Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se medaljet janë “dëshmi e mirënjohjes tonë për guximin e treguar në Turqi”.
KOSOVË- Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmeteve të 6 shkurtit, janë nderuar të hënën me medalje, pak minuta pas kthimit të tyre në Kosovë. Medaljet, për të cilat ka dhënë urdhër komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, janë ndarë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe zyrtarë tjerë të institucioneve të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se medaljet janë “dëshmi e mirënjohjes tonë për guximin e treguar në Turqi”.
“Është obligimi ynë humanitar, por në të njëjtën kohë është edhe detyra jonë si partnerë, e aleatë, dhe si shtet e popull mik i Republikës së Turqisë që t’iu gjendemi atyre në këto ditë të vështira dhe kjo u realizua pikërisht përmes jush, të cilët pa humbur kohë u nisët për në Turqi dhe u përpoqët me krejt çka dini dhe mundeni që të shpëtoni jetë”, u ka thënë Kurti pjesëtarëve të FSK-së, duke i përgëzuar për punën e bërë.
Ekipi i FSK-së - i përbërë nga 39 persona - është nisur në Turqi dy javë më parë, pas tërmeteve mbi 7 shkallë që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë në orët e hershme të 6 shkurtit.
Pjesëtarët e FSK-së kanë arritur të shpëtojnë katër persona që kanë mbetur nën rrënoja, si pasojë e tërmeteve, si dhe kanë nxjerrë rreth 50 persona të vdekur.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, ka thënë se nga tërmetet në Turqi nuk ka vdekur asnjë shtetas i Kosovës.
Si pasojë e tërmeteve në Turqi dhe Siri kanë vdekur mbi 47.000 njerëz dhe mijëra ndërtesa janë shkatërruar.
Për një tërmet të ri 6.3 shkallë të Rihterit në kufirin turko-sirian është raportuar edhe më 20 shkurt.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se puna për ndërtim të gati 200.000 banesave në 11 provincat e prekura nga tërmeti në Turqi, do të nisë muajin e ardhshëm.
Marrë nga REL
pamje nga tërmeti në Turqi TURQI- Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu ka njoftuar se tre persona u vranë dhe 213 u plagos&eu...
Rishi Sunak BRITANI- Një sondazh i fundit i Redfield & Wilton Strategies zbulon se niveli i vlerësimit të kryeministrit ...
qeliza staminale SHBA- Një burrë gjerman është bërë personi i tretë që i shëruar efektivisht nga HIV-i fa...
Kyriakos Mitsotakis Antony Blinken GREQI- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka dërguar një mesazh të qartë p&eum...
Nikos Dendias dhe Antony Blinken GREQI- Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias nuk ndodhet në gjendje të mirë shënd...
Tërmet në Turqi TURQI- Agjencia turke e fatkeqësive AFAD u ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg bri...
Video TURQI- Sërish frikë në Turqi pas tërmetit tjetër që pasoi pasditen e sotme në Hatay, vendi i cili ndodhet në ...
Tërmet në Turqi TURQI- Banorët në komunitetet anembanë Izraelit thonë se kanë ndjerë lëkundje, pasi pak m...
Branka Miliç MAL I ZI- Rigjykimi për rastin e tentativës për terrorizëm dhe grusht shteti gjatë zgjedhjeve parlamentare n&e...
Bangladesh AFGANISTAN- Gazeta kryesore opozitare e Bangladeshit u detyrua të ndalonte botimin të hënën pasi një gjykatës mb&e...