LIVE UPDATES
Bota

Boris Johnson pa pushtet, por me plane për rikthim

Është e arsyeshme, pra, që Johnson, një burrë me shtatë fëmijë, një stil jetese luksoze e të shtrenjtë, të lë të kuptosh që ai do të vijojë përsëri një karrierë fitimprurëse mediatike që i jep atij shumë kohë të lirë pa shumë angazhime.

3 Shtator 2022, 23:02 Nga F.M
Boris Johnson pa pushtet, por me plane për rikthim
Boris Johnson

BRITANI E MADHE- Ndërkohë që koha e Boris Johnson në Downing Street përfundon javën e ardhshme, ngrihen pyetje e spekulime në lidhje me atë që mund të bëjë ai më pas. Johnson largohet nga posti siç hyri, unik midis kryeministrave për emrin dhe famën. Johnson ishte, për shumë njerëz, fillimisht një personazh i famshëm dhe së dyti një politikan.

Ai ka një karrierë të gjatë dhe të mirë-dokumentuar mediatike si kolumnist, autor, prezantues televiziv dhe madje ka shërbyer si redaktor i revistës politike më me ndikim në vend, The Spectator. Pagat e tij për këto punë të ndryshme ishin shumë më tepër sesa mori si kryeministër. Ato gjithashtu i dhanë atij llojin e pushtetit dhe ndikimit jashtë detyrës që edhe politikanët në pushtet e kishin zili.

Gjatë periudhës së tij si kryebashkiak i Londrës, zyrtarët qeveritarë i kushtonin vëmendje rubrikës së tij javore në Daily Telegraph, e cila botohej të hënën në mëngjes dhe shpesh përmbante kërcënime të fshehta. Thënë troç, profili dhe popullariteti i Johnson nënkuptonin se ai mund t’i shkaktonte probleme reale qeverisë në detyrë thjesht duke ofruar kritikën ose miratimin e tij publik.

Është e arsyeshme, pra, që Johnson, një burrë me shtatë fëmijë, një stil jetese luksoze e të shtrenjtë, të lë të kuptosh që ai do të vijojë përsëri një karrierë fitimprurëse mediatike që i jep atij shumë kohë të lirë pa shumë angazhime.

Miqtë dhe kolegët e Johnson, megjithatë, nuk janë të bindur se ai ka mbaruar me politikën. CNN foli me miq të shumtë, aleatë politikë dhe kolegë të Johnson për atë që ata mendonin se mund të ndodhte më pas për kryeministrin në largim. Të gjithë folën në kushte anonimiteti për shkak të pasigurisë në politikën britanike për momentin. Aleatët më të afërt të Johnson besojnë se ai është i zemëruar me mënyrën se si u detyrua të largohej nga detyra përmes presionit politik për skandalet dhe jo me percaktimin e votive. 

Johnson ka premtuar se do të mbështesë këdo që merr përsipër rolin e udhëheqësit dhe me shaka tha se mbështetja e tij për një kandidat mund të jetë “puthja e vdekjes”. Megjithatë, një ish-menaxher i fushatës dhe mik i Johnson mendon:

“Ai mund të thotë në mënyrë legjitime se nuk u mund kurrë duke mos u votuar nga elektorati. Ai kurrë nuk u mund nga partia e tij, ai humbi votën e besimit. Sado e çuditshme që tingëllon tani, do ta ndihmonte karrierën e tij mediatike nëse ai e mbante të hapur idenë e një rikthimi. Të dyja shkojnë dorë për dore.”

Ata që punuan me Johnson në Downing Street nuk janë të bindur se premtimi i Johnson për besnikëri vlen kaq shumë.

“Ai i premtoi Spectator se nuk do të kandidonte për parlament më pas. Ai ka një histori të njohur se bën gjithmonë atë që është më e mira për Borisin,”- thotë një ish-këshilltar i Downing Street.

“Nëse sondazhet fillojnë të bien sapo lideri i ri të jetë në pushtet, do të habitem nëse ai nuk ecën në çfarëdo rruge që fryn era. Dhe nëse duket se gjërat po shkojnë keq, ai lehtë mund të fshikullojë deputetët konservatorë deri në pikën që ata të mendojnë edhe një herë se vetëm Boris mund ta zgjidhë problemin,”- shton ai.

Në këtë analizë mungon deri tani e vërteta e pakëndshme se publiku nuk ka thënë asnjë fjalë për shkarkimin e Johnson apo vendosjen e pasuesit të tij.

Nëse gjërat fillojnë të shkojnë keq për kryeministrin e ardhshëm, do të ishte e mundur që partia konservatore ta largonte atë dhe të rikthente Johnson.

Marrë dhe përshtatur nga CNN

boris johnson britani e madhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj