20 Shkurt 2023, 22:49
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
RUSI- Ekonomia ruse është tkurrur vitin e kaluar më pak sesa është pritur, marrë parasysh nisjen e luftës në Ukrainë. Sipas Agjencisë shtetërore të Statistikave në Rusi, ekonomia është tkurrur për 2.1 për qind, edhe pse parashikimet kanë shkuar në deri 12 për qind. Ndonëse ka dyshime për vërtetësinë e këtyre të dhënave, shumë analistë kanë qenë të befasuar me qëndrueshmërinë e ekonomisë ruse.
Rritja e çmimeve të naftës dhe shpenzimet ushtarake besohet se i kanë ndihmuar ekonomisë në Rusi. Pas nisjes së luftës në Ukrainë – më 24 shkurt të vitit të kaluar – shumë kompani perëndimore janë larguar prej Rusisë. Shoku fillestar pati detyruar tregjet e aksioneve në Rusi që të mbyllen përkohësisht, si dhe rubla ruse pati rënë në nivele të konsiderueshme. Instituti për Financa Ndërkombëtare pati parashikuar se ekonomia ruse do të tkurrej për 15 për qind më 2022, derisa presidenti amerikan, Joe Biden pati thënë në muajin mars se ekonomia ruse është “në rrugë t’u zvogëluar përgjysmë”.
Megjithatë, në pjesën më të madhe të vitit 2022, Rusia ka arritur të eksportojë energji. Perëndimi i ka kufizuar eksportet e energjisë nga Rusia, mirëpo autoritetet ruse kanë zgjeruar shitjet në Kinë, Indi dhe vende tjera.
Rritja globale e çmimeve të gazit, naftës dhe nënprodukteve të saj, si dhe e produkteve tjera që eksporton Rusia, përfshirë grurin, kanë kontribuuar në rritjen e të hyrave në Rusi. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
vladimir putin lufta ukraine-rusi
Bota
20 Shkurt 2023, 22:09
a.l
Joe Biden
POLONI- Presidenti i SHBA-ve Joe Bidenka mbërritur në Poloni. Më herët, lideri amerikan ka zhvilluar një vizitë...
Bota
20 Shkurt 2023, 21:54
a.l
Tërmeti në Turqi
TURQI- Pamjet që shihni më poshtë vijnë nga Hatay, zona turke në kufi me Sirinë, e cila pasditen e...
Bota
20 Shkurt 2023, 21:48
a.l
Gazetarja duke raportuar për tërmetin në Turqi
TURQI- Turqia u trondit pasditen e sotme nga dy lëkundje të forta tërmet...
Bota
20 Shkurt 2023, 21:43
a.l
Robert Mugabe
AFRIKA E JUGUT- Një nga bijtë e ish-presidentit të Zimbabves, Robert Mugabe, është arrestuar për dëmtime p...
Bota
20 Shkurt 2023, 21:39
a.l
Vendbanimet izraelite
IZRAEL- Vendbanimet izraelite janë një pengesë për paqen, sipas një deklarate të miratuar unanimis...
Bota
20 Shkurt 2023, 21:29
a.l
Koleksionisti i Star Wars
TURQI- Njerëz nga e gjithë bota janë solidarizuar me personat të cilët janë prekur nga tërmeti...
Bota
20 Shkurt 2023, 21:37
Vladimir Putin
RUSI- Vladimir Putin thotë se ai mësoi nga zënkat kur ishte fëmijë në qytetin e lindjes, Shën Petersburg ...
Bota
20 Shkurt 2023, 21:35
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)
KOSOVË- Pjesëtarë të Forcës së Sigur...
Bota
20 Shkurt 2023, 21:21
a.l
pamje nga tërmeti në Turqi
TURQI- Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu ka njoftuar se tre persona u vranë dhe 213 u plagos&eu...
Bota
20 Shkurt 2023, 21:11
a.l
Rishi Sunak
BRITANI- Një sondazh i fundit i Redfield & Wilton Strategies zbulon se niveli i vlerësimit të kryeministrit ...