LIVE UPDATES
Bota

Bullgaria sfidon kaosin dhe vazhdon rrugën drejt euros

Miratimi i euros ishte kusht për anëtarësimin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian, por dështimet legjislative - përfshirë reformat për të luftuar pastrimin e parave - pastaj shqetësimet për inflacionin dhe bllokada e vazhdueshme politike, e kanë bërë rrugën të vështirë.

2 Qershor 2025, 11:52 Nga r.ll
Bullgaria sfidon kaosin dhe vazhdon rrugën drejt euros
foto ilustruese

BULLGARI- Autoritetet bullgare presin të marrin dritën jeshile këtë javë nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane për të futur euron në përdorim nga 1 janari i vitit 2026. Një sinjal i tillë vjen pavarësisht protestave kundër euros, në të cilat të rinjtë e zemëruar bullgarë valëvisin flamuj bullgarë e rusë, si dhe një incidenti të rëndë me zjarrvënie ndaj ndërtesës së Komisionit Evropian në Sofje.

Miratimi i euros ishte kusht për anëtarësimin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian, por dështimet legjislative - përfshirë reformat për të luftuar pastrimin e parave - pastaj shqetësimet për inflacionin dhe bllokada e vazhdueshme politike, e kanë bërë rrugën të vështirë.

Megjithatë, më 4 qershor, Bullgaria pret një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane për gatishmërinë e saj për të futur euron nga viti i ardhshëm. Vendimi në favor do të ishte hapi i dytë i madh për Bullgarinë brenda një viti në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në BE. Në janar, Sofia është bërë anëtare e plotë e zonës Schengen dhe kufijtë e Bullgarisë me Greqinë dhe Rumaninë fqinje tani janë plotësisht të hapur.

Bullgaria hyri në BE në vitin 2007 dhe, me nënshkrimin e traktatit të pranimit, u zotua se do të fuste në përdorim edhe euron. Që atëherë, ky qëllim është mbështetur vazhdimisht nga të gjitha qeveritë në Sofje. Çështja, megjithatë, u shty fillimisht për shkak të krizës financiare në Greqi në vitin 2010. Më pas, në vitin 2014, falimentoi një bankë e madhe bullgare dhe institucionet lokale nuk i kanë hetuar ende plotësisht shkaqet.

Vetëm në vitin 2020 Bullgaria u bë anëtare e Mekanizmit Evropian të Kursit të Këmbimit, ERM II, apo e së ashtuquajturës sallë e pritjes për euron. Por, për t’i shtuar edhe më shumë pengesat në rrugën drejt euros, Bullgaria u zhyt në një periudhë turbulencash politike, duke mbajtur shtatë palë zgjedhje parlamentare që nga viti 2021, të cilat u pasuan me një numër qeverish jetëshkurtra.

Megjithatë, një anë pozitive në këtë paqëndrueshmëri ka qenë fakti se ajo i ka bërë reformat kundër korrupsionit pjesë të agjendës qeveritare - politikanë properëndimorë me orientim reformist janë tani në parlament. Mbështetja për euron ka rënë dhe tani më shumë bullgarë janë kundër futjes së saj në përdorim sesa për.

Kundërshtimet mund të shiheshin në rrugët e Sofjes dhe qyteteve të tjera gjatë fundjavës, kur mijëra njerëz protestuan kundër bashkimit me zonën e monedhës së vetme evropiane, nga frika se do të dëmtojë ekonominë dhe do t’i rrisë çmimet e konsumit. Një sondazh i kohëve të fundit i Eurobarometrit tregoi se 50 për qind e bullgarëve janë kundër miratimit të euros, ndërsa 43 për qind janë për.

Shpjegimi mund të gjendet në të njëjtin sondazh: problemi më i madh për bullgarët në vitet e fundit është rritja e kostos së jetesës. Kjo frikë është nxitur edhe më shumë nga fushata agresive e partive anti-evropiane dhe proruse, të cilat akuzohen për fushata dezinformimi, me qëllim trembjen e bullgarëve të rëndomtë.

Në krye të këtyre fushatave ishte partia Ringjallja, e cila, së voni, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me partinë në pushtet të Rusisë, Rusia e Bashkuar. Sipas saj, kursimet e njerëzve do të merren, nëse ato nuk përdoren brenda një periudhe të caktuar kohore. Po sipas saj, në përdorim do të futet edhe euroja digjitale, në mënyrë që autoritetet të mund t’i monitorojnë të gjithë.

Asnjëra prej këtyre nuk është e vërtetë, por mungesa e përgjithshme e besimit në Bullgari - si te politikanët dhe institucionet, ashtu edhe te mediat - ka bërë që tensionet dhe shqetësimet të jenë të larta. Futja e euros në përdorim duket tashmë si një gjë e pakthyeshme. As veprimi i habitshëm i presidentit Rumen Radev, i cili kërkoi një referendum në minutën e fundit për datën e futjes së monedhës, nuk arriti ta ndalonte një gjë të tillë.

Gjykata Kushtetuese konstatoi se është ligjërisht e pamundur të mbahet një votim i tillë, ndërsa 171 nga 240 deputetët në parlament e mbështesin qeverinë që të ndërmarrë hapat e fundit për futjen e euros.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Bullgaria do të bëhet vendi i 21-të në Eurozonë nga 1 janari. Të gjitha çmimet dhe rrogat do të kalojnë më pas në euro. Kursi i këmbimit është përcaktuar prej kohësh: 1 euro do të jetë e barabartë me 1.95583 leva. Kështu është fiksuar që nga fillimi i euros në vitin 2002, sepse leva bullgare më parë ka qenë e lidhur me markën gjermane.

Çmimet në disa supermarkete në Bullgari janë tashmë në të dyja monedhat.  Njerëzit do t’i kenë gjashtë muaj kohë për t’i shkëmbyer kursimet e tyre në para të gatshme me euro, pa komision. Çmimet do të mbeten në të dyja monedhat për të paktën atë periudhë, nëse jo më gjatë.

Ekspertët thonë se futja e euros do ta rrisë ekonominë e Bullgarisë. Për shumicën e bullgarëve, ndryshimi nuk do të jetë aq i madh. Çmimet e pronave fliten prej kohësh në euro. Disa shërbime llogariten gjithashtu në euro. Kursimet e shumë njerëzve janë tashmë në euro./REL

bullgari

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj