Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ai nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka bashkëbiseduar me kryeministrin, Albin Kurti.
KOSOVË- Këshilltari i Lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, e ka mirëpritur vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ai nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka bashkëbiseduar me kryeministrin, Albin Kurti.
“Mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet”, ka shkruar Chollet.
Spoke with PM @albinkurti today. We welcome Kosovo’s decision to accept the EU proposal for normalized relations with Serbia through the EU-Facilitated Dialogue. Now we need implementation to secure significant benefits to both countries.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) February 10, 2023
Kryeministri Kurti pas takimit të 6 shkurtit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kishte shkruar në ‘Twitter’, ku kishte bërë të ditur se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, kishte shkruar Kurti.
Më 6 shkurt, Kurti deklaroi se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi gjashtë kushtet për formimin e tij. SHBA-ja dhe BE-ja kanë rritur presionin ndaj Kosovës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015. Uashingtoni ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë asociacion që do t’i ngjasonte një Republika Sërpska, siç është në Bosnjë e Hercegovinë. Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, tha në fund të janarit se Asociacioni është i nevojshëm “për mbijetesën e popullit serb” dhe se formimi i tij është kërkesë e serbëve në Kosovë.
Mehmet Yasar Coskun TURQI- Hatay ishte një nga 10 provincat e prekura nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë që ndodhën ...
John Kirby SHBA- Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, konfirmoi të premten se kishte një o...
Britani e Madhe BRITANI- Një ish-deputet, një ish-zyrtar i sigurimit kombëtar dhe njeriu më i pasur i Bullgarisë janë sa...
operacioni antidrogë në Greqi GREQI- Më shumë se 17 kilogramë kokainë dhe 122 kilogramë kanabis të papërpunuar...
balona kineze në SHBA KINË- Zemërimi mbi vendimin e Kinës për të shkelur hapësirën ajrore të dhjetëra ven...
Dorin Recean MOLDAVI- Presidentja Moldave Maia Sandu ka emëruar kryeministrin e ri për ta mbajtur vendin e saj në një trajektore pro-BE...
Miroslav Lajçak, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç KOSOVË- Qëndrimet kushtëzuese të kryeministrit të Koso...
E moshuara në Turqi TURQI- Kërkimet për të gjetur të zhdukurit nga tërmeti vijon. Në orët e fundit të kër...
Tryeza SHQIPËRI- Në Shqipëri, platforma iSigurt.al publikoi sot një raport vjetor, sipas të cilit, janë shtuar ndjeshëm ...
Samiti në Bruksel BRUKSEL- Krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për rritjen e mbrojtjes...