LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Darka joformale në Athinë/ Liderët: Ballkani Perëndimor i përket BE-së! Mbështesim integritetin territorial të Ukrainës

•Liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Greqinë u mblodhën një natë më parë në Athinë në një darkë informale me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. •Ata kanë dalë me një deklaratë të përbashkët me 8 pika, përmes së cilës theksojnë rëndësinë që Ballkanit Perëndimor të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.  •Ata gjithashtu shprehën mbështetje për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijëve të saj të njohur ndërkombëtarisht, bazuar në vlerat e demokracisë dhe sundimit të ligjit përballë agresionit rus. •Në praninë e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, liderët e Ballkanit nënvizuan rëndësinë e plotësimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe Republikën e Moldavisë. •Ndërkohë gjatë ditës së sotme pritet që kryeministri Albin Kurti të ketë një takim kokë më kokë me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Sakaq presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka takuar homolgun e tij serb Aleksandër Vuçiç. •Ky i fundit theksoi se gjatë bisedimeve theksoi se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës. 

14 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vuçiçi zbardh bisedën me Mitsotakis: Greqia konfirmoi se nuk do ta njohë Kosovën!

Darka joformale në Athinë/ Liderët: Ballkani Perëndimor i
Kyriakos Mitsotakis dhe Aleksandër Vuçiç

GREQI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zbuluar detaje nga takimi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës së tij në Athinë.

“Një bisedë e mirë dhe miqësore me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin shkëmbyem mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, çështjet globale dhe qëndrimin e Greqisë ndaj situatës në Kosovë. Miqtë tanë grekë kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”,- ka thënë Vuçiç.

2 VITE ME PARE

'Dy muaj, asnjë incident'/ Kurti takon Mitsotakis, i tregon për situatën në Veri

Darka joformale në Athinë/ Liderët: Ballkani Perëndimor i
Kyriakos Mitsotakis dhe Albin Kurti

GREQI- Aahtu siç ishte parashikuar në axhendë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitostakis. 

Zyra për media e kryeministrit Kurti bën me dije se gjatë takimit kryeministri kanë thënë se Kosova dhe Greqia gëzojnë marrëdhënie të mira të cilat po përmirësohen vazhdimisht si në rrafshin ekonomik përmes rritjes së shkëmbimeve tregtare ashtu edhe në rrafshin politik përmes vizitave të shpeshta të krerëve institucional të të dy shteteve. Kurti dhe Mitsotakis kanë biseduar edhe për dialogun në Bruksel dhe bashkëpunimin rajonal.

“Kryeministri Kurti tha që tashmë kemi marrëveshje porse nevojitet zbatimi i plotë i saj dhe pa kushtëzime", thuhet në njoftimin nga zyra e Kryeministrit. 

Me Mitsotakis, Kurti ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës. Ai i tha kryeminstrit grek se që 2 muaj nuk ka incidente në Veri.

“Kujtoi që pas dakordimit të Bratislavës po bëhen dy muaj pa asnjë incident e protestë të dhunshme në katër komunat në veri të Kosovës. Pra kemi një situatë të de-eskaluar e ku fokusi duhet të jetë tek parandalimi i ri-eskalimit nga elementë të dhunshëm", thuthet në njoftimin nga zyra e Kryeministrit. 

Ai e falënderoi kryeministrin Mitsotakis për ftesën dhe për darkën e mbrëmshme në të cilën ishin të pranishëm liderët e Ballkanit Perëndimor si dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, Kryeministri i Rumanisë Marcel Ciolacu, Kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, dhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.

2 VITE ME PARE

Vuçiç dhe Zelenskyy bisedojnë për “paprekshmërinë” e kufijve të Ukrainës

Darka joformale në Athinë/ Liderët: Ballkani Perëndimor i
Liderët e Ballkanit Perëndimor

GREQI-  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka biseduar me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, por edhe për situatën në Kosovë. 

“Ne iu referuam situatës në Ukrainë dhe Kosovë e Metohi. Theksova edhe njëherë se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, gjë të cilën e kemi thënë qartë që nga nisja e konfliktit”, shkroi Vuçiç në një postim në Instagram.

Ndërkaq, Zelensky tha se me Vuçiqin zhvilloi një “bisedë të mirë” për Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe për “paprekshmërinë e kufijve”.

“E ardhmja e përbashkët e shteteve tona është në shtëpinë e përbashkët evropiane”, shkroi Zelensky në rrjetin social X, që më herët njihej si Twitter. 

Dy liderët u takuan në Athinë pas një darke joformale me zyrtarët nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, ata të Bashkimit Evropian, Ukrainës dhe Moldavisë. Beogradi, aleat i Moskës, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

Megjithatë, Serbia ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që kanë dënuar pushtimin rus. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, Serbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Vuçiç ka deklaruar më herët se Serbia po paguan “çmim të lartë” për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Kosova, edhe pse nuk njihet nga Ukraina, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ka ofruar ndihma për ukrainasit, përfshirë strehimin e disa gazetarëve të këtij vendi. Në fillim të gushtit, Vuçiç kishte paralajmëruar se nëse Ukraina do të njohë Kosovën “do të humbë brenda ditës gjithçka që ka në dorë".

Ky reagim i presidentit serb kishte ardhur pasi ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, deklaroi më 8 gusht se në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës. Mes Kosovës – që ka shpallur pavarësinë më 2008, të cilën Serbia nuk e njeh – dhe Ukrainës, zyrtarët nga Moska shpesh kanë tërhequr paralele.

Në prill të vitit 2022, presidenti rus, Vladimir Putin, e kishte krahasuar Kosovën me dy rajonet separatiste në Ukrainë, Donjeckun dhe Luhanskun, të njohura bashkërisht si Donbas. Këto krahasime janë cilësuar si "injorancë" nga zyrtarët në Kosovë./ REL

2 VITE ME PARE

'Më mirë mos ta kisha parë...'/ Nuk u ftua në Athinë, Rama i përgjigjet Mitsotakis: Përdori darkën për të dërguar mesazh kontradiktor

Darka joformale në Athinë/ Liderët: Ballkani Perëndimor i
Mitsotakis dhe Rama

TIRANË- Një ditë pas takimit të liderëve të Ballkanit në Athinë, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas të gjithë spekulimeve se përse vendi ynë nuk mori pjesë. Në një përgjigje të gjatë të bërë në rrjetin e tij social 'Twitter', në gjuhën angleze, Rama thotë se arsyeja ishte pasi nuk donte që të shqetësonte mikëpritësin, në këtë rast Mitsotakis, dhe të ftuarit e tjerë për të shtuar zhurmën. 

Po ashtu, Rama thotë se do kishte dashur shumë që të mos e kishte parë darkën, që sipas tij u përdor për t'i dërguar Shqipërisë një mesazh kontradiktor dhe shpreson që ky fakt të mos ngatërrojë të ftuarit. 

Më tej, kreu i Qeverisë shton se homologu i tij do të jetë i ftuar në tetorin e ardhshëm në Tiranë, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Duke krahasuar atë që ndodhi me vendin tonë (ku Mitsotakis ftoi presidentin Bajram Begaj), Rama thotë se nuk do bëjë të njëjtën gjë, duke ftuar në vend të Mitsotakis, Presidentin grek.

"Unë e kuptoj presionin e palëve të treta, të etur për të shfrytëzuar çdo rast për të bërë një mal nga një kodër mole. Por ne të gjithë kemi sfida shumë më të mëdha përpara'- shton më tej ai. 

REAGIMI I PLOTË I RAMËS:

Këtu është përgjigja ime për të gjithë ata, në Greqi, Shqipëri apo gjetkë, që komentuan në mënyra të ndryshme ose u hutuan nga mungesa ime në Athinë, por edhe për gazetarët që kërkuan mendimin tim dhe nuk morën përgjigje para ngjarjes. Arsyeja është e thjeshtë: nuk doja të shqetësoja mikpritësin dhe të ftuarit e tij, duke e shtuar zhurmën para se miqtë e mi të mirë të mbledhur në Athinë të përfundonin punën e tyre.

Jam i lumtur që Kyriakos mori iniciativën për të ndarë bukën me liderët shumë të rëndësishëm dhe për të diskutuar të ardhmen evropiane të Ballkanit në sfondin e agresionit rus. Rajoni ka nevojë që Greqia të përfshihet më shumë në rrugën tonë të përbashkët. Unë i kam thënë gjithmonë atij apo miqve të tjerë grekë, duke e thënë publikisht në disa raste, se sinqerisht besoj se vendi i tyre ka një rol të natyrshëm për të luajtur në Ballkan duke pasur parasysh profilin dhe përvojën e tij në BE.

Shpresoj shumë që takimi të ishte produktiv dhe sigurisht, më mirë të mos e kisha parë darkën e përdorur për t'i dërguar Shqipërisë një mesazh kontradiktor kundrejt qëllimit shumë më ambicioz të nismës dhe shpresoj që ky fakt të mos ngatërrojë të ftuarit. Për sa më përket mua, të flasësh, të komunikosh, të debatosh me miqtë, aleatët, partnerët dhe fqinjët, para së gjithash, është thelbi i politikës ndërkombëtare dhe të përpiqesh, gjithmonë të përpiqesh, të vendosësh veten në vendin e tjetrit është një domosdoshmëri. Aq më tepër kur gjërat duket se shkojnë keq.

Në tetorin e ardhshëm Shqipëria do të kryesojë Samitin e Procesit të Berlinit të këtij viti në Tiranë. Natyrisht, miku im i dashur dhe kolegu shumë i respektuar në Athinë ka qenë i ftuar të marrë pjesë dhe nuk mund ta imagjinoja kurrë të përgjigjesha nën zë, duke ftuar në vend të tij Presidentin grek, për të cilin kam edhe respektin më të madh.

Unë e kuptoj presionin e palëve të treta, të etur për të shfrytëzuar çdo rast për të bërë një mal nga një kodër mole. Por ne të gjithë kemi sfida shumë më të mëdha përpara, ka male të vërteta për t'u ngjitur. Ajo që duhet të na bashkojë në kohë të tilla të trazuara për hir të popullit tonë, vendeve tona, rajonit tonë, Evropës tonë është më e madhe se ajo që na ndan. Shumë është në rrezik globalisht, që ne të bëhemi peng i politikës së brendshme fisnore.

2 VITE ME PARE

Cramon: Vuçiç u takua me Zelenksyy-n për t'i bërë presion për mosnjohjen e Kosovës

Darka joformale në Athinë/ Liderët: Ballkani Perëndimor i
Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar e shqqtësuar lidhur me takimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Athinë. Ajo pretendon se Vuçiç i ka ushtruar presion Zelenskyy-t për të furnizuar me armë në këmbim të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. 

“Me të vërtetë: shumë e mundshme që Aleksandër Vuçiq është pajtuar të takohet me Volodymyr Zelensky, kryesisht për të ushtruar presion mbi Ukrainën: armë për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj që Zelensky kupton rrezikun politik që mund të ketë një marrëveshje e tillë. Pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë gjithashtu në interesin e Ukrainës,” ka thënë Von Cramon në platformën X.

Vuçiç është takuar me Zelenskyy-n në Greqi, me të cilin, ka folur edhe për situatën në Kosovë. Takimin me Zelenskyy-n, presidenti serb e ka cilësuar si të drejtë, të hapur, miqësor e konstruktiv. Në një konferencë për media, Vuçiç tha se Ukraina nuk do të ketë ndonjë ndryshim pozicioni në raport me pavarësinë e Kosovës. 

2 VITE ME PARE

Takimi Vuçiç-Zelenskyy në Athinë/ Deputeti ukrainas: S’ka kompromis me parimet tona, duhet ta njohim Kosovën shtet

Darka joformale në Athinë/ Liderët: Ballkani Perëndimor i
Oleksiy Gonarchenko

UKRAINË-  Deputeti ukrainas, Oleksiy Gonarchenko, ka reaguar lidhur me takimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy me kreun e shtetit serb, Aleksandër Vuçiç në Athinë. Në një postim në rrjete sociale, Gonarchenko shprehet se Serbia është aleate e Rusisë dhe Ukraina nuk mund ta tërheqë në anën e saj. Ai gjithashtu shprehet se Ukraina s’duhet të bëjë kompromis me parimet e veta, dhe duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Zelenskyy u takua me Presidentin e Serbisë.Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme.A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Gonarchenko. 

Liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Greqinë u mblodhën një natë më parë në Athinë në një darkë informale me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ata kanë dalë me një deklaratë të përbashkët me 8 pika, përmes së cilës theksojnë rëndësinë që Ballkanit Perëndimor të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Ata gjithashtu shprehën mbështetje për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijëve të saj të njohur ndërkombëtarisht, bazuar në vlerat e demokracisë dhe sundimit të ligjit përballë agresionit rus.

2 VITE ME PARE

Stradner: Vuçiç nuk e do anëtarësimin, dëshiron vetëm paratë e BE-së

Darka joformale në Athinë/ Liderët: Ballkani Perëndimor i
Ivana Stradner

Hulumtuesja amerikane, Ivana Stradner, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por paratë e tij. Sipas saj, Vuçiç do vetëm rrugën drejt BE-së pasi ka nevojë për para në mënyrë që të mbijetojë në politikë.

Stradner ka shpërndarë në aplikacionin “X” shkrimin e kryetarës së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila kishte shkruar rreth takimit që kishte pasur në Athinë me Vuçiçin.

“Rruga në BE apo anëtarësim në BE? Vuçiç dëshiron rrugën drejt BE-së, sepse ai ka nevojë për paratë tuaja për mbijetesën e tij politike. Ai nuk dëshiron anëtarësimin në BE”, ka thënë Stradner.

Ndërsa der Leyen ka shkruar se me presidentin serb ka folur për nevojën e angazhimit konstruktiv për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së. 

2 VITE ME PARE

Vuçiç i bindur: Greqia dhe Ukraina nuk do ta ndryshojnë qëndrimin ndaj Kosovës

Darka joformale në Athinë/ Liderët: Ballkani Perëndimor i
Aleksandër Vuçiç

GREQI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Greqi. Në një postim në Instagram, Vuçiç ka shkruar se me Zelenskyyn ka folur edhe për situatën në Kosovë.

“Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar Vuçiç.

Ai shtoi se u diskutua për forma të ndryshme bashkëpunimi, sepse edhe pse sipas tij Ukraina është në luftë, ajo duhet të mendojë se si ta rindërtojë vendin.

Kam pasur një bisedë të drejtë, të hapur, miqësore, konstruktive dhe të sinqertë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Kam folur për atë që ka ndodhur në vitin 1999, duke konfirmuar se Serbia e konfirmon integritetin territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, shkruan Vuçiç.

Gjatë paraqitjes në konferencë pas takimit, ai ka shtuar se Greqia nuk do të ndryshojë qëndrimin për çështjen e Kosovës.

2 VITE ME PARE

'RMV dhe Mali i Zi i kanë bërë keq Serbisë duke njohur pavarësinë e Kosovës/ Kovaçevski për deklaratën e ministrit serb: Vuçiçi do të kërkojë falje

Darka joformale në Athinë/ Liderët: Ballkani Perëndimor i
Dimitar Kovaçevski dhe Aleksandër Vuçiç

GREQI- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ka zhvilluar një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Athinë në konferencën informale për Ballkanin. Në një postim në rrjete sociale Kovaçevski shkruan se në fokus të bisedimeve ishte deklarata e ministrit serb të Mbrojtjes Millosh Vuçeviç i cili më herët tha se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi i kanë bërë keq Serbisë duke njohur pavarësinë e Kosovës.

“Sonte kemi biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Athinë. Ai më siguroi se si përfaqësues i shtetit serb, popullin maqedonas dhe shtetin maqedonas i konsideron jashtëzakonisht miqësor dhe se nëse ndonjë qytetar maqedonas ofendohet nga ndonjë mesazh nga shteti serb, ai personalisht do të kërkojë falje”, ka njoftuar Kovaçevski në faqen e tij në Facebook. 

Ndaj deklaratës ka reaguar edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut hedh poshtë ndërhyrjet dhe vërejtjet e pahijshme të zyrtarëve fqinj.

“Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Presim sqarim nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”, shton Osmani në postimin në Facebook.

Menjëherë pas kësaj, ministri serb në një përgjigje për Osmanin në rrjetin social X ka shkruar se përkundër të gjitha raportimeve dashakeqe dhe të pabaza në media, Serbia vepron si një partner i përgjegjshëm, i besueshëm dhe i parashikueshëm i të gjithë fqinjëve tanë dhe për shkak të mbështetjes së Serbisë për integriteti territorial i të gjitha vendeve anëtare të OKB-së është i pakushtëzuar.   

2 VITE ME PARE

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së”/ Tetë pikat e deklaratës së përbashkët të lëshuar në Athinë nga liderët e Ballkanit

Darka joformale në Athinë/ Liderët: Ballkani Perëndimor i
Njëmbëdhjetë liderët e vendeve të Ballkanit

GREQI-  Njëmbëdhjetë liderët e vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Greqinë u mblodhën një natë më parë në Athinë në një darkë informale me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ata kanë dalë me një deklaratë të përbashkët me 8 pika, përmes së cilës theksojnë rëndësinë që Ballkanit Perëndimor të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. 

Ata gjithashtu shprehën mbështetje për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijëve të saj të njohur ndërkombëtarisht, bazuar në vlerat e demokracisë dhe sundimit të ligjit përballë agresionit rus. 

Siç raporton agjencia greke e lajmeve “ANA-MAP”, në praninë e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, liderët e Ballkanit nënvizuan rëndësinë e plotësimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe Republikën e Moldavisë. 

Deklarata e përbashkët në Athinë:

Ne, Presidenti Aleksandër Vuçiç, Presidentja Maia Sandu, Presidenti Volodymyr Zelenskyy, Presidenti Jakov Milatović, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri Ion-Marcel Ciolacu, Kryeministri Albin Kurti, Kryetarja e Këshillit të Ministrave Borjana Krishna, Kryeministri Dimitar Kovachevsky, Kryeministri Nikolai Denkov dhe kryeministri Andrej Plenkoviç lëshuam sot në Athinë, Samiti BE-Ballkani Perëndimor, njëzet vjet pas Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor në Selanik, deklaratën e mëposhtme:

1. Pushtimi rus i Ukrainës është një moment kyç për Evropën, duke krijuar një nivel të ri ndërgjegjësimi për parimet e përbashkëta, unitetin dhe të ardhmen e përbashkët brenda BE-së. Kjo është një kohë kritike për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e kontinentit tonë evropian. Ligjet dhe parimet që kontribuan në një rend sigurie të qëndrueshme dhe të parashikueshme evropiane për kaq shumë kohë janë shkelur dhe ne jemi dëshmitarë të shfaqjes së efekteve katastrofike të revizionizmit.

2. Përballë agresionit rus, ne shprehim mbështetjen tonë të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, bazuar në vlerat e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

3. Në diskutimet tona sot në Athinë, ne shprehëm mbështetjen dhe vlerësimin për përpjekjet e zellshme të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në përcaktimin e parimeve për paqen në përputhje me Kartën e OKB-së, në Formulën e tij të Paqes. Ne mirëpritëm gjithashtu përpjekjet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të promovuar një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

4. Ne ramë dakord se nuk mund të ketë mosndëshkim për krimet e luftës dhe mizoritë e tjera, siç janë sulmet kundër civilëve dhe shkatërrimi i infrastrukturës dhe të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të mbajë përgjegjësi.

5. Njëzet vjet më parë, Samiti i Selanikut pranoi se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian. Ne besojmë fuqishëm se sot kjo deklaratë mbetet më e rëndësishme se kurrë. Lufta e përshkallëzuar e agresionit kundër Ukrainës zbuloi nevojën urgjente për një BE të fortë, elastike dhe gjithëpërfshirëse si një gur themel i paqes dhe prosperitetit midis popujve tanë gjatë këtyre kohërave sfiduese.

6. Theksuam se Ballkani Perëndimor, Ukraina dhe Republika e Moldavisë, gjeografikisht ngjitur me Shtetet Anëtare të BE-së, kanë një trashëgimi të përbashkët evropiane, histori dhe një të ardhme të përcaktuar nga mundësitë dhe sfidat e përbashkëta. Si një investim strategjik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë, është e rëndësishme që këto rajone të përqafohen si anëtarë të plotë të familjes evropiane.

7. Sot në Athinë diskutuam rrugën përpara, për ta bërë realitet këtë vizion të Evropës. Ne nënvizuam rëndësinë e vendosjes së vetes një objektiv për plotësimin e vizionit të një BE të pasuruar me Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe Republikën e Moldavisë. Ne nënvizuam nevojën për një proces zgjerimi të ringjallur dhe të fokusuar që të jetë i prekshëm dhe i besueshëm, pa shkurtore për kushtet e vendosura. Ne shprehëm angazhimin tonë për të mbështetur Ukrainën dhe Moldavinë për të ndërmarrë hapat e ardhshëm në procesin e tyre të anëtarësimit sapo të kenë përfunduar reformat e nevojshme.

8. Ne besojmë fort se 20 vjet pas Samitit të Selanikut dhe në dritën e realitetit të ri gjeopolitik, ka ardhur koha për të miratuar një qëllim përfundimtar të guximshëm dhe ambicioz që do të shërbejë si udhërrëfyes, frymëzim dhe kontekst.

2 VITE ME PARE

Takimi Vuçiç-Zelenskyy në Greqi/ President serb: Theksova se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës

Darka joformale në Athinë/ Liderët: Ballkani Perëndimor i
Aleksandër Vuçiç dhe Volodymyr Zelenskyy

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Athinë. Gjatë bisedimeve, Vuçiç i bëri me dije Zelenskyy-t se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës. 

"Një bisedë e mirë dhe e hapur me Presidentin Zelenskyy për të gjitha çështjet e rëndësishme, si për Serbinë dhe Ukrainën, ashtu edhe për të gjithë rajonin dhe botën. Ne i pamë ngjarjet në Ukrainë dhe Kosovë, dhe unë edhe një herë theksova se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, të cilën e kemi thënë qartë dhe pa mëdyshje që nga fillimi i konfliktit... Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka takuar në Athinë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy", shkruan Vuçiç në rrjete sociale.  

Të hënën, në prag të një darke jozyrtare për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët evropianë, organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Vuçiç tha se presidenti ukrainas kishte kërkuar bisedime dypalëshe dhe se do të bisedonte privatisht me Zelenskyy-n për gjithçka që ka ndodhur së fundi, për Kosovën dhe për njohjen dhe mosnjohjen e tërësisë territoriale të të dyjave dhe të gjitha çështjeve të tjera, shkruajnë mediat serbe. 

 

2 VITE ME PARE

Vizita e Kurtit në Greqi, pritet takim kokë më kokë me homologun grek

Darka joformale në Athinë/ Liderët: Ballkani Perëndimor i
Kyriakos Mitsotakis dhe Albin Kurti

GREQI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në darkën joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor në Greqi. Ndërkohë që sot Kurti pritet të takohet kokë më kokë me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas axhendës së publikuar nga qeveria greke, Mitsotakis do të takohet me Kurtin në orën 10:45 minuta. Pritet që takimi të zgjasë 45 minuta deri në 1 orë. 

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian shprehën mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me popullin ukrainas në luftën e tij kundër pushtimit rus. Në darkën joformale në Athinë morën pjesë: presidentët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Të pranishëm ishin edhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së nga rajoni – Andrej Pllenkoviq i Kroacisë, Ion-Marcel Ciolacu i Rumanisë dhe Nikolai Denkov i Bullgarisë, si dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidentja moldave, Maia Sandu. Nga Shqipëria, nuk kishte asnjë përfaqësi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Samiti në Greqi, Kurti shtrëngon duart me Zelenskyy-n (VIDEO)

Darka joformale në Athinë/ Liderët: Ballkani Perëndimor i
Albin Kurti dhe Volodymyr Zelenskyy

GREQI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar mbrëmjen e djeshme në Greqi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Në darkën e djeshme jo formale të mbledhur në Greqi nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, mori pjesë dhe Zelenskyy, edhe pse më parë nuk ishte njoftuar pjesëmarrja e tij.

Kurti e ka publikuar një video të shkurtër në rrjetin social Facebook, teksa shihet duke shtrënguar duart me Zelenskyyn.

“Në prag të darkës së shtruar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me pjesëmarrje të presidentit ukriainas, Volodymyr Zelenskyy”, ka shkruar Kurti.



Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian shprehën mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me popullin ukrainas në luftën e tij kundër pushtimit rus. Në darkën joformale në Athinë morën pjesë: presidentët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Të pranishëm ishin edhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së nga rajoni – Andrej Pllenkoviq i Kroacisë, Ion-Marcel Ciolacu i Rumanisë dhe Nikolai Denkov i Bullgarisë, si dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidentja moldave, Maia Sandu. Nga Shqipëria, nuk kishte asnjë përfaqësi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Ballkani Perëndimor: Premtim i pambajtur i antarësimit në BE

Darka joformale në Athinë/ Liderët: Ballkani Perëndimor i

Kur kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vende të BE-së në qershor 2003 u takuan në qytezën turistike greke Porto Carras, ata e kishin fort në vëmendje Ballkanin e paqëtuar. Unioni mbështet "pa asnjë rezervë" antarësimin e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, thuhet në deklaratën përfundimtare: "E ardhmja e shteteve të Ballkanit është në Europë." Ky "premtim i Selanikut", që mban emrin e qytetit port pranë vendit, ku u mbajt samiti, nuk është përmbushur as sot pas dy dekadash.

Rëndësia aktuale: Në qershor të vitit të kaluar shtetet e BE-së morën vendimin sipas tyre historik, që pavarësisht përvojave negative me shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur zyrtarisht si vende kandidate për në BE Ukrainën dhe Moldavinë.

Nëj darkë për 20 vjetorin

Mbrëmjen e 21 gushtit 2023 kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti në një darkë në Athinë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë edhe me presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. Shkas ishte pikërisht "premtimi i Selanikut" përpara 20 vjetësh. Kryeministri i rëndësishëm dhe me influencë i Shqipërisë Edi Rama, sipas mediave greke nuk ishte i ftuar, sepse Shqipëria dhe Greqia aktualisht po grinden sërish fort për pakicën greke në Shqipëri.

Ky shembull bën të qartë, se përse vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor prej kaq kohësh ende nuk janë anëtarë të BE-së. Herë pas here vendet anëtare në BE shfrytëzojnë problemet bilaterale, për të penguar procesin e antarësimit. Njëherë Bullgaria vë në pikëpyetje gjuhën maqedonase dhe kërkon përfshirjen në kushtetutë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut. Përpara kësaj Greqia për dekada bllokoi Maqedoninë duke e detyruar të ndryshojë emrin e vendit në Maqedoni e Veriut, në mënyrë që shteti fqinj të dallohej prej provincës greke me të njëjtin emër, Makedonia. Tjetër herë Kroacia përpiqet të zgjidhë problemet bilaterale duke penguar vendet kandidate si Serbia, Mali i Zi apo Bosnjë-Hercegovina duke kërcënuar me vendosjen e vetos në BE.

Entuziazmi ndaj BE-së në tkurrje gjithnjë e më shumë

Situata ka mbetur pezull prej shumë kohësh sa i përket antarësimit në BE. Veçanërisht në Serbi, vendin më të madh dhe me rëndësi strategjike në rajon, ka lënë gjurmë të thella: Në një anketim përfaqësues verën 2023 vetëm 44 përqind e të pyeturve preferojnë antarësimin e vendit të tyre në BE, 47 përqind janë kundër. Në një tjetër sondazh të Institutit Demostat në qershor 2023 vetëm 23 përqind e qytetarëve janë dakord me kërkesën e Brukselit që Serbia si vend kandidat i BE-së duhet t'u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë. Ndërsa 42 përqind thonë, se vendi i tyre duhet të ruajnë marrëdhënie të mira me Rusinë, edhe nëse kjo pamundëson antarësimin në BE.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron vitin e kaluar ndërmorën një nismë të madhe për arritjen e një kompromisi në grindjen e bazhdueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Edhe Komisioni i BE-së u angazhua me të gjithë peshën e vet politike për të ndërmjetësuar mes të dyja palëve. Komisari i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell pas bisedimeve të vazhdueshme deklaroi madje: "We have a deal!" Por në fakt ndodhi e kundërta. Të dyja palët e përshkallëzuan konfliktin, që përsëri rrezikonte të përshkallëzohej në përplasje me armë.

Deficite në demokraci dhe bllokim reformash

Edhe pas dy dekadash reformat kanë mbetur si kantier i hapur në shtetet e rajonit njësoj si dhe përpara 20 vjetësh. Medie të censuruara dhe të centralizuara, instrumentalizim i drejtësisë, shkatërrim i institucioneve të pavarura shtetërore, korrupsion dramatik në shkallë të gjerë dhe kriminalitet i organizuar. Megjithatë: Si mund të veprojë BE kundër këtyre rrethanave, në një kohë që brenda vet radhëve të BE-së është e mundimshme të ndalohen kontrolli ndaj mediave, drejtësisë dhe opozitës, sikurse konstatohet në Hungari dhe në Poloni, vende anëtare të BE-së?

Ndaj nuk është rastësi me sa duket, që kryeministri hungarez Viktor Orban Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe veçanërisht Serbinë i ka përzgjedhur si partnerë. Presidenti i Sërbisë që vendos për gjithçka Aleksandar Vuçiq e shpreh hapur vlerësimin e tij për stilin e qeverisjes dhe konceptet politike të kryeministrit hungarez. Të dy politikanët në më shumë se 40 takime ruajnë kontakte të ngushta. Vuçiq pret nga Hungaria që të zbusë presionin e Brukselit ndaj Serbisë për reformat. Orbani nga ana e tij pret, që Serbia ta ndihmojë atë që të marrë një rol kyç në rajon.

Mosmbajtja e premtimit për afrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me Brukselin është zëvendësuar për raunde konferencash të reja. Shembull është samiti Ballkan-BE që mbahet çdo vit që nga 2014 nën sloganin "Procesi i Berlinit". Ose nisma e krijuar që nga qershori i këtij viti prej Austrisë në formatin e emërtuar "Miqtë e Ballkanit Perëndimor"./DW

darka e mtisotakis në greqi

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria