LIVE UPDATES
Bota

SpaceX shtyn fluturimin në hapësirë për të kthyer astronautët e bllokuar

Butch Wilmore dhe Suni Williams prisnin që misioni i tyre të zgjaste vetëm një javë, kur u nisën qershorin e kaluar në bordin e kapsulës së re Starliner të kompanisë Boeing, në fluturimin e saj të parë me ekuipazh, pas vitesh vonese.

13 Mars 2025, 16:20 Nga E. D
SpaceX shtyn fluturimin në hapësirë për të kthyer
foto ilustruese

SHBA- Një problem në platformën e lëshimit bëri që anija e hapësirës SpaceX të shtynte një fluturim drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës të mërkurën në mbrëmje që synonte të kthente në tokë dy astronautë të bllokuar të NASA-s. Butch Wilmore dhe Suni Williams ka 9 muaj që janë bllokuar në orbitë, pasi mjeti që i dërgoi në hapësirë ‘Starliner’ u cilësua si jo i sigurt për t'i sjellë në Tokë. Astronautët janë në pritje të një fluturimi të kompanisë tjetër, SpaceX, për t'i rikthyer në tokë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.

Butch Wilmore dhe Suni Williams prisnin që misioni i tyre të zgjaste vetëm një javë, kur u nisën qershorin e kaluar në bordin e kapsulës së re Starliner të kompanisë Boeing, në fluturimin e saj të parë me ekuipazh, pas vitesh vonese.

"A presim që të shkojë në mënyrë të përsosur? Ky është fluturimi i parë me ekuipazh i kësaj anije kozmike. Jam i sigurt që do të përballemi me situata të reja. Kjo është arsyeja pse e bëjmë këtë. Ky është një fluturim provë. Pra, kur bëni një provë, prisni të zbuloni gjëra. Dhe ne presim të përballemi me gjëra të reja", tha atëherë astronauti i NASA-s, Butch Wilmore.

Kapsula ‘Starliner’ pati shumë probleme për të arritur në stacionin hapësinor, saqë NASA vendosi se ishte shumë e rrezikshme për të transportuar njerëz dhe kapsula u kthye bosh.

“NASA ka vendosur që Butch dhe Suni të rikthehen me ekipin numër nëntë në muajin shkurt. Dhe kapsula Starliner do të kthehet bosh”, njoftoi në gusht të vitit të kaluar administratori i NASA-s, Bill Nelson.

Por kthimi i tyre u vonua më tej nga zgjatja e punimeve të nevojshme për kapsulën e re të kompanisë SpaceX që pritej të transportonte edhe ekipin që do t’i zëvendësonte.

Muajin e kaluar, NASA njoftoi se ekuipazhi i ardhshëm do të nisej me një kapsulë tjetër, të përdorur më parë, duke e shtyrë nisjen deri më 12 mars. Dy ekuipazhet do të kalonin rreth një javë së bashku në stacionin hapësinor përpara se të niseshin për udhëtimin e kthimit.

Astronautët Wilmore dhe Williams, ish-kapitenë të marinës në pension, kanë bërë disa fluturime në hapësirë. Ata kanë këmbëngulur gjatë muajve se janë në formë të mirë shëndetësore dhe të përkushtuar ndaj misionit për aq kohë sa duhet.

"Mirë se erdhët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës ndërsa bëhemi gati për festën e Krishtlindjes. Është një kohë e mrekullueshme e vitit këtu lart. Mund ta kalojmë me të gjithë familjen tonë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Jemi shtatë vetë këtu dhe kështu do të shijojmë shoqërinë së bashku”, thoshte në fund të vitit astronautja Williams.

Ata madje bënë një shëtitje në hapësirë së bashku në janar.

Gjatë një konference për shtyp në fillim të këtij muaji, astronauti Wilmore tha se ndërsa politika është pjesë e jetës, ajo nuk luajti rol në kthimin e tij dhe të astronautes Williams.

"Nga këndvështrimi im, politika nuk ka patur fare rol... U nisëm të përgatitur për të qëndruar gjatë, edhe pse kishim planifikuar të qëndronim për një periudhë të shkurtër. Kështu ndodh me fluturimet në hapësirë - planifikojmë për situata të panjohura, të papritura. Dhe ne e bëmë këtë", tha astronauti Wilmore.

Presidenti Donald Trump dhe drejtuesi i kompanisë SpaceX, Elon Musk, thanë në fund të janarit se donin të përshpejtonin kthimin e astronautëve, duke fajësuar administratën e mëparshme.

“Ju duam dhe do të vijmë t’ju marrim. Dhe nuk duhet të kishit mbetur atje lart për kaq gjatë. Presidenti më i paaftë në historinë tonë e lejoi këtë të ndodhë, por ky president nuk do ta lejojë këtë. Do të vijmë t’ju marrim. E kam autorizuar Elonin. I thashë, a mundesh t’i marrësh? Pasi siç e dini, janë lënë atje”, tha Presidenti Trump.

Udhëtimi i së mërkurës u shty pasi disa orë përpara fluturimit u zbuluan disa probleme teknike shqetësuese. Kompania SpaceX nuk njoftoi një datë të re për nisjen, por tha se mund të bëhet një provë e re mbrëmjen e së enjtes. Dy astronautët e NASA-s pritet të zëvendësohen nga një ekuipazh i përbërë nga dy astronautë amerikanë, një japonez dhe një rus./VOA

spacex

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen