LIVE UPDATES
Bota

Bullgaria pranë anëtarësimit në Eurozonë, një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë dakord me këtë hap

Kryeministri Rosen Zhelyazkov e sheh anëtarësimin në Eurozonë si një hap të rëndësishëm drejt një stabiliteti dhe zhvillimi më të madh ekonomik.

5 Korrik 2025, 07:19 Nga M.B
Bullgaria pranë anëtarësimit në Eurozonë, një
Foto ilustruese

BULLGARIA- Bullgaria po përgatitet të kalojë në përdorimin e Euros si monedhë zyrtare, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë dakord me këtë hap. Ndërsa qeveria e konsideron anëtarësimin në Eurozonë si përparësi, shumë qytetarë mbeten skeptikë ndaj këtij vendimi, duke shprehur frikën për rritjen e çmimeve dhe humbjen e sovranitetit monetar.

Kryeministri Rosen Zhelyazkov e sheh anëtarësimin në Eurozonë si një hap të rëndësishëm drejt një stabiliteti dhe zhvillimi më të madh ekonomik. Megjithatë, opozita ndaj këtij procesi po rritet, e ushqyer nga forcat nacionaliste, që paralajmërojnë pasoja negative. Sipas një sondazhi të fundit në të gjithë Bashkimin Europian (BE), rreth gjysma e bullgarëve janë kundër përdorimit të Euros si monedhë zyrtare.

Protestat tashmë kanë shpërthyer, të nxitura nga frika se kalimi në një monedhë të re do të shkaktojë rritje të çmimeve dhe do të dobësojë kontrollin kombëtar. Valentin Tataru, ekonomist në ING, shpjegon se njerëzit shqetësohen kryesisht për rritjen e mundshme të kostos së jetesës gjatë periudhës së tranzicionit, pasi disa biznese mund të përfitojnë nga ndryshimi për të rrumbullakosur çmimet në mënyrë të padrejtë.

Kjo është veçanërisht shqetësuese për banorët e zonave më të varfra dhe rurale. Megjithatë, Tataru thekson se kursi fiks i këmbimit që Bullgaria ka me Euron duhet të zbusë ndikimin inflacionist, duke parandaluar luhatje të forta të çmimeve. Një tjetër shqetësim i përmendur shpesh është humbja e perceptuar e sovranitetit. Leva, monedha zyrtare e Bullgarisë për shumëkënd përfaqëson një simbol të pavarësisë kombëtare.

Heqja dorë nga ajo, paralajmëron Andrius Tursa, këshilltar për Europën Qendrore dhe Lindore pranë kompanisë Teneo, mund të jetë një çështje e ndjeshme si politikisht, ashtu edhe emocionalisht për shumë bullgarë. Ai shton se anëtarësimi në Eurozonë do të thotë, që Bullgaria do të dorëzojë një pjesë të kontrollit mbi politikën monetare, pasi vendimet do të kalojnë në duart e Bankës Qendrore Europiane (BQE).

Ndërkohë, si Tursa ashtu edhe Jasmine Gröschel, ekonomiste e lartë në Allianz, theksojnë përfitimet që sjell anëtarësimi. Tursa shpjegon se vendet anëtare të Eurozonës përfitojnë norma më të ulëta interesi falë besueshmërisë së BQE-së, gjë që e bën huamarrjen më të lirë për individët dhe bizneset.

Gröschel shton se mbikëqyrja nga BQE mund të rrisë qëndrueshmërinë ekonomike dhe potencialin për rritje afatgjatë. Pritet gjithashtu, që investimet e huaja të rriten ndërsa Bullgaria thellon integrimin në Eurozonë. Sipas Gröschel, integrimi më i thellë financiar dhe mbikëqyrja nga BQE-ja do të forcojnë sistemin financiar dhe do të sjellin më shumë stabilitet monetar.

Në vlerësimin e saj, përdorimi i Euros jo vetëm që do të forcojë pozitën e Bullgarisë brenda BE-së, por gjithashtu do të rrisë besueshmërinë e vendit në arenën ndërkombëtare. Tursa gjithashtu vë në dukje se Euro do të ndihmojë në uljen e kostove dhe barrierave, që lidhen me këmbimet valutore – një zhvillim që mund të sjellë përfitime të veçanta për tregtinë dhe turizmin.

Meqenëse Bashkimi Europian është tashmë partneri kryesor tregtar i Bullgarisë, anëtarësimi në Eurozonë do të thjeshtojë transaksionet dhe do të përmirësojë efikasitetin në të gjithë sektorët. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh përfshirjen e ngushtë të Bullgarisë në zinxhirët europianë të furnizimit.

Megjithatë, rreziqet politike mbeten të pranishme. Tursa paralajmëron se pakënaqësia e publikut ndaj Euros mund të nxisë më shumë mbështetje për partitë populiste dhe euroskeptike. Protestat e deritanishme tregojnë se kjo është një çështje me ngarkesë të fortë emocionale, e cila mund të shndërrohet në faktor përçarës në skenën politike të vendit. Ekonomistë si Gröschel besojnë se përfitimet afatgjata që sjell anëtarësimi në Eurozonë i tejkalojnë disavantazhet.

Edhe pse Bullgaria do të humbasë një pjesë të autonomisë ekonomike dhe do të përballet me rregulla fiskale më të rrepta, ajo argumenton se përfitimet – si qëndrueshmëria më e madhe financiare, kostot më të ulëta të transaksioneve dhe lidhja më e fortë me tregjet e BE-së – e bëjnë këtë tranzicion të vlefshëm. Tataru nga ING ndan të njëjtin mendim, duke vënë në dukje se lidhja e gjatë që ka pasur Leva me Euron tregon se ky kalim do të jetë relativisht i lehtë./ Monitor

bullgaria

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj