LIVE UPDATES
Bota

BM: 800.000 vende pune në industrinë e automjeteve në rrezik

Stelantis kërkon që qeveria britanike të negociojë Brexit me BE-në. Taksat dhe doganat një problem i madh për industrinë e automjeteve.

5 Qershor 2023, 08:07 Nga I.A
BM: 800.000 vende pune në industrinë e automjeteve në rrezik
Foto ilustruese

ANGLI- Stelantis, një nga prodhuesit më të mëdhenj të makinave në botë, brenda të cilit operon edhe Opel, po i bën shumë presion qeverisë britanike: ose të rinegociojë menjëherë një pjesë të marrëveshjes tregtare të Brexitit me BE-në ose do t'i duhet të mbyllë fabrikat e saj në Britani të Madhe. Britania rrezikon humbjen e qindra mijëra vendeve të punës. Stelantis është një korporatë holandeze-amerikane me bazë në Holandë dhe punëson rreth 250.000 njerëz në disa vende.

Për çfarë bëhet fjalë?

Duke filluar nga viti i ardhshëm, do të zbatohen rregulla më të rrepta për produktet industriale ndërmjet BE-së dhe Britanisë së Madhe. Sipas marrëveshjes së Brexit-it, 45 për qind e komponentëve të makinave elektrike duhet të jenë me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar ose nga Bashkimi Evropian, për t'u eksportuar në territorin e BE-së pa taksa. Nga viti 2027 duhet të jenë madje deri në 65 për qind me origjinë nga këto vende.

Rreziku është real

Kjo është në praktikë shumë e vështirë për t'u bërë, thotë Mike Howes, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Britanike të Tregtisë së Industrisë Automobilistike. Bateritë, të cilat përbëjnë një pjesë të madhe të vlerës së makinave elektrike, janë të vështira për t'u gjetur. Prodhimi vendas nuk mund të plotësojë kërkesën, thotë ai.

Ekziston një rrezik real që prodhuesit e makinave do të duhet të paguajnë detyrime doganore për eksportet në BE nga viti i ardhshëm. Bateritë elektrike me siguri do të duhet të blihen jashtë BE-së dhe shumica e tyre sipas të gjtiha gjasave do të vijnë nga Azia, pra nga Kina apo Koreja e Jugut.

800.000 vende pune në rrezik

Andi Palmer, një ekspert i industrisë së automobilave dhe ish-menaxher i Nissan, ka frikë se kjo nuk do të prekë vetëm rreth 5000 punonjës në Stelantis. Në total, rreth 800.000 vende pune në Britaninë e Madhe janë të lidhura me industrinë e makinave, thotë Palmer.

Qeveria britanike tani duhet të veprojë urgjentisht: Gjëja më e rëndësishme është të kthejë prodhuesit e baterive dhe prodhuesit e tjerë të makinave në BM, thotë Palmer.

Ndërkohë, Britania e Madhe duhet të vazhdojë negociatat me BE-në për të arritur kushte më të mira. Këtë e kërkojnë edhe prodhues të tjerë makinash, përfshirë Shoqatën Gjermane të Industrisë së Automjeteve.

A do të përfitojnë Laburistët?

Në diskutim është përfshirë edhe Partia Laburiste në opozitë. Sepse premtimi i shumë konservatorëve se gjithçka do të jetë më mirë me Brexit po zbehet gjithnjë e më shumë. Marrëveshja e Brexit-it nuk po funksionon, thotë lideri laburist Keir Starmer. Qëllimi i laburistëve është të përmirësojë këtë marrëveshje për ta bërë Brexit-in të funksionojë. Pra, është e mundur që një lajm i keq si ky nga industria e makinave do t'i japë Laburistëve një fuqi për zgjedhjet e ardhshme në 2025.

Marrë nga DW

stelantis

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë