LIVE UPDATES
Bota

'Debat i jashtëzakonshëm në Gjermani"/ DW: Merz nën presion për financimin e planeve qindramiliardëshe

 Merz synon të investojë 500 miliardë euro në infrastrukturë gjatë dhjetë viteve të ardhshme dhe kërkon që financimi të bëhet përmes një fondi të posaçëm me kredi, financimi i të cilit do të kërkojë ndryshimin e rregullores së frenës së borxhit, e ankoruar në Kushtetutën e Gjermanisë, qysh në vitin 2009.  

13 Mars 2025, 16:56 Nga B.Z
'Debat i jashtëzakonshëm në Gjermani"/ DW: Merz
Friedrich Merz, CDU, dhe Lars Klingbeil, SPD

GJERMANI - Kancelari i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, paraqiti të enjten në mesditë, më 13 mars 2025, në Bundestag, një plan për financimin e shpenzimeve të mëdha për mbrojtjen dhe infrastrukturën. Merz synon të investojë 500 miliardë euro në infrastrukturë gjatë dhjetë viteve të ardhshme dhe kërkon që financimi të bëhet përmes një fondi të posaçëm me kredi, financimi i të cilit do të kërkojë ndryshimin e rregullores së frenës së borxhit, e ankoruar në Kushtetutën e Gjermanisë, qysh në vitin 2009.  

Vota e të Gjelbërve është e domosdoshme  

Duke qenë se këto ndryshime përfshijnë një reformë kushtetuese, planet për huamarrje kërkojnë një shumicë prej dy të tretash në parlament. Për këtë arsye, Merz po përpiqet t’i kalojë këto plane përmes parlamentit të vjetër, ku shpreson të arrijë këtë shumicë me votat e socialdemokratëve dhe të Gjelbërve.  

Për të siguruar mbështetjen e tyre, ai bëri lëshime: Fondi special do të përfshinte rreth 50 miliardë euro për masa në mbrojtjen e klimës. Përveç kësaj, ai ra dakord që të ketë fonde shtesë për shërbimet sekrete dhe mbrojtjen civile. I vetëkënaqur, kancelari i mundshëm i ardhshëm i Gjermanisë deklaroi: "Çfarë mund të dëshironi më shumë në një kohë kaq të shkurtër?"  

Të Gjelbërit ende kundër  

Por Merz duket se i ka bërë llogaritë pa të zotin e shtëpisë. Gjatë leximit të parë të projektligjit në Bundestag, të Gjelbërit thanë se nuk janë të kënaqur dhe se në këtë formë nuk do ta pranojnë.  

Kryetarja e grupit parlamentar të të Gjelbërve, Katharina Dröge, iu përgjigj qartë: "Nuk kemi besim tek ju." Ajo e akuzoi Merz për një ndryshim të papritur të qëndrimit ndaj rregullave të borxhit, duke e cilësuar atë si një lëvizje të pastër taktike për qëllime partiake. Ajo kujtoi se një kërkesë të tillë për ndryshimin e frenës së borxhit e kishin bërë më parë edhe të Gjelbërit me socialdemokratët vitin e kaluar, por Merz, si opozitar, e kishte refuzuar.  

Megjithatë, të Gjelbërit sinjalizuan se do të kërkojnë ndryshime të tjera në projektligj. Gjithashtu, ata duan që paratë që do të merren borxh të mos shoqërohen me uljen e tatimeve mbi të ardhurat. "Ne nuk duam të financojmë konsumin, por investimet", deklaroi Britta Haßelmann, bashkëkryetare e grupit parlamentar të të Gjelbërve.  

Seanca e jashtëzakonshme në Bundestag 

Seanca është e jashtëzakonshme, sepse zhvillohet me përbërjen e Bundestagut të vjetër, i cili zyrtarisht është shpërbërë që në fund të dhjetorit 2024 dhe tani funksionon vetëm për raste speciale. Mbledhja e një Bundestagu në ikje, ndërkohë që është zgjedhur një i ri, për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm, ndodh për herë të dytë në historinë e Gjermanisë. Hera e parë ishte më 16 shtator 1998, kur Bundestagu vendosi për herë të parë pjesëmarrjen e Bundeswehr-it në një mision lufte, atë në ish-Jugosllavi. Atëherë, Bundestagu u mblodh me kërkesë të veçantë nga Uashingtoni.  

Tani mendohet se arsyet janë më shumë të karakterit taktik, sepse në Bundestagun e ri nuk do të mjaftonin vetëm votat e të Gjelbërve, por do të duheshin edhe ato të së Majtës. Kjo parti, e cila në zgjedhjet e fundit fitoi çuditërisht afro 10 përqind të votave, është pro heqjes së frenës së borxhit, por jo për ta përdorur atë për shpenzime ushtarake.  

Të Majtët, ashtu si edhe partia e ekstremit të djathtë AfD, po protestojnë kundër ndryshimit të këtij rregulli para Gjykatës Kushtetuese.  

Për Merz-in, ky duket se është një test i madh. Nëse ai nuk arrin të bindë të Gjelbërit, kjo mund të rrezikojë jo vetëm ëndrrat e tij për kancelari, por edhe të tronditë ekuilibrin politik në Gjermani./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj