditësh në pushtet. LDK’ja e kishte rrëzuar me mocion të mosbesimit. Qeveria e re ishte krijuar më 3 qershor të vitit 2020, me kryeministër Avdullah Hotin, i cili e kishte shfuqizuar këtë vendim.

Kurti erdhi sërish në pushtet më 22 mars të vitit 2021. Ai kishte premtuar se vendosja e reciprocitetit me Serbinë, do të jetë ndër gjërat e para që do ta bëjë qeveria e tij. Këtë premtim, Kurti e kishte përsëritur edhe në gusht të vitit 2021.

“Do ta vendosim reciprocitetin, nuk heqim dorë prej tij. Këtë do ta bëjmë kur atëherë jemi të përgatitur”, ishte shprehur gjatë një seancë të Kuvendit.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 2 vjet prej atëherë, Kurti s’ka vendosur ende reciprocitet ndaj mallrave serbe. Kryeministri në vitin 2021 në një intervistë për RTV Dukagjini, kishte deklaruar se vendosja e masës së reciprocitetit është çështje ditësh e javësh dhe kurrsesi muahsh.

“Është çështje ditësh, javësh dhe kurrsesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do të bëjmë”, kishte thënë Kurti. 

Marrë nga Express 

tensione në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet