LIVE UPDATES
Bota

Brenda batalioneve të punës së epokës komuniste në Bullgari (FOTO)

Korpusi i Ndërtimit ndërtoi pjesën më të madhe të infrastrukturës bullgare të shekullit XX, por përgjatë epokës komuniste ai u përdor edhe për t'i ndëshkuar kundërshtarët e regjimit dhe për t'i mbajtur nën kontroll pakicat etnike.

13 Janar 2025, 12:12 Nga N.F
Brenda batalioneve të punës së epokës komuniste në
Bullgari

BULLGARI- Duket si një imazh i luftës: Një grua duke qarë, e përqafon djalin e saj me uniformë para nisjes së tij, ndërsa një burrë tjetër shikon. Në fakt, i riu po largohet për t'i shërbyer qeverisë komuniste të Bullgarisë me lopatë, jo me armë.

Fotografia e mëposhtme është një nga 92 të ekspozuara në Galerinë Synthesis të Sofjes deri më 15 shkurt, të cilat ofrojnë një pasqyrë të rrallë brenda Korpusit të Ndërtimit të Bullgarisë.

Brenda batalioneve të punës së epokës komuniste në

Organizata, që më vonë u bë e njohur si Korpusi i Ndërtimit, u formua në prag të Luftës së Parë Botërore. Ajo e zëvendësoi shërbimin ushtarak me punë të detyrueshme, kryesisht për projekte ndërtimi.

Korpusi i Ndërtimit i mundësoi Bullgarisë të organizonte dhjetëra mijëra të rinj në një strukturë të ngjashme me ushtrinë, pa shkelur një traktat të nënshkruar nga Bullgaria pas luftës, me të cilin ushtria e Sofjes kufizohej në vetëm 20.000 ushtarë.

Brenda batalioneve të punës së epokës komuniste në

Në mesin e viteve 1930, natyra ushtarake e korpusit u bë zyrtare pasi struktura iu dorëzua ushtrisë nga Ministria e Ndërtimit e Bullgarisë.

Korpusi i Ndërtimit ndërtoi pjesën më të madhe të infrastrukturës bullgare të shekullit XX, por përgjatë epokës komuniste ai u përdor edhe për t'i ndëshkuar kundërshtarët e regjimit dhe për t'i mbajtur nën kontroll pakicat etnike. Organizata u shpërbë në vitin 2000.

Brenda batalioneve të punës së epokës komuniste në

Fotografi Garo Keshishyan nisi t'i fotografonte batalionet e punës në fillim të viteve 1980 pasi takoi rastësisht një kontingjent punëtorësh, të cilëve u ishte caktuar një projekt në qytetin e tij të lindjes, Varna.

“Ata filluan të ushqeheshin para pallatit ku banoja, kështu që unë vrapova për të bërë disa fotografi”, tha Keshishian për Radion Evropa e Lirë.

Brenda batalioneve të punës së epokës komuniste në

Debati mbi trashëgiminë e Korpusit të Ndërtimit është riaktualizuar së fundmi në Bullgari, pasi partitë populiste kanë kërkuar kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Për atë se si formacione të caktuara të korpusit janë përdorur për t'i shtypur kundërshtarët e regjimit dhe për të kontrolluar popullsinë mashkullore të grupeve të tëra etnike, është folur fare pak.

Brenda batalioneve të punës së epokës komuniste në

Disa nga grupet punuese gjatë periudhës komuniste të Bullgarisë njiheshin si batalione "të zeza", të mbushura me njerëz politikisht "të dyshimtë".

Grupime të tjera ishin nga pakicat etnike rome dhe turke të Bullgarisë, të cilët mund të monitoroheshin nga afër nga informatorët komunistë brenda radhëve të tyre.

Brenda batalioneve të punës së epokës komuniste në

"I gjithë sistemi tregon për diskriminimin flagrant etnik të trupave komuniste dhe postkomuniste të ndërtimit në Bullgari", thotë Keshishian.

"Gjëja që më bëri t'i kthehesha aparatit tim [fotografik] ishte dhembshuria ime për këta djem, faji i vetëm i të cilëve ishte se ku dhe kur lindën".

Brenda batalioneve të punës së epokës komuniste në

Qasja e jashtëzakonshme e Keshishian në Korpusin e Ndërtimit ishte kryesisht ishte çështje fati. Pasi shfaqi interesim për batalionet e punës nga takimi në Varna në fillim të viteve 1980, Keshishianit iu caktua një anëtar i Partisë Komuniste, i cili ishte i ngarkuar ta vëzhgonte fotografin kur ai kërkonte leje për t'i fotografuar trupat.

“Kur ai pa fotot [e batalioneve të punës] u trondit i tëri”, rikujton fotografi. Por, oficeri i tha në mirëbesim Keshishianit: “Kam shkruar dënime gjithë jetën, do të të lë shkrepësh çfarë të duash”.

Brenda batalioneve të punës së epokës komuniste në

Georgi Lozanov, ligjërues i fotogazetarisë në Universitetin e Sofjes, u takua për herë të parë me Keshishianin në vitet 1980. Ai i përshkruan imazhet e Keshishianit për Korpusin e Ndërtimit si "një nga shembujt më të mëdhenj të rezistencës kundër regjimit", dhe shton:

"Ai tregon dy gjëra në të njëjtën kohë: makinerinë e fuqishme të shtypjes së autoriteteve, si dhe njerëzit në mënyrë individuale të kapur në të".

Brenda batalioneve të punës së epokës komuniste në

“Edhe kur arrin të gjejë të vërtetën, një fotograf është gjithmonë subjektiv”, thotë Keshishian. "Kam kaluar 12 vjet duke shkuar tek ushtarët. Ata ishin të gjithë të ndryshëm, por ndieja simpati për secilin"./ REL

bullgari epoka komuniste ne bullgari


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj