LIVE UPDATES
Bota

Boris Ruge tregon biseden me Vuçiç pasi i kërkoi përgjegjësi për sulmet ndaj ushtarëve të NATO-s në Kosovë: Do presim procesin e gjyqit

Në një intervistë për N1 në BeH, Ruge theksoi praninë dhe angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s në rajon, duke thënë se Ballkani është në radarin e NATO-s dhe ne nuk po shkojmë askund.

22 Gusht 2024, 22:52 Nga I.A
Boris Ruge tregon biseden me Vuçiç pasi i kërkoi
Boris Ruge

SARAJEVË- Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë Boris Ruge së fundmi zhvilloi një turne në Ballkanin Perëndimor, ku si pjesë të vizitës kishte edhe Kosovën, përpos Bosnjën e Serbinë. Në një intervistë për N1 në BeH, Ruge theksoi praninë dhe angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s në rajon, duke thënë se Ballkani është në radarin e NATO-s dhe ne nuk po shkojmë askund.

Ruge tha se qëllimi i vizitës së tij ishte të takohej me krerët politikë në Prishtinë, Sarajevë e Beograd, për të vlerësuar situatën politike dhe për të riafirmuar praninë dhe partneritetin e NATO-s në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Serbi.

“Dhuna në Kosovës në maj dhe shtator të vitit të kaluar, ishte pjesë e rëndësishme e bisedës që e pata me presidentin Vuçiç. Ne po kërkojmë përgjegjësi të plotë për sulmet ndaj ushtarëve tanë, për ngjarjet e shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë. Kjo ishte një pikë që shefi im, Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg e ka bërë, dhe këtë ia përsërita presidentit Vuçiç. Kjo është diçka që duam t’i shkojmë në fund”, tha ai.

I pyetur se çfarë i ka thënë Vuçiç për çështjen e sulmeve ndaj ushtarëve të NATO-s në Kosovë, Ruge tha: Na tha se ne mund të presim të shohim vazhdimësi sa i përket procesit gjyqësor në Serbi”.

Zyrtari i lartë i NATO-s tha se mendimet e tij me të Vuçiç janë plotësisht të ndryshme për sa i përket Kosovës.

“Nuk janë krejtësisht divergjente. Unë vij këtu, përfaqësoj NATO, shefin tim, Sekretarin e Përgjithshëm, i parashtroj qëndrimet tona, dhe kjo është diçka që do ta mbajmë në agjendë. Kosova është e rëndësishme. Ende e kemi një operacion ushtarak me rreth 5 mijë ushtarë në Kosovë. Roli ynë është të garantojmë ambient të sigurt, të punojmë me Policinë e Kosovës, me EULEX-in, dhe kjo është ende një detyrë e rëndësishme që synojmë të përmbushim”, deklaroi Ruge.

Ai tha se tha se me Serbinë, NATO ka partneritet prej disa vitesh, por shtoi se duan që Serbia të luajë rol pozitiv edhe në Bosnje.

“NATO është këtu, është pjesë e këtij rajoni, e kemi prezencën në Bosnje, Kosovë, kemi marrëdhënie edhe me Serbinë, dhe po e përcjellim për së afërmi se çfarë po ndodhë këtu. Siç mund të shihni nga vizita ime, nga puna që po e bëjmë në selinë e NATO-s, Ballkani është në radarin tonë, jemi shumë të interesuar, kemi interesa në këtë pjesë të botës, dhe nuk do të shkojmë askund, do të jemi këtu që të punojmë me partnerët tonë dhe të kontribuojmë në sigurinë dhe stabilitetin në këtë rajon”, deklaroi Ruge.

boris ruge nato

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet