LIVE UPDATES
Bota

Bosnjë: Aktakuzë kundër komandantëve të ushtrisë së Republikës Sërpska për krime lufte

Në aktakuzë thuhet se pesë komandantë e ushtrisë së Republikës Sërpska: Veljko Brajiq, Sllobodan Taranjeq, Ranko Kaurin, Branko Xhenopoljeç dhe Drashko Topiç, morën pjesë në sulmin e armatosur të artilerisë dhe këmbësorisë në fshatin e pambrojtur Brishevë, si dhe në qytezat përreth Prijedorit, i cili banohej kryesisht nga popullata civile e kombësisë kroate, në fund të korrikut 1992.

30 Dhjetor 2023, 12:31 Nga a.l
Bosnjë: Aktakuzë kundër komandantëve të ushtrisë
Bosnjë

BOSNJË- Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës njoftoi të shtunën se ka ngritur aktakuzë kundër pesë komandantëve të lartë të ushtrisë së Republikës Sërpska, nën dyshimin për krime lufte në një fshat në afërsi të qytetit veriperëndimor të Bosnjës, Prijedor, në vitin 1992.

Në aktakuzë thuhet se pesë komandantë e ushtrisë së Republikës Sërpska: Veljko Brajiq, Sllobodan Taranjeq, Ranko Kaurin, Branko Xhenopoljeç dhe Drashko Topiç, morën pjesë në sulmin e armatosur të artilerisë dhe këmbësorisë në fshatin e pambrojtur Brishevë, si dhe në qytezat përreth Prijedorit, i cili banohej kryesisht nga popullata civile e kombësisë kroate, në fund të korrikut 1992.

“Asokohe, brenda vetëm pak orëve, u vranë 61 njerëz, ndër të cilët më i riu ishte një djalë 16-vjeçar, ndërsa viktima më e moshuar ishte 81 vjeçe, si dhe një viktimë e mitur me kombësi boshnjake. Tre persona u zhdukën, eshtrat e tyre nuk janë gjetur deri më sot”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës.

Disa viktima u përdhunuan dhe u abuzuan seksualisht gjatë sulmit dhe dhjetëra njerëz, kryesisht burra, u dërguan në kampet e Prijedorit, sipas aktakuzës. Disa viktima vdiqën gjatë transportit dhe të paktën tre komplotistë të sjellë nga Brisheva u vranë në kampin Omarska.

“Gjatë sulmit, ndërtesat fetare dhe civile u shkatërruan dhe u dogjën, dhe popullata civile e mbijetuar nga vendbanimi Brishevë dhe vendbanimet e tjera fqinje u dëbua dhe u zhvendosën me forcë nga ajo zonë, rreth 350 civilë”, sipas aktakuzës.

Trupat e një numri të madh viktimash u gjetën, u zhvarrosën dhe u identifikuan gjatë viteve 1997, 1998 dhe 2001. Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës do t’i vërtetojë akuzat duke thirrur 143 dëshmitarë, nga të cilët pesë dëshmitarë do të dëshmojnë nën masat e caktuara mbrojtëse, dy ekspertë, si dhe me dorëzimin e më shumë se 300 provave materiale.

Në Prijedor dhe qytetet përreth u vranë 3,176 njerëz. Rreth 30,000 persona të kombësisë joserbe kaluan nëpër kampet Trnopolje, Omarska dhe Keraterm në Prijedor.

Për krimet në Prijedor, sipas informacioneve të shoqatës së viktimave, janë dhënë rreth 50 aktgjykime të plotfuqishme dhe janë shqiptuar dënime me rreth 800 vjet burg në total.

Njëmbëdhjetë persona u dënuan në Hagë dhe katër të tjerë në Gjykatën e Bosnjë e Hercegovinës, pasi çështja e tyre u transferua nga Tribunali i Hagës në Gjykatën e Bosnjë e Hercegovinës./ REL

branko xhenopoljeq drashko topiq

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet