LIVE UPDATES
Bota

DASH po drejton hetimet, VOA: Si "rrodhën" dokumentet sekrete të Pentagonit, i dyshuara del në gjykatë

Në seancë, prokurorja e lartë federale, Nadine Pellegrini, kërkoi që 21 vjeçari Jack Teixeira të mbahej i ndaluar në pritje të gjyqit.

14 Prill 2023, 17:46 Nga k.m.
DASH po drejton hetimet, VOA: Si "rrodhën" dokumentet sekrete
Pamje nga arrestimi

Anëtari i Gardës Kombëtare të Forcave Ajrore të SHBA-së i dyshuar për rrjedhje të të dhënave sekrete të zbulimit ushtarak u paraqit të premten para një gjykatësi federal në Boston për t'u përballur me akuzat se ka marrë, mbajtur dhe publikuar në mënyrë të paligjshme materiale të klasifikuara.

Në seancë, prokurorja e lartë federale, Nadine Pellegrini, kërkoi që 21 vjeçari Jack Teixeira të mbahej i ndaluar në pritje të gjyqit. Një seancë mbi masën e paraburgimit u caktua për të mërkurën e ardhshme. Rrjedhja e dokumenteve ka ngritur pyetje të reja në lidhje me aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur sekretet më të ndjeshme.

Autoritetet amerikane arrestuan 21-vjeçarin Jack Teixeira në një shtëpi në Dighton të Masaçusetsit, nën dyshimet si autori i rrjedhjes së dokumenteve sekrete të zbulimit dhe ushtrisë. Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Merrick Garland foli pas arrestimit të të dyshuarit nga agjentët e FBI-së.

“Departamenti i Drejtësisë arrestoi Jack Douglas Teixeira-n në kuadër të një hetimi nën dyshimet për marrjen, mbajtjen dhe publikimin e paautorizuar të informacionit të klasifikuar të mbrojtjes kombëtare. Teixeira është një punonjës i Gardës Kombëtare të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Garland nuk dha ndonjë motiv të mundshëm për nxjerrjen e informacioneve, por persona që kishin komunikuar me të në platformën e komunikimeve private Discord, ku u shfaqën dokumentet, kanë thënë se Teixeira ishte më i motivuar nga dëshira për të shitur mend, sesa ideologjia.

Arrestimi i së enjtes ishte një moment kyç në hetimin për rrjedhjen e informacionit të zbulimit të profilit më të lartë prej vitesh dhe ushtria dhe Departamenti i Drejtësisë po vazhdojnë të hetojnë se si ka mundësi që sekretet qeveritare të publikuara në një platformë private si Discord, qarkulluan në mbarë botën.

Arrestimi u bë pasi gazeta Washington Post dhe media të tjera njoftuan të mërkurën vonë se personi përgjegjës për rrjedhjen, i kishte publikuar dokumentet në Discord.

Lajmi për rrjedhjen e dokumenteve u bë i njohur javën e kaluar. Mes tyre janë harta të pozicioneve ushtarake ukrainase dhe vlerësime të hollësishme nga Uashingtoni mbiUkrainën dhe mbështetjen e aleatëve të SHBA-së për Ukrainën.

Fakti që anëtari i Gardës Kombëtare rezultoi si i dyshuari kryesor, po shtron pyetjen se si ka mundësi që një shkelje kaq e rëndë, që Pentagoni e quajti një "rrezik shumë serioz për sigurinë kombëtare", mund të jetë shkaktuar nga një pjesëtar kaq i ri dhe i një rangu të ulët.

Teixeira ishte specialist i sistemeve të transportit kibernetik, që do të thotë një specialist i teknologjisë, përgjegjës për rrjetet e komunikimeve ushtarake.

Disa orë pas arrestimit, kryetari i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Turner, lëshoi një deklaratë ku premtoi se do të "analizojë se pse ndodhi kjo, pse kaloi pa u vënë re për javë të tëra dhe si të parandalohen rrjedhjet në të ardhmen".

Teixeira, do të paraqitet para një gjykate në Masaçusets të premten. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ai ka një avokat që mund të flasë në emër të tij.

Zyrtarët e Pentagonit folën të enjten për masat e tyre të sigurisë.

"Gjithsesi është e rëndësishme të kuptojmë se ne kemi rregulla të rrepta për ruajtjen e informacionit të klasifikuar dhe të ndjeshëm. Ky ishte një akt kriminal i qëllimshëm, një shkelje e atyre rregullave”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder.

Administrata e presidentit Biden ka bërë përpjekje intensive për të vënë nën kontroll pasojat e mundshme diplomatike dhe ushtarake nga rrjedhjet që kur u njoftua për herë të parë për to javën e kaluar, duke marrë masa për të siguruar aleatët dhe për të vlerësuar përmasat e dëmit. Megjithatë Presidenti Joe Biden, i cili ndodhet në Irlandë, theksoi se Departamenti i Drejtësisë po vazhdon hetimin dhe e minimizoi rrjedhjen.

"Nuk jam i shqetësuar për rrjedhjen. Jam i shqetësuar që ndodhi. Por nuk ka asgjë që të më bëjë të mendojë se pasojat janë të rënda", tha ai./VOA

jack teixeira

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj