LIVE UPDATES
Bota

Centrali në Zaporizhzhia mbetet pa energji, ekspertët e OKB të shqetësuar për reaktorët

Inspektorët e OKB-së të shtunën njoftuan se termocentrali bërthamor i Zaporishias në Ukrainë humbi përsëri linjën e energjisë së jashtme. Vetëm një nga gjashtë reaktorët e stacionit mbeti në funksion.

4 Shtator 2022, 12:30 Nga s.s
Centrali në Zaporizhzhia mbetet pa energji, ekspertët e OKB të
Centrali Zaporizhzhia

UKRAINË- Inspektorët e OKB-së të shtunën njoftuan se termocentrali bërthamor i Zaporizhzhias në Ukrainë humbi përsëri linjën e energjisë së jashtme, duke nxitur frikën e një katastrofe ndërsa Moska vazhdon të mbajë të mbyllur tubacionin e saj kryesor të gazit për në Gjermani me qëllimin për t’i shkaktuar më shumë probleme Perëndimit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike raporton se termocentralit iu ndërpre linja e fundit kryesore e jashtme e energjisë, edhe pse një linjë rezervë vazhdoi të furnizonte me energji elektrike rrjetin. Vetëm një nga gjashtë reaktorët e stacionit mbeti në funksion, raporton news.sky.

Autoritetet në Zaporizhzhia nga frika e ndonjë incidenti të mundshëm bërthamor, u kanë shpërndarë banorëve tableta jodi, medikamente që mbrojnë, deri në një masë nga substancat radiaoktive. Ekspertët thonë se teorikisht, janë tre skenarë që mund të shkaktojnë rrjedhje të materialit radioaktiv nga Zaporizhzhia. I pari do të ndodhte në rast të sulmit të drejtpërdrejtë mbi reaktorët e tij, i dyti, në rast të dëmtimit të depozitave ku mblidhet karburanti i shpenzuar, që është radioaktiv, dhe i treti në rast se centrali mbetet pa energji, dhe pa këtë të fundit mund të dështojë sistemi i ftohjes dhe karbuarnti radiokativ të shkrihet dhe të rrjedhë.

Eksperti Ross Peel, nga Qendra për Shkencë dhe Studime të Sigurisë në Kolegjin Mbretëror të Londrës tha: “Për aq kohë sa ka energji elektrike nga jashtë, centrali mund të operojë në mënyrë të sigurt. Nëse energjia ndalet, reaktorët duhet të mbyllen, si masë paraprake për sigurinë. Por, edhe kur mbyllen, ata duhet të ftohen. Në këtë rast, pompat ftohëse do të funksiononin me naftë nga gjeneratorët rezervë. Por, në Zaporizhzhia, disa burime thonë se gjeneratorët nuk punojnë siç duhet”.

Ekspertët thonë se kërcënim më vete vete paraqet edhe faktori njeri. Sipas tyre, stafi ukrainas në Zaporizhzhia punon me orar të stërzgjatur dhe nën stres prej se forcat ruse kanë marrë kontrollin e centralit në muajin mars. Ka frikë se ata nuk do të jenë në gjendje të reagojnë shpejt, nëse diçka shkon keq në central. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ka kërkuar Rusisë që t’i tërheqë trupat dhe të çmilitarizojë zonën përreth centralit në Zaporizhzhia. Rusia ka refuzuar, duke thënë se një gjë e tillë do ta bënte centralin edhe më të cenueshëm.

Gjithashtu, termocentrali i vendosur në Zaporizhzhia, Ukrainë, kishte humbur më parë lidhjen me tre linjat e tjera të jashtme të energjisë gjatë luftës dhe tani po furnizohet me energji vetëm nga termocentrali, tha IAEA në një deklaratë. Nëse uzina dëmtohet, mbetjet bërthamore nga uzina, rreth dyfishi i madhësisë së Çernobilit, mund të përhapen në të gjithë Evropën. 

Ekspertët e IAEA mbërritën në termocentral të enjten pasi  paralajmëruan  se “çdo parim i sigurisë bërthamore është shkelur” në central dhe “ajo që është në rrezik është jashtëzakonisht serioze dhe jashtëzakonisht e rëndë dhe e rrezikshme”. Pas mbërritjes, IAEA zbuloi se “kishte dëmtime në depozitimin e mbetjeve të ngurta radioaktive të objektit, tubin e ventilimit të ndërtesës speciale 1 dhe ndërtesën e centralit bërthamor”, thuhej në deklaratë. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë se uzina, e cila është më e madhja në Evropë, paraqet një “rrezik maksimal për botën tonë” dhe bëri thirrje që ekspertët e IAEA të monitorojnë objektin.

lufta ukraine-rusi zaporizhzhia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet