LIVE UPDATES
Bota

Dakordësimi Kosovë-Serbi për panin e BE-së/ Ministria e Jashtme e Sllovakisë: Presim qasje konstruktive në negociatat e ardhshme

Ministria e Jashtme e Sllovakisë e konsideron një arritje të rëndësishme pajtimin e palëve mbi propozimin europian, por duan marrëveshje të nënshkruar.

7 Mars 2023, 11:46 Nga a.l
Dakordësimi Kosovë-Serbi për panin e BE-së/ Ministria e
Vjosa Osmani

KOSOVË- Ideja franko-gjermane për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë u përvetësua nga Bashkimi Europian dhe u prezantua nga Përfaqësuesi i Lartë i Unionit, Josep Borrell, si një propozim që ka përkrahjen e 27 shteteve anëtare, përfshirë edhe ato që vazhdojnë të refuzojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Takimin e të hënës në Bruksel, Borrell e prezantoi si progres dhe arritje të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë bazuar në këtë plan edhe pse nuk u nënshkrua asgjë dhe pati konfuzion në opinion kosovar dhe serb mbi rezultatin real të arritur.

Por, mungesa e nënshkrimit të kësaj marrëveshje po shkakton mosbindjen e shteteve mosnjohëse që të ndryshojnë qëndrimin e tyre karshi shtetësisë së Kosovës. Në një përgjigje për mediian kosovare Gazetën Express, Ministria e Jashtme e Sllovakisë e konsideron një arritje të rëndësishme pajtimin e palëve mbi propozimin europian, por duan marrëveshje të nënshkruar.

Rezultati i takimit të fundit në dialog është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo mund të jetë një shtysë për negociata të mëtejshme që çojnë në marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre”.

Për të ardhmen e dialogut, Sllovakia ndan të njëjtin qëndrim sikurse BE-ja.

“Nga të dyja palët presim zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara dhe një qasje konstruktive në raundet e ardhshme të negociatave. M. Lajçak dhe J. Borrell kanë mbështetjen tonë të plotë në lehtësimin e dialogut”, përfundon përgjigjja.

E pabindur është edhe Spanja, e cila mbrëmë në një përgjigje për Gazetën Express tha se edhe pas këtij takimi nuk do të ndryshojë qëndrim mbi pavarësinë e Kosovës.

Spanja mban qëndrimin e saj për mosnjohje të deklaratës së njëanshme të pavarësisë të miratuar nga Prishtina në vitin 2008”, thuhet në këtë përgjigje.

Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës, duke thënë se ‘çështja e territorit të Kosovës’ duhet të zgjidhet me dialog, ka shtruar urgjencën që kjo çështje të zgjidhet.

Ne mbrojmë nevojën që çështja e territorit të Kosovës të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Është koha për të bërë përpjekje përfundimtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ne mbështesim interesimin e madh të përfaqësuesit të Lartë të BE-së për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit dhe mbështesim plotësisht punën e emisarit për dialogun, Lajçak”.

Njëjtë sikurse Sllovakia edhe Spanja tha se rezultati i takimit të 27 shkurtit ishte hap përpara, por se ende ka punë për t’u bërë sa i përket arritjes së një marrëveshje për normalizimin e raporteve bazuar në propozimin e BE-së, që është mirëpritur nga Këshilli Europian në shkurt.

Edhe pse është pozitive që si Prishtina, ashtu edhe Beogradi, janë pajtuar për tekstin e propozimit pa asnjë ndryshim, nuk do të ketë marrëveshje të fortë pa pasë një plan të qartë se si do të zbatohet”.

Para takimit të 27 shkurtit, emisari Lajçak ka mbajtur takime me zyrtarë nga pesë vendet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës. Nga ana tjetër, kryeministri Kurti ka insistuar se nga marrëveshja me Serbinë, Kosova duhet të marrë njohjen e Spanjës, Sllovakisë, Qipros, Rumanisë dhe Greqisë.

Marrë nga Gazeta Express

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll
Bota 7 Mars 2023, 11:32 k.m.

Zbulohet një sfinks në Egjipt

Artefakti KAJRO- Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar një statujë sfinksi “me një fytyrë të buzëqeshur dhe ...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës