Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Abrashi publikoi dy fotografi në Facebook, ku Çitaku shihet në praninë e McGonigal.
KOSOVË- Dosja e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal ka trazuar dhe politikën në Kosovë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i ka kërkuar llogari nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, për lidhjet me Charles McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të kundërzbulimit në FBI. Abrashi publikoi dy fotografi në Facebook, ku Çitaku shihet në praninë e McGonigal.
“Të gjithë shqiptarët tashmë janë të njohur për ‘rastin Mcgonigal’, ish shefin e kundërzbulimit të FBI-së, dhe lidhjen që kishte me politikanët shqiptarë, por edhe me oligarkë rusë. Në debatin publik e televiziv në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk ka pasur asnjë të tillë, kemi parë tek përmenden edhe politikanë nga Kosova. Rasti Mcgonigal nuk është çfarëdo teme por çështje që ndërthuren shumë zhvillime politike”, shkroi Abrashi.
Ç’ka ndodhur me dosjen e Charles McGonigal?
Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal, ndërsa Opozita ka zhvilluar disa protesta kombëtare ke a premtuar se do të vijojë me të tjera. Nga ana tjetër, debatet e zhvilluara në Kuvend kanë sjellë përjashtimin e shumë deputetëve të Partisë Demokratike. Në dosje flitej dhe për takimet e McGonigal me politikanë në Kosovë e Bosnje Hercegovinë, por deri më sot nuk kishin dalë me emra./Dosja.al
Foto Ilustruese RUSI- Ekonomia ruse është tkurrur vitin e kaluar më pak sesa është pritur, marrë parasysh nisjen e luftë...
Joe Biden POLONI- Presidenti i SHBA-ve Joe Bidenka mbërritur në Poloni. Më herët, lideri amerikan ka zhvilluar një vizitë...
Tërmeti në Turqi TURQI- Pamjet që shihni më poshtë vijnë nga Hatay, zona turke në kufi me Sirinë, e cila pasditen e...
Gazetarja duke raportuar për tërmetin në Turqi TURQI- Turqia u trondit pasditen e sotme nga dy lëkundje të forta tërmet...
Robert Mugabe AFRIKA E JUGUT- Një nga bijtë e ish-presidentit të Zimbabves, Robert Mugabe, është arrestuar për dëmtime p...
Vendbanimet izraelite IZRAEL- Vendbanimet izraelite janë një pengesë për paqen, sipas një deklarate të miratuar unanimis...
Koleksionisti i Star Wars TURQI- Njerëz nga e gjithë bota janë solidarizuar me personat të cilët janë prekur nga tërmeti...
Vladimir Putin RUSI- Vladimir Putin thotë se ai mësoi nga zënkat kur ishte fëmijë në qytetin e lindjes, Shën Petersburg ...
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) KOSOVË- Pjesëtarë të Forcës së Sigur...
pamje nga tërmeti në Turqi TURQI- Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu ka njoftuar se tre persona u vranë dhe 213 u plagos&eu...