LIVE UPDATES
Bota

Bundestagu miraton rregullat e ashpërsuara të azilit nga BE

Gjermania synon të frenojë migracionin e paligjshëm dhe ta rregullojë më mirë atë, ndër të tjera përmes procedurave më të shpejta, kontrolleve më të rrepta dhe rregullave të reja për punësimin.

28 Shkurt 2026, 14:21 Nga I.A
Bundestagu miraton rregullat e ashpërsuara të azilit nga BE
Foto Ilustruese

GJERMANI- Parlamenti gjerman, Bundestagu, miratoi një ashpërsim të ligjit të azilit si dhe lehtësime për qasjen në tregun e punës për azilkërkuesit. Me votat e koalicionit qeveritar Bundestagu përfshiu në të legjislacionin gjerman Reformën e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (GEAS).

Me GEAS-in shtetet e Bashkimit Evropian synojnë të unifikojnë sistemet e tyre të azilit. Kjo reforma më e gjerë e së drejtës evropiane të azilit deri tani dhe pritet të hyjë në fuqi më 12 qershor. Dy projektligjet e miratuara tani nga Bundestagu përmbajnë një sërë ashpërsimesh për azilkërkuesit në Gjermani.

Zbatimi i GEAS në Gjermani u mundëson ndër të tjera landeve federale të krijojnë qendra të reja azili, të ashtuquajtura qendra të migrimitsekondar, për persona që kërkojnë azil në Gjermani por për të cilët në fakt është përgjegjës një shtet tjetër anëtar i BE-së.

Nga ana tjetër në rregullat e reja për azilin parashikohet që azilkërkuesve me perspektivë qëndrimi në Gjermani t'u lejohet të fillojnë punë që pas tre muajsh. Aktualisht, në praktikë ekziston një ndalim punësimi prej gjashtë muajsh, nëse ata jetojnë në një qendër pritjeje.

Procedura në kufijtë e jashtëm dhe në vende të treta

Sipas reformës procedurat e azilit mund të kryhen edhe direkt edhe në kufi - fjala është për kufijtë e jashtëm të BE-së. Gjithashtu parashikohet që migrantët mund të dërgohen në shtete të treta, pra në vende jashtë BE-së, dhe që procedurat e azilit të kryhen atje.

Ministri federal i Punëve të Brendshëm, Alexander Dobrindt, është ndër përkrahësit kryesorë të mundësisë për t'i dërguar azilkërkuesit që kërkojë strehim në Gjermani në shtete të treta. Së fundmi BE-ja vendosi që refugjatët mund të dëbohen edhe në shtete me të cilat ata nuk kanë asnjë lidhje.

Po ashtu do të reformohet edhe sistemi i regjistrimit të personave që kërkojnë azil ne BE. si dhe do të ketë rregulla të reja për kufizimin e lirisë së lëvizjes së azilkërkuesve dhe rregulla për mundësinë e arrestimit të tyre.

Dëbim nga "qendrat e migrimit sekondar”

Modeli i ashtuquajtur "qendrat e migrimit sekondar" parashikon ngritjen e qendrave në të cilat personat që do të vendosen do të jenë të detyruar të qëndrojnë. Në këto qendra do të vendosen azilkërkues që kanë marrë status mbrojtjeje në një shtet tjetër të BE-së ose për të cilët, përgjegjës për procedurën e azilit është sipas rregullave të Dublinit, një shtet tjetër i BE-së. 

Pas përfundimit të procedurës së tyre në Gjermani, personat e prekur do të dëbohen direkt nga qendrat në shtetin që është përgjegjës për ta. Ministri i Brendshëm Dobrindt do që qendra të tilla të ngrihen në të gjitha landet federale. Por sipas agjencisë së lajmeve KNA jo të gjitha landet duan të ngrenë qendra të tilla./DW

bundestagu geas

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj