23 Gusht 2022, 18:34
Nga DOSJA
Twitter
SERBI- Kompania Twitter i tha Radios Evropa e Lirë se llogaritë e ambasadave serbe në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Ganë dhe Kuvajt, por edhe të Konsullatës së Përgjithshme në Çikago, ishin pezulluar gabimisht më 18 gusht.
“Duke përdorur burimet teknologjike dhe njerëzore, ne largojmë miliona llogari çdo javë për shkelje të rregullave të platformës sonë. Në këtë rast, ne gabimisht kemi ndërmarrë veprime ndaj dhjetëra llogarive dhe ato tashmë janë rikthyer”, u tha në përgjigjen e një zëdhënësi të Twitter-it dërguar REL-it më 23 gusht.
Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë njoftoi më 22 gusht se pezullimi i llogarive “u bë pa asnjë sqarim dhe pa asnjë njoftim paraprak që do të tregonte për ndonjë shkelje të mundshme të rregullave të komunikimit në këtë rrjet social”.
Nga kjo ministri nuk kanë kthyer përgjigje nëse llogaritë e ambasadave janë rikthyer.
Më 18 gusht, kompania Twitter kishte pezulluar llogaritë e dhjetëra ish-deputetëve dhe anëtarëve aktualë të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, por edhe të një zyrtari qeveritar.
Një ditë më pas, nga Twitter thanë për REL-in se kanë zhbllokuar llogaritë dhe se pezullimi ishte bërë gabimisht.
Marrë nga REL
twitte ambasada serbe
Bota
23 Gusht 2022, 18:12
e.k
Gabriel Escobar dhe Vjosa Osmani
PRISHTINË- Ka nisur në presidencë takimi mes diplomatit të lartë amerikan, Gabriel Escobar dhe pr...
Bota
23 Gusht 2022, 18:03
e.k
Vjosa Osmani dhe Gabriel Escobar
PRISHTINË- Ka nisur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të dërguarit të SHBA...
Bota
23 Gusht 2022, 17:59
I.A
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po zgjeron ndjeshëm formatin e samitit të Platformës së Kr...
Bota
23 Gusht 2022, 17:47
e.k
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- “Kthimi i Krimesë në Ukrainë, pjesë e pandashme e së cilës është, në th...
Bota
23 Gusht 2022, 17:25
e.k
Natalya Vovk
RUSI- Shërbimi sekret rus ka dalë ditën e sotme me një emër të pretenduar se është dhe vrasësja e...
Bota
23 Gusht 2022, 17:07
I.A
Hashim Thaçi
HAGË- Ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është lënë në paraburgim. Kjo pasi mbrojtj...
Bota
23 Gusht 2022, 17:14
F.M
Policia e Spanjës
SPANJË- Një reper i njohur nga Holanda, emri i të cilit nuk bëhet publik është vënë në ...
Bota
23 Gusht 2022, 16:59
e.k
Pavel Filatyev
RUSI- “Justifikimi i Kremlinit për pushtimin e Ukrainës është një gënjeshtër”. Kës...
Bota
23 Gusht 2022, 16:58
F.M
Pooja Gaud
INDI- Pooja Gaud, një vajzë indiane është bashkuar me familjen e saj nëntë vite pasi ishte rrëmbyer. Më ...
Bota
23 Gusht 2022, 16:31
e.k
Andrea Mazzetto dhe e dashura e tij
ITALI- Një aksident i rëndë u shënua ditën e shtunë në në shtegun Altar K...