21 Mars 2023, 15:22
Nga a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas një takimi me ministrin italian Antonio Tajani, ka thënë se nuk e ndryshon qëndrimin e tij kur bëhet fjalë për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Megjithatë, siç ka thënë ai duke folur për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk bëhet fjalë për anëtarësim në OKB dhe as për njohje.
“Të tjerat që kanë të bëjnë me marrëdhënie normale mes serbëve dhe shqiptarëve, pa tensione, Serbia do t’i zbatojë, e nëse do t’i zbatojë dikush tjetër, ne do të shohim”, citohet të ketë thënë më tej Vuçiç.
Në takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes tyre. Edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk nënshkruan asnjë dokument në Ohër, ndërmjetësuesit evropianë thanë se presin që palët të zbatojnë gjithçka për të cilat u pajtuan liderët. Marrëveshja, që njihet edhe si propozimi evropian, kërkon nga Beogradi që të mos e pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.
aleksander vucic dialogu kosove-serbi
Bota
21 Mars 2023, 15:25
I.A
Xi Jinping dhe Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Një zyrtar i lartë ukrainas tha të martën se po zhvillohen diskutime me Kinën p&eu...
Bota
21 Mars 2023, 15:15
a.l
Foto ilustruese
SHBA- Pentagoni po përshpejton dorëzimin e tankeve Abrams në Ukrainë, duke zgjedhur të dërgojë një ...
Bota
21 Mars 2023, 15:15
I.A
Xi Jinping dhe Vladimir Putin
RUSI- Me Xi Jinping dhe Vladimir Putin të angazhuar në atë që ka të ngjarë të jetë nj...
Bota
21 Mars 2023, 15:09
I.A
Jens Stoltenberg
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka zbuluar se aleanca beson se Moska i ka kërkuar Pekinit armë vdekjeprurë...
Bota
21 Mars 2023, 14:50
a.l
Baneri me foton e Albin Kurtit
KOSOVË- Partia Socialdemokrate ka bërë thirrje për protestë kundër marrëveshjes...
Bota
21 Mars 2023, 15:05
I.A
BE
BRUKSEL- Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, do të jetë në rend dite në takimin e Këshillit Evropian, që zhvillohet...
Bota
21 Mars 2023, 14:52
I.A
Escobar
KOSOVË- Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është pyetur për pesë shtetet ...
Bota
21 Mars 2023, 14:37
I.A
Xi Jinping dhe Vladimir Putin
RUSI- Ka nisur takimi i dytë mes Xi Jinping dhe Vladimir Putin. Kur Xi Jinping mbërriti në Pallatin e Madh t&e...
Bota
21 Mars 2023, 14:31
I.A
Fumio Kishida
UKRAINË- Nga një mbërritje në tjetrën... Kryeministri japonez Fumio Kishida tashmë ka mbërritur në Uk...
Bota
21 Mars 2023, 14:23
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit ...