LIVE UPDATES
Bota

Debati i plotë Trump-Zelensky-Vance/ Si nisi dhe përfundoi takimi mes tonesh të ashpra në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë pas debatit të nxehtë, ku Presidenti Trump e akuzoi presidentin ukrainas për mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa ky i fundit sfidoi udhëheqësin amerikan për zbutje të qëndrimit ndaj Presidentit rus Putin.

28 Shkurt 2025, 21:35 Nga M.B
Debati i plotë Trump-Zelensky-Vance/ Si nisi dhe përfundoi takimi mes
Takimi

SHBA- Shkëmbimet e ashpra mes Presidenti Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky u bënë shkak për anulimin e një konference të përbashkët për shtyp të dy udhëheqësve si dhe tërheqjen e projekt-marrëveshjeje mbi mineralet, mbi të cilët palët kishin rënë dakord pak ditë më parë.

Presidenti Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë pas debatit të nxehtë, ku Presidenti Trump e akuzoi presidentin ukrainas për mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa ky i fundit sfidoi udhëheqësin amerikan për zbutje të qëndrimit ndaj Presidentit rus Putin.

DEBATI I PLOTË:

JD Vance: Për katër vite në SHBA kemi pasur një President i cili doli në konferenca për shtyp dhe foli si i fortë kundër Vladimir Putin dhe pastaj Putin pushtoi Ukrainën dhe shkatërroi një pjesë madhe të vendit. Rruga drejt paqes dhe prosperitetit është ndoshta të angazhohesh në diplomaci. Ne e provuam që të tregonim kraharorin dhe të bënim sikur fjalët e Presidentit të Amerikës kishin më shumë rëndësi se sa veprimet e tij. Ajo që e bën Amerikën një vend të mirë është angazhimi i saj në diplomaci dhe atë po bën Presidenti Trump.

Zelensky: A mund të të pyes?

Vance: Po.

Zelensky: Ai na pushtoi një pjesë të madhe të Ukrainës, pjesën lindore në 2014. Gjatë atyre viteve dhe nuk po flas vetëm për Presidentin Biden, në atë kohë ishte Presidenti Obama dhe pastaj Presidenti Trump, ishte Biden dhe prapë Trump dhe zoti e bekoftë, Trumpi do e ndalojë atë. Në 2014 asnjë nuk e ndaloi, ai pushtoi dhe vrau njerëz.

Trump: Në 2015.

Zelensky: Jo në 2014.

Trump: Nuk isha këtu.

Zelensky: Po, por nga 2014 deri në 2022 situata ishte e njëjtë. Njerëzit kanë vdekur në fushë betejë dhe askush nuk e ndaloi atë. Ne kemi pasur biseda me të, shumë biseda. Bisedat e mia bilaterale me të dhe kam firmosur me të në 2019. Firmosa një marrëveshje me atë Macron dhe Merkel armëpushimin. Të gjithë më thanë që ai nuk do ta shkelë armëpushimin sepse ishte kontratë. Pas kësaj ai e prishi armëpushimin, vrau njerëzit tanë dhe nuk shkëmbeu të burgosur. Për çfarë diplomacie po flasin SHBA-të tani? Çfarë nënkuptoni.

JD Vance: Po flas për atë lloj diplomacie që do të ndalojë shkatërrimin e vendit tënd. Zoti President mendoj se është mungesë respekti ta argumenti këtë përpara mediave, tani po i vini rrotull sepse keni mungesë ushtarësh. Ju duhet ta falenderoni Presidentin (Trump) që po përfshihet në këtë konflikt…

Zelensky: Ti nuk ke qenë ndonjëherë në Ukrainë për të na thënë ne se çfarë problemesh kemi. Hajde njëherë…

JD Vance: Në fakt i kam ndjekur historitë dhe e di se çfarë ndodh kur i sjell njerëzit në një tur propagande. A e kundërshton që ke pasur ndonjë probleme të rekrutosh njerëz në ushtri?

Zelensky: Çfarë? Po, kemi probleme. Do të përgjigjem…

JD Vance: Është mungesë respekti të vish në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë dhe të atakosh administratën e cila po tenton të ndalojë shkatërrimin e vendit tënd.

Zelensky: Kam shumë pyetje, le të fillojmë nga fillimi. Gjatë luftës të gjithë kanë probleme. Përfshi edhe ju, por ju keni një oqean dhe nuk e ndjen tani, por ta ndjesh në të ardhmen.

Trump: Ti nuk e di atë.

Zelensky: Zoti të bekoftë.

Trump: Mos na trego se si do të ndihemi ne. Ne po tentojmë të zgjidhim problemin. Mos na e thuaj çfarë do ndjejmë ne sepse ti nuk je në asnjë pozitë për ta diktuar atë.

Zelensky: Nuk po e them, por po kthej përgjigjen e pyetjes.

Trump: Ti nuk je në asnjë pozitë për të na diktuar si do ndihemi ne. Ne do ndihemi shumë mirë.

Zelensky: Do ndjesh influencën.

Trump: Tani nuk je në një pozicion të mirë. Ke lejuar veten të jesh në një pozitë shumë të keqe.

Zelensky: Që nga fillimi i luftës…

Trump: Ti nuk je në pozitë të mirë. Nuk i ke kartat tani…

Zelensky: Nuk jam duke luajtur me karta.

Trump: Po, po luan me karta.

Zelensky: Jam shumë serioz zoti President.

Trump: Je duke vënë në lojë jetën e miliona njerëzve, je duke vënë në lojë Luftën e Tretë Botërore.

Zelensky: Për çfarë po flet?

Trump: Ajo që po bën është mungesë respekti për këtë vend.

Zelensky: Unë kam respekt.

JD Vance: Gjatë gjithë takimit sot a ke thënë ndonjëherë ‘faleminderit’? Keni shkuar në Pensilvani për të bërë fushatë për opozitën në tetor dhe duhet të thuash fjalë mirënjohje për administratën dhe Presidentin…

Zelensky: Për çfarë po flet?

JD Vance: …që po tenton të ndihmojë vendin tënd.

Zelensky: E thua atë dhe nëse do flasësh me zë të lartë për luftën…A mund të flasësh?

Trump: Jo ke folur shumë. Ai nuk po flet me zë të lartë, por vendi jot është në telashe të mëdha.

Zelensky: E di.

Trump: Ti nuk do ta fitosh këtë. Ke një shans shumë të mirë për të dalë nga kjo situatë vetëm prej nesh.

Zelensky: Zoti President ne jemi duke qëndruar në vendin tonë, po qëndrojmë të fortë që nga fillimi i luftës kemi qenë vetëm. Por jemi mirënjohës.

Trump: Nuk ke qenë vetëm, ne të kemi dhënë ty nëpërmjet këtij presidenti budalla 350 miliardë dollarë. Ne të dhamë ty pajisje ushtarake…

Zelensky: Më ftove që të flas…

Trump: Nëse nuk do ishte për pajisjet tona ushtarake kjo luftë do kishte mbaruar për dy javë.

Zelensky: Në tre ditë, se e ke dëgjuar nga Putin, në tre ditë.

Trump: Ndoshta më pak. Po të them që do jetë shumë e vështirë të merremi vesh në këtë mënyrë.

JD Vance: Ti nuk ke thënë faleminderit.

Zelensky: Ia kam thënë disa herë popullit amerikan.

JD Vance: Ne kemi mosmarrëveshje dhe hajde shkojmë i sheshojmë ato në vend që ti tregojmë ato në sytë e mediave amerikane. Ne e dimë që e ke gabim.

Trump: Unë në fakt mendoj që është mirë për popullin amerikan që ta shohë prandaj e lashë të vazhdojë kaq gjatë. Ti duhet të jesh falenderues, se nuk i ke kartat.

Zelensky: Jam falenderues.

Trump: Njerëzit e tu po vdesin, nuk ke ushtarë.

Zelensky: E di, zoti President ju lutem…

Trump: …dhe pastaj na thua nuk dua armëpushim. Në qoftë se ti mund të marrësh një armëpushim tani që ti ndalosh plumbat në ajër dhe të mos vriten më njerëz.

Zelensky: Sigurisht që ne duam ta ndalojmë luftën.

Trump: Por ti më the që nuk dua armëpushim. Unë dua armëpushim, por ti nuk e do se po vjen më shpejt se marrëveshja.

Zelensky: Pyet njerëzit e mi a e duan armëpushimin.

Trump: Biseda nuk ka qenë më mua, ishte me një President jo shumë i mençur, as Obama.

Zelensky: Ishte presidenti juaj.

Trump: Obama të dha rroba ushtarake, kurse unë të dhashë raketat Javelin. Dhe deklarata është “Obama dha rroba, Trump dha Javelin”. Më lejo të them, ti nuk ke kartat. Me ne i ke kartat, pa ne s’ke asnjë kartë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet