LIVE UPDATES
Bota

Charlie Hebdo PROVOKON sërish, shënjestron mullahët e Iranit: Kthehuni nga keni ardhur!

Synimi këtë herë është regjimi konservator teokratik në Teheran, i cili ka nisur një goditje të përgjakshme ndaj protestuesve që kanë kërkuar lirinë dhe të drejtat e tyre prej muajsh.

4 Janar 2023, 17:12 Nga k.m.
Charlie Hebdo PROVOKON sërish, shënjestron mullahët e Iranit:
Revista

FRANCË- Më 7 janar 2015, revista satirike Charlie Hebdo ishte shënjestër e një sulmi terrorist nga një grup islamik, si pasojë e të cilit humbën jetën 12 punonjës. Ekstremistët shënjestruan gazetën pasi botoi karikaturat që konsideroheshin fyese për Profetin Muhamed.

Synimi këtë herë është regjimi konservator teokratik në Teheran, i cili ka nisur një goditje të përgjakshme ndaj protestuesve që kanë kërkuar lirinë dhe të drejtat e tyre prej muajsh. Këtë muaj, faqja e parë e Charlie Hebdo paraqet një skicë të një gruaje të zhveshur me këmbët e hapura dhe mullahët (Mullah është një titull nderi për klerikët myslimanë shiitë dhe sunitë ose një udhëheqës xhamie myslimane) që futen me radhë në vaginën e saj. Titulli është: Mullah, kthehuni nga keni ardhur.

Charlie Hebdo PROVOKON sërish, shënjestron mullahët e Iranit:

Ky numër i kushtohet valës masive të protestës së qytetarëve iranianë kundër regjimit teokratik të Ajatollah Khameneit, pasi Charlie Hebdo një muaj më parë shpalli një konkurs ndërkombëtar për karikaturën më të mirë kundër regjimit iranian, duke mbledhur më shumë se 300 karikatura nga e gjithë bota, madje dhe nga Irani vetë.

Gazeta satirike franceze donte të shprehte në këtë mënyrë mbështetjen e saj për iranianët që kanë dalë në rrugë që nga shtatori për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikës së ashpër të Teheranit për vdekjen e 22-vjeçares Makhsa Amini. E reja u arrestua nga “policia e moralit” për shkelje të kodit të veshjes dhe ndërroi jetë në duart e autoriteteve pak ditë më vonë. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, nga 16 shtatori e deri më sot, mbi 500 qytetarë kanë humbur jetën nga dhuna e autoriteteve iraniane, ndërsa qindra janë arrestuar.

Për të zgjedhur kopertinën më të mirë, udhëzimet ishin të thjeshta; karikatura që përshkruante liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei, duhej të ishte sa më "qesharak dhe i poshtër".

“Ne donim skica nga e gjithë bota, në mënyrë që të mos kapemi nga mendimet frankocentrike,”- thanë zyrtarët e revistës.

Gazeta satirike “Charlie Hebdo” ka qenë shënjestër e tre sulmeve terroriste: në vitin 2011, 2015 dhe 2020. Të gjitha këto dyshohet se ishin hakmarrje për karikaturat që ka publikuar herë pas here, duke paraqitur në mënyrë të diskutueshme profetin Muhamed.

charlie hebdo

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet