LIVE UPDATES
Bota

Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht

Këtë e kanë bërë të ditur Denis Beqiroviq dhe Zhelko Komshiq, anëtarë të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, gjatë një fjalimi para ambasadorëve të Kombeve të Bashkuara më 19 prill në Nju Jork.

19 Prill 2024, 19:26 Nga E. D
Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet
foto ilustruese

SREBRENICË- Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet mbështetje për viktimat, duhet të parandalohet mohimi i gjenocidit dhe duhet të dënohet glorifikimi i kriminelëve të luftës, për t’i parandaluar gjenocidet dhe krimet e luftës në të ardhmen.

Këtë e kanë bërë të ditur Denis Beqiroviq dhe Zhelko Komshiq, anëtarë të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, gjatë një fjalimi para ambasadorëve të Kombeve të Bashkuara më 19 prill në Nju Jork.

Beqiroviq fillimisht kujtoi se gjenocidi në Srebrenicë u përcaktua nga vendimet e gjykatave të OKB-së, si dhe gjykatave në Bosnjë e Hercegovinë, dhe theksoi se rezoluta e propozuar për gjenocidin në Srebrenicë "nuk është kërcënim për asnjë komb".

"Ka kriminelë individualë. Nuk ka asnjë fjali të vetme për përgjegjësinë kolektive," tha Beqiroviq, duke shtuar se propaganda e rreme se rezoluta është kundër popullit serb duhet të ndalet.

Beqiroviq, gjatë konferencës për media lidhur me përgatitjet për përkujtimin e 29-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, duke përfshirë draft-rezolutën për "Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë", tha se rezoluta kërkon përcaktimin e Ditës Ndërkombëtare për Kujtimin e Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

Ndër të tjera, ai tha se shteteve anëtare u kërkohet të përfshijnë gjenocidin në Srebrenicë në programet e tyre arsimore, në mënyrë që ta rrisin ndërgjegjësimin dhe t’i parandalojnë gjenocidet në të ardhmen.

Beqiroviq tha se rezoluta e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë është e nevojshme për ta forcuar kulturën e kujtesës, për ta ruajtur paqen, sundimin e drejtësisë dhe për ta forcuar besimin.

Siç tha ai, rezoluta është e nevojshme edhe për kthimin drejt së ardhmes, për pajtimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për mbrojtjen e gjykatave të OKB-së dhe vlerat civilizuese, si dhe për solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre.

"Nëse e shikoni tekstin e rezolutës, nuk do të gjeni asnjë argument që kjo rezolutë është kundër ndonjë kombi apo shteti," tha Zhelko Komshiq, anëtar i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës nga radhët e popullit kroat.

Komshiq, ndër të tjera, tha se qëllimi i rezolutës është të parandalohet mohimi i fakteve të vërtetuara me aktgjykime të gjykatave ndërkombëtare dhe vendore, përkatësisht se në Srebrenicë është kryer gjenocid.

Ai theksoi se "ata njerëz u vranë në mënyrë sistematike, për shkak të fesë dhe kombit të tyre".

Azir Osmanoviq, një i mbijetuar nga Srebrenica, i cili humbi pothuajse të gjithë anëtarët e familjes së tij më të afërt në gjenocid, dëshmoi gjithashtu.

"Unë mund të isha lehtësisht në mesin e mijëra të vrarëve. Ne u fshehëm në bazën e OKB-së në Potoçari. Kam dëgjuar britmat, kam parë ekzekutimin e njerëzve nga baza që u vranë", tha Osmanoviq.

Në fillim të njoftimit në ndërtesën e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara u shfaq një film me faktet për gjenocidin në Srebrenicë, ndër të tjera, se më shumë se 8.700 njerëz u vranë, përfshirë 563 fëmijë, se ishin gjetur 85 varreza masive dhe se më shumë se 800 njerëz janë ende të zhdukur.

Gjithashtu u tha se më shumë se 2.500 persona morën pjesë në gjenocid, se 75 u dënuan me 783 vjet burg në përgjithësi, dhe u dhanë pesë dënime të përjetshme.

Nismëtarët e rezolutës për Srebrenicën janë Gjermania dhe Ruanda. Më pas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe vende të tjera thanë se e mbështesin këtë rezolutë në OKB.

Vendet anëtare të OKB-së mund të shprehin mendimin e tyre për rezolutën përfundimtare, për të cilën ende po punohet, në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fillim të majit.

As populli serb dhe as përgjegjësia kolektive nuk përmenden në projekt-rezolutën.

Në dokumentin, në të cilin Radio Evropa e Lirë kishte qasje më parë, kërkohet, ndër të tjera, të dënohet pa rezerva çdo mohim i gjenocidit në Srebrenicë, si dhe veprime që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë.

Rezoluta do të shpallte 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e Republika Sërpska mohojnë se është kryer gjenocid në Srebrenicë në korrik 1995 dhe e quajnë vrasjen e më shumë se 8,300 civilëve boshnjakë një "krim të tmerrshëm" ose "masakër".

Më 18 prill, një tubim kundër draft-rezolutës u mbajt në Banja Llukë dhe në të njëjtën ditë, Asambleja e Republikës Sërpska e miratoi një raport që mohon gjenocidin në Srebrenicë./REL

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron