LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: A po i shmangen Kosova dhe Serbia propozimit të BE-së?

Vuçiç ka thënë se do të shkojë në Bruksel kur Prishtina ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Për Qeverinë e Kosovës, kjo është “përpjekje e Serbisë për t’iu shmangur diskutimeve për planin evropian”. Në një deklaratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, nga Qeveria thanë se presin që takimet e radhës në Bruksel, kurdo që të mbahen, “të jenë mundësi e mirë për të adresuar çështje në kuadër të propozimit evropian”.

10 Shkurt 2023, 20:39 Nga DOSJA
Analiza e REL: A po i shmangen Kosova dhe Serbia propozimit të BE-së?
Miroslav Lajçak, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Qëndrimet kushtëzuese të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë janë për konsum të brendshëm, thonë njohës të çështjeve politike. Sipas tyre, ata nuk do ta refuzojnë takimin në Bruksel, në rast se ftohen për një të tillë. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ka thënë më 9 shkurt se, së shpejti, do të thirret një takim mes Kurtit e Vuçiçit për të diskutuar planin evropian për raportet e ardhshme Kosovë-Serbi.

Po atë ditë, Vuçiç ka thënë se do të shkojë në Bruksel kur Prishtina ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Për Qeverinë e Kosovës, kjo është “përpjekje e Serbisë për t’iu shmangur diskutimeve për planin evropian”. Në një deklaratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, nga Qeveria thanë se presin që takimet e radhës në Bruksel, kurdo që të mbahen, “të jenë mundësi e mirë për të adresuar çështje në kuadër të propozimit evropian”. Ata thanë se janë të gatshëm për “takime të nivelit të lartë politik, me agjendë të qartë paraprake” dhe me qëllim të diskutimeve “për marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Kurti ka thënë më herët se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është prioritet për të, ndonëse, më 2 shkurt, ka paraqitur disa kushte për formimin e tij. Sipas një burimi të BE-së, qëndrimet kushtëzuese të Prishtinës dhe Beogradit “krijojnë pengesën më të madhe për caktimin e datës së takimit” në Bruksel.

“Mbajtja e rundit të ardhshëm të bisedimeve varet nëse liderët nga Prishtina dhe Beogradi pajtohen për datën e agjendës së parë”, ka thënë ky burim për Radion Evropa e Lirë, por pa ofruar detaje të tjera.

Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se deklaratat e Kurtit dhe Vuçiçit i shërbejnë vetëm publikut të tyre.

“Këto deklarata po vazhdojnë të sillen në opinion sa për t’i përforcuar, jo pozitat negociuese të dy kryenegociatorëve, por pozitat e brendshme në vendet respektive”, thotë Paçarizi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, palët kanë punuar tashmë në propozimin që u ka ofruar BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve. Propozimi “është tashmë thuajse krejtësisht i dakorduar”, thotë Paçarizi. BE-ja i ka ofruar Kosovës dhe Serbisë një propozim për normalizimin e marrëdhënieve në fund të verës, i cili është përditësuar pastaj në muajin dhjetor.

Përmbajtja e tij nuk është bërë publike, por është konsideruar nga zyrtarët evropianë si rrugë drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit. Kurti e ka pranuar këtë propozim, ndërsa Vuçiç ka thënë se është i gatshëm të punojë në zbatimin e tij.

Por, sipas politologut Ognjen Gogiç nga Mitrovica e Veriut, deklaratat kushtëzuese të Kurtit dhe Vuçiçit janë në funksion të përforcimit të pozicioneve të tyre negociuese, por edhe përgatitje e terrenit që ta fajësojnë njëra-tjetrën për ngecjen e bisedimeve. Gogiç thotë se Kurti dhe Vuçiç, do ta shfrytëzojnë çështjen e Asociacionit për ta shmangur propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

“Unë mendoj se ata do të jenë të interesuar që të shkojnë në Bruksel, për ta bërë pikërisht këtë. Pra, të thonë se bisedimet nuk sollën rezultat për fajin e tjetrit. Unë konsideroj se ky propozim evropian nuk është i pranueshëm as për Beogradin dhe as për Prishtinën. Për Beogradin nuk është i pranueshëm për shkak se – sipas mendimit të Beogradit – ai i jep shumë [palës së Kosovës], ndërsa për Prishtinën është i papranueshëm për shkak se për të ofron pak. Kështu që të dy [Kurti dhe Vuçiç] do të kërkojnë mënyra që bisedimet të pengohen”, thotë Gogiç për Radion Evropa e Lirë.

Çfarë parasheh Asociacioni?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviç dhe Shtërpcë. Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

Marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin thekson se ai do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës. Po ashtu thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore dhe që do të ketë një rol përfaqësimi tek autoritetet qendrore.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 për parimet për krijimin e Asociacionit, objektivat kryesorë të Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.

“Përpëlitje deri sa të vijë momenti”

Paçarizi thotë se mospajtimet e deklaruara nga palët, lidhur me çështjen e Asociacionit, nuk do të mund të shfrytëzohen si pretekst për të minuar një marrëveshje eventuale, që mund të dalë nga propozimi i Bashkimit Evropian. Ai thotë se Kosova dhe Serbia nuk janë në pozitë që ta kundërshtojnë procesin në finalen e tij, sepse pala që do ta kundërshtojë, do të ndëshkohet nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë.

“Thjesht, do të përpëliten derisa të vijë momenti. Momenti do të vijë shpejt, sepse duhet pasur parasysh që marrëveshja apo plani evropian nuk mund të zbatohet pa e stabilizuar situatën në veri [të Kosovës]”, thotë Paçarizi.

“Kosova rrezikon të bie në kurthin e Serbisë”

Por, Gogiç thotë se ekzistojnë sinjale mjaft reale se propozimi i Bashkimit Evropian dhe diskutimi i palëve për të, mund të dështojnë. Sipas tij, Beogradi, pikërisht përmes çështjes së Asociacionit, do ta bëjë Prishtinën të duket fajtore në sytë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai thotë se Beogradi tashmë ka arritur që për kushtin e tij, që Asociacioni të formohet para bisedimeve për propozimin evropian, ta ketë mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së, të cilat po i bëjnë trysni Kosovës në këtë drejtim.

“Unë konsideroj se të gjithëve do t’iu kalojë pa diktuar obstruksioni i Beogradit, i cili, asgjë më pak se Prishtina, nuk e dëshiron formimin e Asociacionit. Pra, Beogradi fare nuk e dëshiron formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe do të bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Edhe nëse kryeministri Kurti do të bënte lëshime dhe do ta ndryshonte pak qëndrimin e tij, Beogradi nuk do të kënaqej me këtë. Serbët nga Kosova dhe Beogradi do të thoshin se kjo nuk është ajo që duan… Në këtë pikë do të ndërpriteshin bisedimet”, thotë Gogiç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tash e disa muaj është përballur me presionin e rritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky asociacion është pjesë e një marrëveshjeje që Kosova dhe Serbia kanë arritur në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar asnjëherë. Kurti, vazhdimisht, ka theksuar se Asociacioni njëetnik nuk mund të formohet dhe një prej kushteve të tij është që ai “duhet ta ndërrojë emrin” dhe “të mos bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv”. Serbia kërkon që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.

aleksander vucic albin kurti miroslav lajcak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet