LIVE UPDATES
Bota

Debate në takimin për klimën COP28, akuza për mbështetje për lëndët fosile

Rreth 70 mijë delegatë po marrin pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike COP28

10 Dhjetor 2023, 19:36 Nga r.ll
Debate në takimin për klimën COP28, akuza për
foto ilustruese

DUBAI- Takimi për klimën, COP28, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, po shënon debate të nxehta ndërsa udhëheqësit diskutojnë lidhur me frenimin e ngrohjes globale. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, shumë aktivistë kanë akuzuar vendin mikpritës se kanë ftuar në takim një numër të madh lobistësh nga industria e nxjerrjes së naftës.

Rreth 70 mijë delegatë po marrin pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike COP28. Mes të pranishmëve ka politikanë, shkencëtarë dhe aktivistë që po mbështesin një sërë interesash dhe idesh. Por debati duket se po përqendrohet tek një pikë kyçe. A duhet të ndalohen tërësisht karburantet me bazë fosile?

Qymyri, nafta dhe gazi fajësohen për pjesën më të madhe të ngrohjes globale. Por këto burime janë forca shtytëse e shumë ekonomive, përfshirë vendin mikpritës, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të dhënat e fundit tregojnë se viti 2023 pritet të shënojë një vit rekord në shkallë globale për emetimet e dioksidit të karbonit. Profesorja Corinne Le Quéré është shkencëtare për klimën me Universitetin e Anglisë Lindore.

“Rritja e ndotjes vit pas vit është përgjegjëse për ndryshimet klimatike. Për sa kohë që emetimet nuk ulen në zero, atëherë ngrohja do të vazhdojë”.

Hulumtimet nga një koalicion grupesh mjedisore sugjerojnë se më shumë se 2,400 delegatë në takimin e klimës janë të lidhur me industritë e karburanteve fosile. Eric Njuguna është me koalicionin “Kick Big Polluters Out”.

“Është shtatë herë më i madh se delegacioni i popujve indigjenë dhe një rritje katërfish nga 636 delegatë që morën pjesë vitin e kaluar nga industria e karburanteve fosile”.

Shkencëtarët thonë se emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë duhet të ulen me 43 për qind gjatë gjashtë viteve të ardhshme. Por parashikimet aktuale sugjerojnë se emetimet në të vërtetë do të rriten me 9% gjatë së njëjtës periudhë kohore.

“Kjo është arsyeja pse në këtë takim në Dubai kemi nevojë për një angazhim të fortë për t’u larguar gradualisht nga të gjitha lëndët djegëse fosile, përfshirë naftën, gazin dhe qymyrin”, thotë Eric Njuguna me shoqatën “Kick Big Polluters Out”.

Të tjerë thonë se kjo nuk është reale dhe se lëndët djegëse fosile do të duhet të jenë mes lëndëve të tjera për prodhimin e energjisë, përfshirë novacionet si tregjet e karbonit dhe kapja e karbonit.

Presidenti aktual i COP28, Sultan al-Jaber, është njëkohësisht kreu i kompanisë shtetërore të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila planifikon të rrisë ndjeshëm prodhimin deri në vitin 2030.

Ai dëshiron një ulje graduale të lëndëve djegëse fosile në vend të heqjes së tyre në mënyrë graduale. Ai këmbëngul se kjo është mënyra e vetme për të frenuar ngrohjen globale duke lejuar zhvillimin ekonomik. Përballë një vale kritikash zoti al-Jaber mbrojti qëndrimin e tij.

“Jam i befasuar me përpjekjet e vazhdueshme dhe të përsëritura për të dëmtuar punën e presidencës së COP28 dhe mesazhin që ne vazhdojmë të përsërisim kur bëhet fjalë sesa e respektojmë shkencën”, thotë Sulltan al-Jaber, President i COP28. Kjo ka bërë pak për të qetësuar kritikët e tij.

“Nuk mund të bëjmë lojëra të hartuara për të mbrojtur fitimet e turpshme të shteteve prodhuese të naftës dhe gazit”, thotë ish nënpresidenti Al Gore, aktivist për klimën.

Takimi për klimën, COP28, ka filluar me debate të nxehta. Vëzhguesit thonë se vendi pritës përballet me një sfidë të vështirë për të mbikëqyrur negociatat drejt një deklarate përfundimtare. Qëndrimi i presidentit të takimit është bërë objekt kritikash./VOA

samiti i klimes cop28

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj