LIVE UPDATES
Bota

Dëbimet masive, ushtria amerikane mban rreth 68 persona në burgun e saj në Gjirin e Guantanamos dhe Kubë

Admirali Alvin Holsey tha se këto përpjekje përfshijnë ndalimin e individëve të përshkruar nga zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare si "të huaj kriminalë me rrezikshmëri të lartë" dhe në vazhdim mbajtjen e deri në 30,000 emigrantëve jo të dhunshëm të planifikuar për deportim.

14 Shkurt 2025, 07:37 Nga N.F
Dëbimet masive, ushtria amerikane mban rreth 68 persona në burgun e
Foto ilustruese

SHBA- Ushtria amerikane tashmë mban rreth 68 persona në burgun e saj në Gjirin e Guantanamos, Kubë, në kuadrin e përpjekjeve për të ndihmuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare me dëbimet masive.

Komandanti i Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr bazën detare amerikane në Gjirin e Guantanamos, informoi ligjvënësit të mërkurën për shifrën e përditësuar, por tha se nuk mund të jepte ende detaje se sa do të kushtojë pritja e një numri në rritje individësh.

Admirali Alvin Holsey tha se këto përpjekje përfshijnë ndalimin e individëve të përshkruar nga zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare si "të huaj kriminalë me rrezikshmëri të lartë" dhe në vazhdim mbajtjen e deri në 30,000 emigrantëve jo të dhunshëm të planifikuar për deportim.

"Po bëjmë një përqasje me faza", u tha admirali Holsey anëtarëve të Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, duke shtuar se baza tani ka kapacitetin për të mbajtur rreth 2,500 emigrantë jo të dhunshëm.

“Po punojmë me Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të kuptuar fluksin e emigrantëve”, tha ai. “Nuk do të shkojmë në 30,000 nëse nuk e dimë se ky do të jetë fluksi i emigrantëve që do të vijnë. Pra, ishim në pritje në këtë pikë”.

Komanda e Transportit e ushtrisë amerikane i tha Zërit të Amerikës të hënën se ka patur të paktën pesë fluturime emigrantësh për në Gjirin e Guantanamos, me avionë transporti ushtarak C-17 ose C-130.

Shumica e fluturimeve, sipas disa zyrtarëve, kanë patur 10-15 të ndaluar.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila e vizitoi këtë burg të premten e kaluar dhe mbikëqyri transferimin me fluturimin e tretë të të paraburgosurve në qendrën e paraburgimit, i ka përshkruar vazhdimisht ata si "vrasës dhe anëtarë të bandave të egra" nga Venezuela dhe si "më të këqijtë nga më të këqijtë".

Në një postim në mediat sociale, sekretarja Noem tha se të paktën një nga emigrantët e dërguar në Gjirin e Guantanamos kishte pranuar autorësinë e një vrasjeje, ndërsa të tjerët ishin në kërkim për tentativë për vrasje, sulme fizike, trafik armësh dhe vepra të tjera penale.

Një zyrtar, duke folur për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti, tha se të gjithë individëve të mbajtur në Gjirin e Guantanamos u është dhënë urdhri përfundimtar i dëbimit. Por Departamenti i Sigurisë nuk ka bërë të disponueshme dokumente me akuzat apo detaje të tjera në lidhje me krimet që të arrestuarit akuzohen se kanë kryer.

Të mërkurën, Unioni Amerikan për Liritë Civile (ACLU), së bashku me disa grupe të të drejtave të emigracionit, ngritën një padi kundër Departamentit të Sigurisë Kombëtare, duke pretenduar se të burgosurve që mbaheshin në burgun e Gjirit të Guantanamos u është mohuar në mënyrë të parregullt qasja tek avokatët.

“Duke i dërguar emigrantët në një ishull të largët të shkëputur nga avokatët, familja dhe pjesa tjetër e botës, administrata Trump po jep sinjalin e saj më të qartë se sundimi i ligjit nuk do të thotë asgjë për të”, thuhet në një deklaratë të juristit kryesor të ACLU-së, Lee Gelernt.

“Tani do të jetë në dorën e gjykatave që të riafirmojnë se sundimi i ligjit qeveris vendin tonë”, shtoi ai.

Sipas ACLU-së dhe organizatave të tjera, një nga paditësit, Eucaris Carolina Gomez Lugo, mësoi se vëllai i saj ishte dërguar në Gjirin e Guantanamos vetëm pasi e kishte parë atë në një fotografi.

Organizata tha gjithashtu se ajo u trondit kur mësoi se qeveria po pretendonte se ai ishte një anëtar i bandës venezueliane Tren de Aragua. Departamenti i Sigurisë Kombëtare hodhi poshtë pretendimet e padisë.

"Ekziston një sistem për përdorimin e telefonit për të kontaktuar avokatët", tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në një deklaratë me shkrim të dërguar Zërit të Amerikës.

“Nëse Unioni AMERIKAN i Lirive Civile kujdeset më shumë për të huajt kriminalë shumë të rrezikshëm, përfshirë vrasës dhe anëtarë të bandave të egra, sesa për qytetarët amerikanë, ata duhet të ndryshojnë emrin e tyre”, shtoi zyrtari, duke u përgjigjur në lidhje me padinë, me kusht ruajtjen e anonimitetit./ VOA

ushtria amerikane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj